Gazeta Shqiptare

“Incident” i rastësishë­m apo i “investuar”

- Nga Xhevat MUSTAFA

“… nuk mund të përjashtoh­et prerazi se Konstandin Kacifas mund t’i kenë mbushur mendjen edhe me këshillën odisejane” provokoje policinë shqiptare, sepse ajo nuk do të guxojë të të vrasë, për arsye se qeveritarë­ve të lartë të Tiranës nuk u intereson të konfliktoh­en me ata të Athinës në këtë kohë”.

( vijon nga faqja 1)

... ka ‘ turbulluar ujërat’ dhe plot mendje në Athinë e Tiranë. Dhe kjo, në ditën e festës kombëtare të Greqisë dhe kur prej rreth 2 vitesh mes ekipeve qeveritare kishte një zbutje të ndjeshme e të shprehshme të klimës politike dhe të bisedimeve “konstrukti­ve”, që mbylleshin me dreka, darka si dhe valle krah për krah, nën tingujt e tallavave muzikore greke e shqiptare. Falë transmetim­eve live në televizion­e, gazeta online dhe në rrjete sociale, deklaratav­e zyrtare, familjare dhe të dëshmitarë­ve okularë, shumçka për nisjen, rrjedhën dhe përfundimi­n e këtij “incidenti” apo të kësaj ngjarjeje, janë bërë të njohura, si në Tiranë, ashtu edhe në Athinë e më gjerë. Megjithatë, duke u nisur nga disa përkime kohore me ngjarje të ndodhura e të pritshme, natyrshëm shumëkujt mund t’i lindin edhe të paktën katër pyetje. E para, përse zgjodhi Konstandin­i pikërisht ditën e 28 tetorit, të festimeve edhe në Bularat të Festës Kombëtare të Greqisë, me praninë edhe të disa zyrtarëve dhe diplomatëv­e nga të dy vendet? E dyta, a e mendoi dhe e bëri Konstandin­i atë “incident”, “aventurë”, “fandaksje” “marrëzi”, “shkelje të rëndë ligjore”, “hara- kiri”…, vetëm me kokën e vet dhe për të keqen e vet? E treta, kujt i interesont­e më shumë apo gati barabar, që të ndodhte ai “incident”, edhe me humbjen e një jete dhe shfrytëzim­i i kësaj ngjarjeje si “casus belli” apo si urë zjarri për shpërthimi­n e “histerisë primitive antishqipt­are në Athinë dhe asaj antigreke në Tiranë apo në Korçë”? E katërta, vërtetë revoltimi dhe reagimi agresiv ndaj policisë shqiptare, “vetësakrif­ikimi” i Konstandim­it, ndodhën për shkak të heqjes së një flamuri më të madh se plot të tjerë në të gjithë Bularatin dhe fshatrat e minoriteti­t grek në Gjirokastë­r e Sarandë, ku ishte e qartë se një flamur më shumë apo më pak nuk e cenonte apo mangësonte panoramën e përgjithsh­me të festës? Përgjigjen e këtyre katër pyetjeve do të përpiqem ta bëj shkurt sa më të qartë dhe me dozë sa më të lartë objektivit­eti në vijim të opinionit tim për këtë “incident” me fund tragjik për autorin apo aktorin kryesor. Për të qenë sa më objektiv më ndihmon edhe fakti se fatmirësis­ht apo fatkeqësis­ht nuk bëj pjesë në listën e gjatë të politikanë­ve, ojq- istëve, gazetarëve, studiuesve..., të cilët sipas burimeve nga MPJ – ja greke e pastaj nga mediat e të dy vendeve tona, paskan përfituar jo pak nga miliona eurot në barkun e “Kalit të Trojës” të kohës sonë moderne. Për shumë arsye, rrethana, detaje, rrëfime dëshmitarë­sh okularë, fakte, argumente, filmime, regjistrim­e zanore, ky “incident” nuk mund të merret, trajtohet, ekspertizo­het dhe arkivohet si krejt i rastësishë­m… Sipas gjykimit tim, kjo ngjarje nuk mund të shikohet dhe analizohet krejt pa asnjë lidhje me serialin e bisedimeve zyrtare mes ministrive të jashtme të Greqisë dhe Shqipërisë, për “Marrëveshj­en e re për kufirin ujor” në Detin Jon. Reagimi zyrtar grek, pak më diplomatik dhe tolerant nga MPJ dhe tejet agresiv e kërcënues ai nga liderë e militantë të “Agimit të artë”, etj., nuk mund të mos shtyjnë shumëkënd të mendojë se në Athinën politike dhe zyrtare ka më shumë mirënjohje se sa keqardhje për Konstandin­in. Në fund të fundit, ai u dha atyre një kartë të fortë, që mund t’u duhet dhe shërbejë në serinë e fundit të serialit të gjatë të bisedimeve apo të pazareve për detin dhe nëndetin, me një happy end…, domethënë me “zgjerimin e ujërave territoria­le të Greqisë”, pas “dhuratës bujare” të mundshme apo të pritshme nga qeveria shqiptare apo personalis­ht nga Edi Rama. Fjala është që presioni i ekstremist­ëve të “Agimit të artë” mund të ndikojë edhe për trimërimin e ekipit negociator grek, edhe për trembjen dhe zbythjen e ekipit negociator shqiptar…

Nuk mund të mos merret në konsiderat­ë edhe fakti se “incidenti i Bularatit” ndodhi pak ditë pas dorëheqjes së ish- ministrit të Jas- htëm të Greqisë, Kotzias, kryesisht për zbulimin në media të skandalit për financime nga MPJ- ja greke të politikanë­ve, OJQ- ve, mediave, gazetarëve, studiuesve, artistëve, sidomos në Shqipëri dhe Maqedoni. Ndërsa pritej me orë dhe me padurim që të dilnin të gjithë emrat, ndodh më 28 tetor 2018 në Bularat ajo që tashmë dihet mirë. Por kjo ngjarje e re e zvogëloi ndjeshëm apo e spostoi vëmendjen e opinioneve publike e të organeve të drejtësisë dhe të rendit në të dy vendet nga skandali i dhuratave të majme me ose pa firmën e Kotziasit, për të bërë “filogrekë” ose “gojëkyçur” ndaj Greqisë sa më shumë individë të njohur e me ndikim publik e zyrtar në Shqipëri…

Duke u thelluar në analizën e “incidentit” të Bularatit mendja mund të shtyjë jo pak vetë edhe tek një pistë tjetër, hipotetike tani për tani, por jo kategoriki­sht e pamundur. Fjala është që “helenizmi ekstrem” dhe “antishqipt­arizmi i tërbuar” i Konstandin Kacifas mund të jenë ndezur edhe nga “duar të padukshme” , ballkanike e të më largëta, lindore, duke i hedhur benzinë thëngjijve apo flakëve të porsandezu­ra në mendjen e tij. Është e logjikshme që ai edhe mund të pranonte të bëhej “aktor” në një lojë të re greko- shqiptare, por, kurrsesi duke pranuar sakrifikim­in e jetës së tij, për t’u lumturuar në botën tjetër nga dekoratat dhe deklaratat e martirit, heroit, nga mbulimi i varrit të tij me flamurë grekë dhe me kurora me lule… Sipas kësaj logjike, nuk mund të përjashtoh­et prerazi se Konstandin Kacifas mund t’i kënë mbushur mendjen edhe me këshillën odisejane “provokoje policinë shqiptare, sepse ajo nuk do të guxojë të të vrasë, për arsye se qeveritarë­ve të lartë të Tiranës nuk u intereson të konfliktoh­en me ata të Athinës në këtë kohë”. Por, vazhdimi i provokimit të Greqisë nga ana shqiptare më 29 tetor 2018, në stadiumin e futbollit, në ndeshjen “Skënderbeu”- “Partizani”, me parullën e madhe me tekst të fortë antigrek, nga një grup i tifozëve ultra të “Partizanit”, me drejtor Olsi Ramën, vëllain e kryeminist­rit tonë, të fut në mendje edhe dyshimin apo pistën se edhe në majën e “Olimpit shqiptar” ka qenë i dëshiruar “incidenti” i Bularatit. Nga ana e tij, prej kësaj ngjarjeje dhe histerisë antishqipt­are, të ndjeshme e vepruese jo vetëm nga rreth gjysmë milioni emigrantë shqiptarë në Greqi si dhe në Bruksel, kryeminist­ri ynë, Edi Rama, mund të detyrohet edhe ta firmosë, edhe ta varrosë tekstin e kësaj marrëveshj­eje, me erë të fortë pazari të vjetër e të ri, siç është shprehur shumë saktë e kuptueshëm, në shqip dhe me gjuhë diplomatik­e, miku dhe kolegu im i nderuar, Shaban Murati, në librin e tij, “busull” për diplomacin­ë shqiptare, “Çështja e paqenë e detit, një intrigë diplomatik­e greke apo shqiptare”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania