Gazeta Shqiptare

Kufiri Kosovë- Serbi, Thaçi dhe Brnabiç takohen në Bjellorusi

Veseli: Vizat vonohen 1 vit, është mundim të takohesh me serbët Brnabiç: Vijat e kuqe gjermane vështirëso­jnë marrëveshj­en

-

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka biseduar ditën e djeshme me kryeminist­ren e Serbisë, Ana Bërnabiç, në një konferencë për sigurinë në Minsk të Bjellorusi­së, raporton agjencia serbe e lajmeve "Beta". Sipas burimit të njëjtë, Bërnabiç tha se është biseduar për përparimin në dialogun BeogradPri­shtinë dhe se ajo ka shfaqur shpresën se do të arrihet deri në një marrëveshj­e, që do të çojë në një stabilitet më të madh të rajonit. Ministri i Jashtëm bjellorus, Vladimir Makej, u tha gazetarëve se Bërnabiç dhe Thaçi gjatë takimit në Minsk, disa herë kanë përdorur fjalët "dialog" dhe "kompromis". "Edhe ky takim është i rëndësishë­m. Palët shprehin gatishmëri për dialog dhe dialogu, sipas qëndrimit të Bjellorusi­së, është mënyra e vetme për zgjidhjen e të gjitha problemeve", tha shefi i diplomacis­ë bjelloruse. Ndërkaq, kryeminist­rja e Serbisë, Ana Brnabiç, gjatë qëndrimit të saj në Minsk të Bjellorusi­së ka folur për arritjen e një "Edhe ky takim është i rëndësishë­m. Palët shprehin gatishmëri për dialog dhe dialogu, sipas qëndrimit të Bjellorusi­së, është mënyra e vetme për zgjidhjen e të gjitha problemeve", tha shefi i diplomacis­ë bjelloruse.

marrëveshj­eje përfundimt­are ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ajo ka thënë se rezultati i dialogut Prish- tinë- Beograd në Bruksel duhet jetë një zgjidhje e qëndrueshm­e për çështjen e Kosovës. "Beogradi është i përkushtua­r për dialogun dhe gjetjen e një kompromisi nëpërmjet dialogut", ka thënë ajo, transmeton gazeta "Express". Kryeminist­rja serbe është shprehur se dialogu nuk është një proces i lehtë, por e vetmja mënyrë për stabilizim­in afatgjatë të raporteve Kosovë- Serbi. Ajo ka folur edhe për qëndrimin e Gjermanisë kundër idesë për korrigjim të kufijve, duke thënë se vendosja e vijave të kuqe e vështirëso­n dialogun. Në takim merr pjesë edhe Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Ai është takuar me ambasadori­n gjerman,/// Ëolfgang Ischinger dhe ko- "Beogradi është i përkushtua­r për dialogun dhe gjetjen e një kompromisi nëpërmjet dialogut. Qëndrimi i Gjermanisë kundër idesë për korrigjim të kufijve, ' vijave të kuqe' e vështirëso­n dialogun me Kosovën".

misionarin e BE- së, Johanes Hahn, me të cilët ka diskutuar për fazën finale të dialogut Kosovë- Serbi dhe gjithashtu edhe për liberalizi­min e vizave për Kosovën. Nga ana tjetër, Kadri Veseli, kryetari i Partisë Demokratik­e të Kosovës, si dhe kryetar i Kuvendit të Kosovës deklaroi ditën e djeshme se liberalizi­mi i vizave mund të shtyhet edhe për një vit. Në "Debat Plus" Veseli tha se qytetarët kosovarë duhet të besojnë tek BE- ja. "Jam nga njerëzit më kritik, por unë i besoj BE- së. Kam për t'i besuar gjithmonë, sepse me të kemi arritur deri këtu. Edhe pse mund të na kushtojë edhe një vit pa liberalizi­m të vizave, me kohë do të fitojë arsyeja. Nuk ka inate, nuk ka hatërmbetj­e, futu në proces dhe mendo për gjeneratat e ardhshme. Nuk është qejf të takohesh me Serbinë, është mundim", tha ai.

 ??  ?? Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania