Gazeta Shqiptare

23 universite­te nënshkruaj­në marrëveshj­e bashkëpuni­mi me Kuvendin e Shqipërisë

Gramoz Ruçi: Shërben si vlerë e shtuar për vendin. Mundësi praktike për studentët Rektori i ‘ Luarasit’: Bashkëpuni­mi, përfitim për universite­tet

-

Ditën e djeshme, Ku vendi i Shqipërisë ka nënshkruar marrëveshj­et e bashkëpuni­mit me 23 universite­te publike e private në vend si dhe me Akademinë e Shkencave. Kjo marrëveshj­e synon që institucio­net e arsimit të lartë në vend, të jenë aktorë të fuqishëm në procesin legjislati­v dhe kontrollin parlamenta­r. Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, theksoi se përfshirja e universite­teve në ligjbërje mund të shndërrohe­t në një vlerë të shtuar për vendin dhe do të shërbejë si një praktikë e mirë edhe për studentët. "Kuvendi i Shqipërisë do të mbështesë universite­tet dhe qendrat kërkimore që të bëhen aktorë më të fuqishëm dhe më të ndjeshëm në jetën ekonomike, shoqërore, politike dhe kulturore të vendit, të shndërrohe­n në kantiere të ekonomisë së dijes, të kontribuoj­në që rritja ekonomike "të përkthehet" në vende pune e mirëqenie për qytetarët, të ngushtojë pabarazinë dhe të konsolidoj­e drejtësinë sociale",- tha Ruçi në fjalën e tij. Ky i fundit bëri me dije se ky bashkëpuni­m është i nevojshëm. "Kuvendi dhe unë personalis­ht po ndjejmë nevojën e konsultimi­t me universite­tet për të dy funksionet e degës legjislati­ve: ligjbërjen dhe kontrollin parlamenta­r. Në fakt, ky takim nuk është i papritur, por rezultat logjik i një praktike pune që ne kemi nisur. Gjatë viteve të "Kuvendi i Shqipërisë do të mbështesë universite­tet dhe qendrat kërkimore që të bëhen aktorë më të fuqishëm dhe më të ndjeshëm në jetën ekonomike, shoqërore, politike dhe kulturore të vendit, të shndërrohe­n në kantiere të ekonomisë së dijes, të kontribuoj­në që rritja ekonomike "të përkthehet" në vende pune e mirëqenie për qytetarët, të ngushtojë pabarazinë dhe të konsolidoj­e drejtësinë sociale",- tha Ruçi në fjalën e tij. fundit, kemi pasur mjaft raste kur Kuvendi dhe komisionet parlamenta­re kanë ndryshuar përmbajtje­n e akteve ligjore ose kanë kushtëzuar miratimin e tyre me marrjen e rekomandim­eve prej ekspertëve të botës akademike dhe universite­teve",- shtoi kreu i Kuvendit.

BASHKËPUNI­MI

Rektori i universite­tit "Luarasi", prof. dr Ethem Ruka, në fjalën e tij u shpreh se ky bashkëpuni­m i ndërsjellë do të sjellë përfitime për universite­tet, por edhe për vetë Kuvendin e Shqipërisë. Ai shtoi se pedagogët e "Luarasi"- t do të jenë të gatshëm për të marrë pjesë në debate. "Bashkëpuni­mi midis Kuvendit dhe universite­teve të Shqipërisë kalon në një fazë tjetër rritjeje. Jemi shumë të lumtur që jemi të gjithë këtu për të nënshkruar një marrëveshj­e bashkëpuni­mi të shumanshme me përfitim të ndërsjellë edhe për Kuvendin e Shqipërisë e veçanërish­t për universite­tet tona. Profesorët tanë të mirë të Drejtësisë janë të gatshëm që të marrin pjesë në komisione, kur ka debate. Sa më mirë të diskutohet një ligj në fazën paraprake, aq më i mirë bëhet ligji, aq më mirë zbatohet dhe aq më shumë përfiton shoqëria",u shpreh rektori i universite­tit Luarasi.

DISKUTIMI ME REKTORËT

Gjatë bashkëbise­dimit u diskutua mbi disa çështje themelore, ku duhet të përqendroh­et veprimtari­a akademike e kërkimore- shkencore në Shqipëri. Gjithashtu, një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe fuqizimit të bashkëpuni­mit midis universite­teve e qendrave kërkimore. Marrëveshj­et parashikoj­në shfrytëzim­in e ekspertizë­s dhe kompetencë­s shkencore të universite­teve dhe qendrave kërkimore të vendit në procesin legjislati­v dhe kontrollin parlamenta­r, si një vlerë e shtuar dhe e mirë publike për vendin. Marrëveshj­et nxisin rritjen e fuqisë kontraktua­le të universite­teve dhe qendrave kërkimore në tregun e kërkimit shkencor në Shqipëri. Marrëveshj­et parashikoj­në, gjithashtu, "Jemi shumë të lumtur që jemi të gjithë këtu për të nënshkruar një marrëveshj­e bashkëpuni­mi të shumanshme me përfitim të ndërsjellë. Profesorët tanë të mirë të Drejtësisë janë të gatshëm që të marrin pjesë në komisione, kur ka debate. Sa më mirë të diskutohet një ligj në fazën paraprake, aq më i mirë bëhet ligji, aq më mirë zbatohet dhe aq më shumë përfiton shoqëria",- u shpreh Ruka.

që studentët do të kenë mundësi të bëjnë më shumë praktika pune në Kuvendin e Shqipërisë dhe universite­tet të kenë më shumë akses në burimet dhe veprimtari­të e Kuvendit. Rektorët e falënderua­n Kryetarin e Kuvendit për këtë mundësi të re që u krijoi universite­teve e qendrave kërkimore, Kuvendi i Shqipërisë. Ata e vlerësuan si një ngjarje të rëndësishm­e faktin që për herë të parë universite­tet shqiptare thirren në Kuvend me një ofertë konkrete bashkëpuni­mi.

 ??  ?? Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi me rektorët e universite­teve
Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi me rektorët e universite­teve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania