“PËRSHPIRTJE NDËR VARRET E MOHUARA”, KATËR KLERIKE NË ISH- KAMPIN E TEPELENËS

Gazeta Shqiptare - - • ME URDHËR CELULARËT, MINISTRJA S’E LËSHON NGA DO -

Një

ceremoni e veçantë do të mbahet ditën e premte në datën 2 nëntor në orën 14: 00 në nderim të viktimave në ish- Kampin e Përqendrimit në Tepelenës. Qendra “MEMO” dhe Fondacioni “Kujto” organizojnë “Përshpirtje ndër varret e mohuara”, në nderim të kujtimit të 300 fëmijëve që humbën jetën në këtë kamp. Kjo ceremoni që realizohet për herë të parë do të mbahet nga përfaqësuesit e të 4 besimeve fetare në Shqipëri. Kësaj nisme i janë bashkuar njerëz të njohur të jetës publike, të cilët kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre. Ngritja e ishKampit të Përqendrimit në Tepelenë ishte një nga aktet me brutale të diktaturës që shkaktoi tragjedi për mijëra familje shqiptarësh. Rreth 300 fëmijë humbën jetën në këtë kamp nga kushtet e vështira dhe trajtimi çnjerëzor duke iu mohuar edhe mundësinë për të pasur një varr. MEMO dhe Kujto kërkojnë respektimin e traditës në nderim të tyre ndaj dhe i bëjnë thirrje kujtdo të marrë pjesë duke u lutur që me vete të merrni të gjithë një qiri. Organizatorët kanë menduar edhe për çdo të interesuar që dëshiron t’i bashkëngjitet këtij aktiviteti. Në orën 9.30 të mëngjesit tek Sheshi “Avni Rustemi” kryhet nisja e organizuar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.