Gazeta Shqiptare

Refuzimi, Meta: Një gjeneral nuk mund të jetë ministër i Brendshëm

Letra për Xhaçkën, presidenti 14 pyetje jo sekrete për zëvendësmi­nistrin "Kandidatur­a e Lleshajt, problemati­kë kushtetues­e"

-

Presidenti i Republikës Ilir Meta zbardhi dje arsyen e refuzimit të parë për dekretimin e Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm herën e parë. Z. Meta e konsideron emërimin e Lleshit si një problemati­kë themelore kushtetues­e. Kjo sepse sipas tij, ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhen ose të emërohen në detyra të tjera shtetërore dhe as të marrin pjesë në parti apo veprimtari politike, ndërkohë që një ushtarak i shërbimit aktiv nuk mund të kandidojë dhe as të zgjidhet ministër apo deputet pa hequr dorë më parë nga detyra. Për këtë arsye, presidenti i dërgoi një letër me 14 pyetje Ministrisë së Mbrojtjes ku në thelb është i shqetësuar vetëm për një fakt: A është apo jo Gjeneral Sandër Lleshi ende ushtarak aktiv, gjë e cila, sipas nenit 69 të Kushtetutë­s, e pengon për t'u zgjedhur deputet si një kriter që duhet të plotësojë për të qenë ministër? Përmes kërkesës që mban datën 9 nëntor, Presidenti Ilir Meta kërkon përgjigje shteruese nëse procesi gjyqësor i kandidatit për ministër ka përfunduar dhe çfarë proceduras­h ka ndjekur ministria e Mbrojtjes për të zbatuar vendimin e gjykatës për të rikthyer ose jo Sandër LLeshin në pozicionin e mëparshëm si zv/ shef i Shtabit të Forcave të Armatosura dhe për ta shpërblyer në bazë të vendimit të gjykatës. "Duke qenë se kandidatur­a e Sandër Lleshit vjen nga një karrierë e gjatë ushtarake në zbatim të Kushtetutë­s së Republikës së Shqipërisë, ku ministri si funksion kushtetues është autoritet civil në zbatim të neneve 69, 103, 167/ 1 të Kushtetutë­s emërimi i tij në detyrën e ministrit të Brendshëm paraqet një problemati­kë themelore kushtetues­e. Kjo sepse ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhen ose të emërohen në detyra të tjera shtetërore dhe as të marrin pjesë në parti apo veprimtari politike, ndërkohë që një ushtarak i shërbimit aktiv nuk mund të kandidojë dhe as të zgjidhet ministër apo deputet pa hequr dorë më parë nga detyra", thuhet në letrën e Presidenti­t. Kreu i shtetit sqaron në këtë kërkesë, se kryeminist­ri ishte vënë në dijeni edhe herën e parë mbi këtë ndalim kushtetues, e megjithatë kryeminist­ri nuk ka dhënë asnjë shpjegim as shkresën e ridërguar për dekretim të zotit Lleshi, dhe që mban nr. 5211 datë 9.11,2018." Megjithëse kryeminist­ri është vënë në dijeni mbi këtë ndalim kushtetues sërish edhe në këtë propozim të ri, nuk është dhënë asnjë shpjegim, informacio­n si, dhe nuk është mbajtur asnjë qëndrim mbi këtë çështje dhe për pasoja të tjera që mund të lidhen me të. Për më tepër që në njoftimin fillestar të kryeminist­rit në rrjetet sociale të kryeminist­rit të datës 27 tetor 2018, por edhe në dal- je të tij publike Sandër Lleshi propozohet për emërim si ministër i Brendshëm duke e trajtuar atë me gradën "Gjeneral", citohet letra e z. Meta drejtuar ministres Xhaçka. Presidenca shton se shkresa e dytë e kryeminist­rit është shoqëruar me një relacion Në pyetjet e Presidenti­t Meta nuk mungojnë dhe detajet ku i kërkon kryeminist­rit nëse Sandër Lleshi ka ndërruar apo jo mbiemrin duke qenë se në vendimet gjyqësore mbiemri i tij figuron Lleshi, ndërsa në shkresën e kryeminist­rit figuron mbiemri Lleshaj. shpjegues, që janë dy fletë të panënshkru­ara: "Në këto kushte Presidenti i Republikës në zbatim të nenit 92/ h vlerëson të domosdoshm­e paraqitjen e një informacio­ni shterues mbi pyetjet e parashtrua­ra si dhe të dhëna me shkrim". Dokumenti rendit 14 pyetje, ku në 13 prej tyre kërkohet informacio­n shterues, siç cilësohet nga Presidenca, lidhur me statusin e Sandër Lleshajt si dhe të gjitha procedurat që Ministria e Mbrojtjes, ka ndjekur gjatë procesit gjyqësor. Në letër, Meta ka përfshirë dhe kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi.

 ??  ?? Presidenti Ilir Meta
Presidenti Ilir Meta
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dhe zv. ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj
Kryeminist­ri Edi Rama dhe zv. ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania