Parulla raciste në stadium, FSHF do të ndëshkojë Partizanin

Federata kërcënon klubin e kuq: Komisionet do të mblidhen urgjentisht për incidentin "Ultras Guerrils" distancohen dhe dënojnë mesazhin

Gazeta Shqiptare - - • ME URDHËR CELULARËT, MINISTRJA S’E LËSHON NGA DO -

shtë futboll, është fes të! Pak rëndësi ka kush fiton, rëndësi ka atmosfera, futbolli i bukur dhe tribunat plot. Thënë këtë, çdo gjë që është jashtë këtij spektri, nuk i përket futbollit. Aq më tepër ajo parullë e turpshme e hapur dje në stadiumin "Selman Stërmasi", që ishte plot gjuhë urrejtjeje dhe raciste kundrejt fqinjëve grekë dhe që kërkonte të evokonte vrasjen e ndodhur në fshatin Bularat, ku mbeti i vrarë nga forcat Renea pasi kishte hapur zjarr ndaj tyre, terroristi Kostantinos Kaçifas. Mesazhi i hapur në fillimin e ndeshjes u hoq me shpejtësi po nga tifozë të tjerë të Partizanit, të cilët nuk ishin dakord me të, por jehona e bërë ishte e madhe dhe natyrisht që lë shije të hidhur. Të parët që kanë reaguar kundër këtij mesazhi ka qenë tifogrupi i Partizanit, "Ultras Guerrils", të cilët kanë dashur të sqarojnë se nuk janë përgjegjës për të. "Sqarojmë se tifozëria e organizuar e Partizanit dhe grupimi Ultras Guerrils nuk ka lidhje me parulla raciste të shfaqura nga individë në stadium. Nuk i mbështesim parulla të tilla që na bara- zojnë me nivelin e një ekstremisti. I bëjmë thirrje mediave të promovojnë koreografitë dhe elementët pozitivë e mos të instrumentalizojnë parulla të tilla që nuk përfaqësojnë qëndrimin e tifozërisë së kuqe". Pak më pas ka qenë klubi i Partizanit që ka thënë fjalën e tij. "Falë masave të marra organizative, takimi Partizani- Skënderbeu rezultoi një festë e vërtetë sportive e denjë për një ndeshje vitrinë të kampionatit tonë. Njëkohësisht dëshirojmë të distancohemi nga episodet sporadike ( rasti i banderolës), të cilat nuk kanë lidhje me eventin sportiv, dhe bien ndesh me politikat Fair- Play të Klubit. Sporti duhet t'i bashkojë njerëzit dhe jo të krijojë përçarje mes tyre. Një falënderim i veçantë shkon për tifozërinë e kuqe, e cila me pjesëmarrjen e saj masive, në këtë ndeshje, këngët dhe përkrahjen e fuqishme përgjatë gjithë takimit, dhuruan një atmosferë të mrekullueshme",- shkruhej në njoftimin e klubit, që ka thumbuar njëkohësisht dhe klubin e Skënderbeut, pasi ndeshja e parë e zhvilluar në Korçë kaloi në kaos për shkak të mungesës së organizimit nga ana e klubit pritës. Por në mbrëmjen e djeshme ka reaguar edhe Federata Shqiptare e Futbollit, që i është bashkuar korit kundër mesazhit racist dhe ka kërcënuar Partizanin me një dënim të mundshëm. "Duke i nxjerrë kartonin e kuq këtij rasti të rrezikshëm për imazhin e futbollit, i sigurojmë të gjithë se do të merren të gjitha masat përkatëse që raste të tilla skenarësh dritëshkurtra jo vetëm të mos kalojnë pa u ndëshkuar, por kurrsesi të mos përsëriten e të mos njollosin imazhin e lojës së futbollit. Duke theksuar se mbetet në përgjegjësinë e klubit parandalimi i këtyre incidenteve, në rastin aktual i klubit Partizani, bëjmë me dije se komisionet juridike pranë FSHF- së do të mblidhen në mënyrë urgjente dhe do të shqyrtojnë të gjithë incidentin për të vijuar me masat përkatëse".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.