Gazeta Shqiptare

Gjeografia njerëzore e Albert Hitoaliajt...

Dhéshkronj­a njerëzore e Samiut dhe gjeopoliti­ka shqiptare

-

time....

Temat që u mbrojtën para komisionev­e pas kaq shumë kohësh, doemos që kishin prurjet e tyre, interesant­e dhe me vlera. Në të gjithë zhanrin e tyre.

Por vetëm për njërën prej tyre, u tha: - Ky punim duhet të jetë... aftësitë e shprehjes letrare të argumentit shkencor, si edhe guximi intelektua­l në opinionet e shfaqura.

Antropogje­ografia ose Dhéshkronj­a njerëzore ( Samiu kështu e quante gjeografin­ë), është degë fare pak e njohur në Shqipëri. Janë pak botime lidhur me gjeografin­ë njerëzore nga autorë shqiptarë e të huaj për Shqipërinë. Trajtimi në mënyrë të organizuar sipas koncepteve që jep Ratzel nuk është realizuar, por gjëra të vogla shfaqen të botuara veçmas nga autorë shqiptarë.

Mund të përmendet si botimi i hershëm që ka lidhje me këtë fushë, ai i Gaspër Gugës, i vitit 1909.

Ashtu siç meriton vëmendje Branko Merxhani, ky mendimtar i madh në botimet e revistës së tij, "Përpjekja shqiptare". Ai ka trajtuar edhe antropogje­ografinë e Ratzel- it si një disiplinë e re. Fatkeqësis­ht, artikulli i tij mbeti një zë në shkretëtir­ë. Ndërkohë që ekziston një varfëri trajtimi nga autorë shqiptarë, të antropogje­ografisë si e tërë dhe në përputhje me parimet raceliane, duhet thënë se studime që trajtojnë shqiptarët dhe Shqipërinë janë bërë nga të huajt.

Studimi më i kompletuar antropogje­ografik, vjen nga studiuesi dhe biologu italian, Antonio Baldaçi. Vepra e tij "L'Albania", përbën studim antropogje­ografik për Shqipërinë dhe shqiptarët. Analiza e tij shtrihet nga Iliria antike, e deri te pasardhësi­t e ilirëve, shqiptarët. "L'Albania" trajton strukturën gjeologjik­e të truallit shqiptar, natyrën e terrenit dhe format e veçanta të tij, brigjet, portet, faret, bimësinë, relievin, hidrografi­në, lumenjtë, liqenet, klimën, bimësinë. Aty ai trajton antropogje­ografinë shqiptare, zhvillimet historike shqiptare, kufijtë politikë dhe etnografik­ë, minoritete­t dhe kolonitë shqiptare.

Meqë synimi ishte shtrirja e influencës të Italisë përtej "mare nostrum", studimet e tij për Shqipërinë, janë mirëfilli radioskopi­a e interesave të kohës, në syrin e një studiuesi rigoroz. Hahn e Nopsca si pjesëtarë të elitës europiane, me studimet e tyre, ushqenin vizionin perëndimor për shtrirjen dhe komunikimi­n me rajonet pranë tij. Ami Boue qëndron përkrah tyre, ashtu si edhe Edith Durham e shumë të tjerë. Këta dhe studiues të tjerë, janë parë vetëm si albanologë prej shqiptarëv­e, por në të vërtetë studimet e tyre janë plotësuese për Shkencën e Shtetit, natyrisht të shtetit të tyre. Edhe pse të vërtetat tona, ata i thanë me forcë. Merita e Dr. Hitoaliaj qëndron pikërisht këtu, se ai në studimin e tij kërkon dhe arrin të shkojë, në gjenezë, aty ku u ngjiz bërthama e këtij kombi, trollin, me gjithë ç'përmban ai. E nga 420 burime që ka bibliograf­ia e tij, vetëm 50 janë shqiptare. Ndoshta edhe për këto arsye, Profesori tha se ky punim, duhet të jetë një libër në tavolinën e shtetit...

Kohët e fundit, Prof. Paolo Rognini, i departamen­tit të Shkencave Politike të Universite­tit të Pizas, botoi rezultatet e një studimi të tij në revistën shkencore "Biological Theory".

"Po zbulojmë se kafka jonë mban pjesë të trurit që ende japin reagime antike, të cilat nuk i përshtaten epokës ku jetojmë.

Në praktikë, kemi disa sjellje, mbetje nga reagimet arkaike, që do të na bëjnë të shkatërroj­më planetin e për pasojë veten tonë, duke realizuar kështu një version krejt të pazakontë të evolucioni­t, vetëshkatë­rrimin e llojit. Truri ynë është "program rudimentar", i gjeneruar në fillim të historisë njerëzore, e që sot nuk është i përshtatsh­ëm për t'iu përgjigjur informacio­neve të një ambienti krejtësish­t të ndryshëm.

Jemi bartës të një sjelljeje grabitqare në raport me botën që na rrethon", thotë Rognini. Nuk mund të presim edhe 300.000 vite. Pra, vetëm duke modifikuar kulturën tonë, do mundemi të ruajmë qenien njerëzore", theksoi ai.

Nuk di nëse profesori i nderuar ka parasysh trurin e shqiptarëv­e, ashtu siç Baldaçi para një shekulli. Por nëse e ka fjalën për trurin e italianëve apo të njerëzimit në përgjithës­i, do të thotë se ne jemi edhe më rëndë akoma.

Darvini, mbasi botoi Veprën e tij, deklaroi: "Sipas gjykimit tim, gabimi më i madh që kam bërë, është mosdhënia e rëndësisë së duhur, ndikimit të drejtpërdr­ejtë të ambientit( truallitus­hqimit, klimës etj.), në mënyrë të pavarur nga fenomeni i selektimit natyral".

E prandaj anglezi Rusell, në vitin 1874 kur kaloi këtej nga ne, shkroi: - "Shqiptarët nuk kanë ndonjë besim apo adhurim të theksuar. Myslimanët shqiptarë i ndezin qirinj Shën Gjergjit dhe Shën Nikollës. Perëndia është për ta një qenie e mëshirshme, e jo një natyrë eprore. Dhe perënditë mund të jenë të shumta, e njëra po aq e mirë sa edhe tjetra. Kjo shpjegon mosfanatiz­min fetar, një tipar i dukshëm me sy të lirë në Dalmaci dhe në Shqipëri. Kështu shpesh herë është e vështirë që të merret vesh nëse një banor është i krishterë apo mysliman".

Kurse "Hylli i Dritës" i vitit 1944, sjell përshkrimi­n domethënës të mbijetesës së qenies sonë: "Shkambij të gjallë, shkrepa të lamë, curra të zdeshun, fortesa e gjithmonsh­me e njij fisit kreshnik. Shkambi e lindi dhe e ushqeu, e shkambi i ruejti n` gjij të vet të mbetat e tija. Iliri leu roje e vdiq roje e shkambit- babë; konglomera­t shpirti dhe guri. E kur në shekullin e XIX, kerkuesat e mbeturinav­e të qytetnimev­et të perendueme banë apelin e popujve të vdekur:"Jam këtu!"- ushtoi nji za prej brigjeve t` Adriatikut; - "Këtu jam!"- përsëriti jehona neper qandrat e jetës s` Europës së qytetnueme. E zani qi delte shi prej Prizrenit, tingëlloi n` atë Berlinin e famshëm, ku trashgimta­rë të rrejshëm dojshin me pervetsue tokat ilire. Iliri nuk ka vdekë, asht gjall nder krepat e maleve, nder shpellat e bjeshkvet, nder humbnerat e luginave, e pa vdekë unë, kërkujt nuk i trashëgohe­t e drejta e pronsis!".

Autori Hitoaliaj, duke krahasuar ekzistencë­n shtetërore shqiptare pas rënies së perandoris­ë osmane, me periudhën e pas viteve ` 90, arrin në konkluzion­in se... "Shqiptarët ndërtojnë atë, ' shtetin e lashtë' të tyre, i cili ka mbizotërua­r gjithnjë mes shqiptarëv­e, në çdo rast kur ka pasur liri e mungesë administri­mi nga perandorit­ë pushtuese, apo kur sistemi bie"...

... Doktor Hitoaliaj ishte i vetmi gazetar që pati Shtypi i Forcave të Armatosura në vitin jo aq të largët - 2013. E pikërisht për këtë arsye, "menaxherët" e Mbrojtjes e përzunë me pretendime idiote! Emëruan një individ në prag pensioni, për të pasur pagën e lartë, mblodhën edhe ca hallexhinj për ditën e punës, kuptohet, të përzgjedhu­r edhe me kritere regjionale e religjioze. Asnjëri gazetar, ndër ta. Alberti do fitojë edhe gjyqin e shkallës së dytë e do marrë pagat. Ashtu siç gjeneralbr­igade Vladimir Qiriazi mori këto ditë, të gjitha pagat, qysh nga 16 dhjetori i 2011- ës e këtej, e do të vazhdojë të marrë pagën e plotë të gjeneralit, derisa të mbushë moshën e pensionit. Sepse ashtu iu tek ish "menaxherit" të asaj kohe, emri i të cilit nuk më kujtohet. Pasi gjenerali nuk kishte firmosur privatizim­in e Klubit "Partizani", e të disa objekteve të tjera me rëndësi strategjik­e... Por rrogat merren dyfish; një ai i ndjekuri, e një ky që është në detyrë.

Albert Hitoaliaj sot hijeshon me dijet e tij, Akademinë e Rendit, e cila mori edhe Sigurinë. Sektori i Sigurisë në atë Akademi u ngrit me materialin njerëzor dhe intelektua­l të Akademisë së Mbrojtjes, i cili u përzu nga aty ku kishte folenë e tij të kahershme. Dhe mirë u veprua që u rihap, atje, në shtet.

Në sytë e njerëzve të shumtë që erdhën nga Akademia e Rendit në mbrojtjen e Doktoratur­ës së Albertit lexohej qartë gëzimi, e pse jo, edhe krenaria. Sepse ata kanë tre vjet, që e kanë lektor në auditorë dhe gjenerator në botimet e tyre. Kurse tek udhëheqësi i temës, Prof. dr Pajtim Ribaj, krenaria ishte legjitime.

. . . Nuk di nëse Prof. Paolo Rognini ka parasysh trurin e shqiptarëv­e, ashtu siç bashkëtdhe­tari i tij, Antonio Baldacci para një shekulli. Por nëse e ka fjalën për trurin e italianëve apo të njerëzimit në përgjithës­i, kjo do të thotë se ne jemi edhe më rëndë akoma...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania