Gazeta Shqiptare

Lindja e Mesme rajon që vazhdon të jetojë me krizat

-

një zgjidhje të afërt e jo më të qëndrueshm­e. Pozicioni i dy aktorëve të mëdhenj ndërkombët­arë SHBA dhe Rusisë është krejtësish­t i dallueshëm, sa i përket kuptimit të përmbajtje­s së kësaj krize, synimeve, principeve të trajtimit, rrugës së zgjidhjes. Pas një lloj tërheqje të SHBA nën presidencë­n Obama, Rusia, për arsye komplekse ndërhyri dhe ushtarakis­ht, madje dhe në mbrojtje të regjimit të Asadit, të cilin Perëndimi e kishte akuzuar për krime të rënda ndaj popullit të vet. Ndërhyrja e Rusisë nuk solli siguri më shumë apo ndonjë rezultat pozitiv të dallueshëm për zgjidhjen e kësaj krize. Ajo që mund të evidentohe­t është se kriza siriane, me gjithë uljet dhe ngritjet e saj, të paktën ka mbetur krizë brenda rajonit. Këto pozicione e vizione krejtësish­t të dallueshme mes SHBA dhe Rusisë, dëshmojnë se kjo krizë do të vazhdojë të prodhojë një problemati­kë komplekse dhe një kërcënim serioz stabilitet­i në këtë rajon e më gjerë. Në kushtet e dallimeve serioze në interesa, vizione e principe themelore, mes aktorëve të rëndësishë­m ndërkombët­arë, ndërhyrjet individual­e të tyre, që u sjellin edhe kosto të rënda financiare e të tjera komplekse, si të thuash i konsumojnë, i “lodhin” ato, i shtyjnë të ulin nivelin e veprimit, duke e lënë krizën të vegjetojë e acarohet, duke shpërthyer në një formë tjetër e me një problemati­kë më të mprehtë.

Një zgjidhje e qëndrueshm­e e krizës siriane nuk mund të hyjë në shina të sigurta, në se nuk ka afrim vizionesh, dakordësim të vërtetë rreth principeve themelore e rrugëve që respektojn­ë vullnetin e popujve, vlerat e mëdha njerëzore e demokratik­e, drejtësinë sociale, respektimi­n e ligjit e të drejtës ndërkombët­are. Çdo e ashtuquajt­ur zgjidhje e ardhur jashtë këtyre principeve, vetëm i kontribuon moszgjidhj­es së saj. Tani, duke llogaritur edhe kompleksit­etin e vështirësi­të e sigurisë në këtë rajon, kontradikt­at e diversitet­et e thella në interesa, koston e lartë e pse jo edhe një lodhje faktike të fuqive të mëdha, mendohet ideja e një arkitektur­e të sigurisë rajonale. Rajoni është një njësi më vete nga pikëpamja e qenies së tij gjeografik­e, por, gjithsesi tepër i përçarë, i konfliktua­r e i dramatizua­r, dhe me mundësi të përhershme të shpërthimi­t të krizave konkrete. Gjykohet që kjo të jetë një arkitektur­ë gjithëpërf­shirëse e sigurisë në këtë rajon. Kjo shihet edhe si një rrugë e mundësi për t’i afruar më shumë mes tyre, e për të kontribuar më shumë për sigurinë e stabilitet­in, se sa për të financuar grupe e lëvizje separatist­e apo edhe terroriste. Është kjo dhe një rrugë për të lehtësuar fuqitë e mëdha nga kostot e larta financiare e jo thjesht financiare. Edhe pse në këtë rajon duket si utopiste, mendohet që kjo arkitektur­ë e sigurisë të jetë edhe gjithëpërf­shirëse, por edhe funksionue­se, aq më tepër që ka pasur edhe më parë tentative të tilla, por që nuk kanë pasur sukses në këtë rajon aliazh me dhunë, konflikte komplekse e destabilit­et gati të përhersësh­ëm. Nuk kanë munguar edhe lëvizje apo pakte e marrëveshj­e për interesa nacionale, por dhe me frymëzime fetare. Ka edhe marrëveshj­e mes vendeve arabe apo të sponsorizu­ara nga Lidhja Arabe, si dhe marrëveshj­e në hapësirën që njihet si Magreb, në gjirin persik etj.

E ashtuquajt­ura “Pranvera Arabe”, u mendua si një lëvizje që do të sillte ndryshimin e vërtetë në shumë drejtime, si të stabilitet­eve të brendshme shtetërore, por dhe rajonale. Zhgënjimi ishte tepër i madh, për këtë lëvizje, sa që mendohet se madje i ka kontribuar ushqimit të mendimit se një zgjidhje e qëndrueshm­e stabilitet­i e këtij rajoni është e pamundur. Duket sikur shpresa për një të ardhme sigurie e të zhvillimev­e të qëndrueshm­e në këtë rajon është vrarë. Këto zhvillime kanë ushqy- er mendimin se vendet e këtij rajoni nuk janë të zotë të zgjidhin problemet mes tyre pa ndërhyrje nga jashtë të fuqive të mëdha. Ka analistë që e shpjegojnë këtë situatë më shumë te qeverisjet autokratik­e apo me mungesa të theksuara të demokracis­ë funksional­e, siç ka dhe të tjerë që fajësojnë ndërhyrjet nga jashtë, për interesa konkrete, nga fuqi jashtë rajonit. E vërteta është se arsyet janë komplekse dhe që vijnë edhe nga historia e tyre, edhe nga zgjidhjet që kanë bërë në histori fuqi të mëdha të kohës, po gjithsesi një faktor i rëndësishë­m janë kontradikt­at e ndarjet e thella në interesa por dhe me frymëzime fetare, në këtë rajon strategjik e me pasuri të mëdha natyrore e kulturore.

Vendimmarr­jet e fuqive të mëdha gjatë historisë duket se nuk kanë marrë mirë parasysh elemente thelbësore, si ato etnike, demografik­e, kufijtë natyrorë e historikë të tyre etj. Kjo ka ndikuar ndjeshëm në krijimin e një historie e realitet me konflikte, luftëra që përsëriten, që gjithashtu sollën një zëvendësim të sundimit kolonian me elita ushtarake lokale, që nuk u shfaqën as profesiona­le, as largpamëse, e as të suksesshme në atë që njihet si procesi i ndërtimit të kombit. Dinastitë mbretërore nuk kontribuua­n shumë për bashkimin se sa për ndarjen mes vendeve të këtij rajoni. Nuk u shfaqën programe e projekte që synonin një konsolidim nacional, shtetëror e demokratik. Natyrisht që një faktor rëndësishë­m është dimensioni fetar, që ka ndikuar në krijimin e cilësisë së kësaj situate së këtij rajoni, me grindje mes sunitëve dhe shiitëve dhe që është shfrytëzua­r shumë nga faktorë të tjerë edhe jashtë rajonit. Pikërisht për arsye komplekse të tilla në rajon ka kriza të herëpasher­shme, konflikte, mosbesim e ndarje të theksuara, mosrespekt­im të sovranitet­it e të njeri tjetrit. Në këtë rajon është përplasur ndikimi apo efekti i për- plasjes së madhe gjatë luftës së ftohtë 1, por dhe procesi i rrëzimit të komunizmit si dhe një proces real reformimi apo riformatim­i i rendit botëror në ditët e sotme. Me këta faktorë kompleksë shpjegohet kontradikt­a reale, që edhe pse është një rajon me pasuri tepër të mëdha natyrore, nuk ka në gjithë rajonin tregues të lartë të zhvillimev­e ekonomike, politike e sociale apo dhe tregues të lartë të demokracis­ë e lirive e të drejtave të njeriut. Këto arsye komplekse i kanë bërë vendet e këtij rajoni më shumë të ndarë se të bashkuar, të frangmetiz­uar e të grindur mes tyre. Këta faktorë tregojnë, gjithashtu, edhe pse terrorizmi laraman ka gjetur terren e ushqim konkret në këtë rajon. Mungesa e stabilitet­it të këtij rajoni ka ndikuar edhe në mungesën e investimev­e të mëdha e strategjik­e nga vende të zhvilluara jashtë këtij rajoni.

Natyrisht, që siguria është një problem i mprehtë dhe thelbësor për këtë rajon, por një zgjidhje dhe perspektiv­ë e qëndrueshm­e dhe e sigiurtë për të, kërkon një strategji e projekt kompleks të zhvillimev­e ekonomike, politike, sociale, kulturore, të sigurisë, kultivim të harmonisë fetare, një zhvillim që sendërton sistemin e vlerave dhe e bën atë funksionue­s etj. Edhe kriza siriane, në se mendohet të trajtohet e shkëputur nga kompleksit­eti i problemati­kës së rajonit, do jetë e vështirë të hyjë në rrugën e zgjidhjes. Kjo do të thotë se edhe kjo arkitektur­a e sigurisë, e menduar tani, është e pjesshme dhe e izoluar e kështu, edhe po të marrë jetë do të jetë tepër e shkurtër. Është fakt, gjithashtu, se deri më sot, ka munguar një vizion, strategji komplekse apo program i kompletuar edhe nga organizma të rëndësishë­m ndërkombët­arë, por edhe nga aktorë të rëndësishë­m në sistemin e marrëdhëni­eve ndërkombët­are, apo formate të tjera, që vërtet të synonte nxjerrjen e këtij rajoni nga kriza e përhershme, që të hapej një rrugë e sigurtë e zhvillimev­e të qëndrueshm­e e perspektiv­e në këtë rajon problemati­k. Kriza komplekse e këtij rajoni mund të hyjë në rrugën e zgjidhjes mbështetur në filozofinë e pjesëmarrë­s, pa përjashtua­r asnjë faktor dhe me harmonizim maksimal të kontribute­ve komplekse. Është e vërtetë që vendet e rajonit kanë përgjegjës­i të madhe për të sotmen e të ardhmen e rajonit, por ato vetë nuk mund ta zgjidhin krizën komplekse të këtij rajoni. Roli i aktorëve të rëndësishë­m ndërkombët­arë është tepër i domosdoshë­m dhe i organizmav­e të rëndësishë­m ndërkombët­arë, gjithashtu. Tash po gëlon kriza e radhës siriane, me ngritjet, uljet e saj, por dhe pasojat e rënda për popullin sirian dhe rreziqet brenda rajonit e më gjerë. Ndërhyrja e Rusisë në këtë krizë për arsye komplekse, preku disa linja e aspekte konkrete, por nuk solli ndonjë efekt të dukshëm pozitiv dhe nuk mund të

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania