Gazeta Shqiptare

FIFA gati ta zgjerojë me 48 skuadra botërorin e Katarit

Zhvillime të reja në futboll

-

Xhani

Infantino po përpiqet në çdo mënyrë të mundshme që të gjejë mbështetje­n për rizgjedhje­n si president i FIFA- s dhe pjesë e planit të tij është të afrojë aplikimin e ndryshimit të skemës për zhvillimin e Botërorit, duke rritur numrin e pjesëmarrë­sve nga 32 ekipe, në 48 që në edicionin e ardhshëm. "Kemi vendosur të rritin numrin e skuadrave pjesëmarrë­se, vendim që do të hyjë në fuqi në vitin 2026. A mund të ndodhë që në vitin 2022? Është e mundur, përse jo!? Po diskutojmë me miqtë tanë në Katar dhe urojmë që të bëhet e mundur. Gjithçka do të vendoset përfundimi­sht në fillimin e vitit të ardhshëm, para fillimit të kualifikue­seve", tha ai para asamblesë së AFC, Konfederat­ës Aziatike të futbollit. Infantino mendon se në këtë mënyrë do të ketë mbështetje më të gjerë nga Azia dhe Afrika, konfederat­at e të cilave kanë më shumë vota në kongresin e FIFA- s dhe nuk është rastësi që këto kontinente janë ato që përfitojnë më shumë nga rritja e numrit të skuadrave pjesëmarrë­se në Botëror. Përkundër asaj që mund të mendohet, rritja për Eu- ropën do të jetë minimale, vetëm 3 vende më shumë, nga 13 të skemës aktuale në 16. Ndaj shanset për Shqipërisë, siç mund të trumbetohe­t lart e poshtë, nuk është se shtohen edhe aq shumë. Në fund të fundit, duhet si në të kaluarën që biletën për në Botëror kuqezinjtë ta presin duke dalë në një prej dy vendeve të para në grup. Duke u nisur nga vazo e katërt apo e pestë mes të cilave luhatet aktualisht, shanset për ta bërë një gjë të tillë janë me të vërtetë minimale.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania