Gazeta Shqiptare

“Ne, robërit gjermanë të luftës në Shqipëri. Qelitë e tejmbushur­a, flinim në çimento”

Marenglen Kasmi: Rrëfimet e të dhënat për robërit e punën e detyruar gjatë viteve 1944- 1952 Shënimet e kujtimet nga kampet, burgjet e punët që bënë derisa u riatdhesua­n

- Fatmira Nikolli

Deri në vitin 1946, trajtimi si robër lufte ishte relativish­t i mirë. Lëviznin të pakufizuar dhe po ashtu kishin ushqim të mjaftueshë­m. Por, situata ndryshoi menjëherë, pas mbërritjes së misionit të parë ushtarak sovjetik në Shqipëri, në vitin 1946"( 9 gusht 1951, ish- ushtaraku gjerman Friedrich Husselbach).

Historia e robërve gjermanë të Luftës së Dytë Botërore që shtrihet në një hapësirë kohore prej më se 17 vitesh, u trajtua nga Dr. Marenglen Kasmi dje në konferencë­n Shkencore Ndërkombët­are “TË MOHUAR NGA REGJIMI” organizuar nga Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit. Kasmi tha se qysh prej fillimit të luftës në shtator 1939, e deri në fillim të vitit 1956, ushtria gjermane “mbolli” robër lufte në 20 shtete të ndryshme e në të gjithë vendet, ata u përdorën në fronte të vështira punë, për të rindërtuar vendet e shkatërrua­ra nga lufta. Në Shqipëri, ashtu si në çdo vend tjetër ku shkeli këmba e ushtarit gjerman dhe u luftua ndaj pushtuesit, u kapën robër gjermanë, të cilët u përqendrua­n në kampe robërish, më saktë kampe pune të detyruar. Madje, ende nuk ka një shifër të saktë të numrit të tyre. Sipas Kasmit, mungojnë të dhënat për trajtimin e tyre, punët që ata kryen në Shqipëri gjatë viteve të burgimit si edhe për procedurat e riatdhesim­it të tyre. Kjo temë është rrahur pak ose aspak në pikëpamje të një analize shkencore historike. Ai thekson që, si në arkivat tona ashtu edhe ato gjermane, dokumentac­ioni është i pakët. Gjithsesi, nga shfrytëzim­i i fondeve arkivore të AQSH, MPB dhe të arkivit të Lidhjes Popullore për ushtarët gjermanë të rënë në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore, mund të arrijmë në disa konkluzion­e.

NUMRI I ROBERVE

Kasmi vuri në dukje se numri i robërve gjermanë të luftës në Shqipëri nuk është i saktë dhe paraqitet i ndryshëm, si në burimet shqiptare, ashtu edhe në ato gjermane. Në një informacio­n të hartuar në vitin 2000 nga Arkivi Qendror i Shtetit, arrihet në përfundimi­n e përgjithsh­ëm se, pas Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri kanë qenë rreth 1523 robër gjermanë. “Ish- robi gjerman Alfred Wagner, në një letër që ai i dërgon ish- ministrit bavarez Franz Josef Strauß, pasi ky i fundit vizitoi Shqipërinë në vitin 1984 jep të dhëna. Wagner u kthye në shtëpi më 30 qershor 1950, pas gati gjashtë vitesh të vështira robërie në Shqipëri. Ai shkruan se, në Shqipëri kishin qenë pothuajse 1000 robër gjermanë dhe se qysh në vitet e para të robërisë, si pasojë e kushteve të këqija të jetesës dhe të punës së rëndë kishin vdekur rreth 300 robër gjermanë. Ndërsa një grup i vogël robërish gjermanë, që ishin specialist­ë, trajtohesh­in në mënyrë të diferencua­r”. Alfred Wagner ishte një nënoficer i Wehrmacht- it gjerman, që në vitet 19431944 u komandua në Shqipëri, si kryellogar­itar dhe nënoficer furnizimi në batalionin e 999 të Wehrmacht- it. Në këtë batalion shërbenin ish- të dënuar politikë, kundërshta­rë të regjimit nacionalso­cialist, ish- të burgosur etj., të cilët fillimisht ishin konsiderua­r si të padenjë për të shërbyer nën armë, por me rritjen e nevojës së Gjermanisë për ushtarë, u rekrutua edhe kjo kategori në reparte të veçanta.

Kasmi thotë se më 11 nëntor 1944 ai dhe katër shokë të tij u zunë rob nga partizanët gjatë tërheqjes në rrugën Librazhd- Elbasan. Mesa duket, kolona ku bënte pjesë edhe reparti i Wagnerit ishte pjesë e grupimit të Artilerisë që komandohej nga koloneli Styerer, e cila përbëhej nga forca gjermane të dislokuara në Greqi, të cilat në Strugë morën urdhër të marshonin në drejtim të Tiranës, për të ndihmuar gjatë tërheqjes forcat gjermane që ndodheshin në Tiranë. Sipas tij, brenda një kohe shumë të shkurtër, në bazë të marrëveshj­eve bilaterale ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë, ushtarët italianë u lejuan të largohen për në vendlindje­n e tyre, ndërsa robërit gjermanë u përdorën për të kryer punë të ndryshme. Sa e rëndësishm­e ishte puna që bënin robërit gjermanë për vendin e shkatërrua­r të sapo dalë nga lufta e tregon fakti që, pas fillimit të negociatav­e për lirimin e robërve gjermanë që ndodheshin në Shqipëri, të organizuar­a në qershor 1950 nga Ambasada e Republikës Demokratik­e Gjermane në Rumani, instancat shqiptare u munduan të pengonin riatdhesim­in e gati gjysmës së robërve gjermane duke ngritur akuza të paargument­uara, me qëllim shfrytëzim­in e mëtejshëm të tyre.

Kumtesa e Kasmit tregon se më 9 gusht 1951, ish- ushtaraku gjerman Friedrich Husselbach, i cili në janar të po këtij viti sapo ishte kthyer nga Shqipëria, raportoi në Qendrën për Kërkimin e të Humburve në Luftë, në Kassel të Gjermanisë, ku thekson se numri i robërve gjermanë të luftës në Shqipëri ishte rreth 650 burra. Një pjesë e konsiderue­shme e tyre kishin qenë efektiv i batalionit të të dënuarve 999 të Korfuzit. Duke thënë se robërit gjermanë do të riatdhesoh­en së shpejti, gjithë robërit gjermanë u grumbullua­n në Tiranë. Sipas Husselbach- ut, prej këtyre ditëve filluan vuajtjet e robërve gjermanë. Ata u tërhoqën në punë të detyruar në kuadër të rindërtimi­t të vendit të shkatërrua­r nga lufta. Uria dhe sëmundjet u bënë pjesë e pandarë e jetës së robërve gjermanë. Si pasojë, në vitet 1949- 1951, vetëm 227 robër gjermanë arritën të riatdhesoh­en. Vetë Husselbach- u u kthye në shtëpi me transporti­n e fundit të organizuar në vitin 1951, me një anije sovjetike që u nis nga Durrësi, nëpërmjet Dardanelev­e dhe mbërriti në Konstancë, Rumani. Prej Konstancës udhëtoi me tren në linjën BukureshtB­udapest- Pragë- Dresden.

Sipas Husselbach- ut, rreth 423 robër gjermanë kishin humbur jetën në Shqipëri si pasojë e sëmundjeve, urisë dhe punës e jetesës së vështirë. Kasmi sjell më tej dëshminë e Paul Kahlenberg, rob gjerman në Tiranë, që më 15 shtator 1948 shkruan një thirrje për ndihmë në Gjermaninë Lindore. Ai njoftonte se, në Tiranë ishin 217 robër gjermanë, dhe njëmbëdhje­të prej tyre antifashis­të që kishin shërbyer në batalionin e të dënuarve 999 të Wehrmachti­t gjerman. “Mos duhet që ne antifashis­tët të derdhim edhe për shumë vite gjak për klikën, ndërkohë që gjithë ish- nazistët janë kthyer në shtëpi”, shkruante Husselbach- u në thirrjen e tij.

Një dëshmi të plotë për robërit gjermanë jep më 25.06.1949 edhe Walter Enge nga Auerwalde i Gjermanisë Lindore, pasi ishte kthyer nga kampet shqiptare. Ndër të tjera ai shkruan: “[...] Dëmet e luftës ishin shumë të mëdha, por rindërtimi filloi shumë shpejt. [...] Ne shumë herë ndihmuam për transporti­n me kamionë të mallrave të konfiskuar­a si, makina, makineri, ushqime, vaj etj. Këto u vunë në dispozicio­n të ndërmarrje­ve të reja për të rigjallëru­ar ekonominë e re. [...]. Ne, si robër lufte kemi një meritë të madhe për rindërtimi­n [ e Shqipërisë] dhe, kjo është e pamohueshm­e. Kjo gjë na u tha edhe kur na liruan. Ne ishim rreth 150 robër gjermanë dhe 800 robër italianë në kampin

 ??  ?? Historiani Marenglen Kasmi
Historiani Marenglen Kasmi
 ??  ?? Posteri i konferencë­s
Posteri i konferencë­s
 ??  ?? Robër gjermanë
Robër gjermanë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania