Fakiç: Jemi optimistë për gjyqin ndaj KAS- it

Gazeta Shqiptare - - • ME URDHËR CELULARËT, MINISTRJA S’E LËSHON NGA DO -

"Skënderbeun duhet të jetë prapë Skënderbeu dhe besoj se kemi arritur të jemi afër objektivit, gjithsesi mendoj se ecuria deri më tani është mjaft e mirë. Na kënaq loja dhe ekipi. Të them të drejtën për mendimin tim është ekipi më i bukur i Skënderbeut në vitet e fundit. Futbollistët i përzgjedhim më herët dhe ky është rezultat i punës që është bërë. Ka futbollistë që kanë dy vite në ekipin tonë dhe nuk e kanë pasur mundësinë të luajnë nga konkurrenca. Tani u ka ardhur koha atyre të kenë minuta dhe kanë momentin të tregojnë kualitetet që kanë. Neve na vjen ky moment shumë i mirë pasi nuk kemi pasur nevojë të kërkojmë lojtarë të tjerë, pasi ishim të kompletuar. Pagat? Klubi Skënderbeu është ekip i stabilizuar. Pavarësisht problemeve, nuk do të ketë dhe nuk ka pasur kurrë probleme pagesash. Ajo është fryrë më shumë nga mediat sesa sa ka qenë reale. KAS? Shpresojmë dhe do të vazhdojmë të shpresojmë pasi e dimë që jemi të pastër dhe besojmë te fitorja në fund",u shpreh Fakiç.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.