TË GJITHA DOKUMENTET E ARKIVIT TË SHTETIT, TASHMË “ONLINE”

Gazeta Shqiptare - - • ME URDHËR CELULARËT, MINISTRJA S’E LËSHON NGA DO -

dje gjatë një aktiviteti me studiues e studentë të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, ku përshëndetën zëvendëskryeministrja Senida Mesi, drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido, dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, prof. dr. Sabri Laçi dhe dhjetëra profesorë të ftuar. Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, dr. Ardit Bido prezantoi modulin duke bërë edhe blerjen e parë online të kopjeve të dokumenteve. “Ky është një prej kulmimeve të strategjisë së digjitalizimit që kemi dy vjet për të cilin po punojmë. Fakti që module të ngjashme kanë vetëm vendet më të zhvilluara botërore dhe asnjë nga vendet e rajonit na vendos në pararojë në Ballkan për të shërbyer sa më shpejtë dhe sa më mirë studiuesit shqiptarë dhe të huaj, duke i dhënë hov zhvillimit të kërkimit shkencor në vend” – tha Bido. Zëvendëskryeministrja Senida Mesi theksoi se shërbimi më i shpejtë i çdo qytetari është një prioritet i qeverisë shqiptare. “Ky aplikacion mundëson që në çdo kohë të mund t’i shërbehen studiuesit, pavarësisht nëse zyrat shtetërore janë të hapura a të mbyllura” – theksoi ajo. Dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë Prof. Dr Sabri Laci falënderoi Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave dhe vlerësoi bashkëpunimin e rëndësishëm mes dy institucioneve duke evidentuar hapjen e Masterit Profesional në Arkivistikë këto 10 vitet e fundit ku mbas diplomimit janë angazhuar të gjithë të diplomuarit në zyra të ndryshme të Arkivave të vendit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.