Gazeta Shqiptare

Rama: Krisja mund të evitohej, Lleshaj jo ushtarak aktiv

Kreu i qeverisë shprehet i keqardhur se kriza mund të ishte shmangur që më parë "Ju keni shkresën për ta çdekretuar si gjeneral"

-

Kur mbeten edhe pak ditë nga afati që ka presidenti për t'u shprehur edhe një herë mbi kandidatur­ën e Sandër Lleshajt, dy institucio­net kryesore në këtë debat, Presidenca dhe Kryeminist­ria kanë hyrë në një komunikim zyrtar shkresor, por edhe virtual, i cili dje është bërë publik edhe për mediat. Në fakt, ishte kreu i shtetit, ai që publikoi i pari një kërkesë dërguar Ministrisë së Mbrojtjes për informacio­ne të detajuara mbi Sandër Lleshajn dhe statusin e tij juridik në raport me forcat ushtarake. Në përgjigje të këtij veprimi, jo thjesht të letrës, por të bërit të saj publike nga Presidenca, edhe kryeminist­ri Edi Rama iu përgjigj me të njëjtën mënyrë, duke publikuar në rrjetet sociale përgjigjen që i kishte kthyer si ekzekutiv Metës, por edhe kërkesën e Lleshajt për çdekretim. Rama që në krye të kësaj letre i bën me dije presidenti­t se nisur pikërisht nga pyetjet e shtruara prej tij, e gjithë kriza e këtyre ditëve do kishte qenë e evitueshme. "Pasi u njoha me shkresën tuaj drejtuar ministres së Mbrojtjes, nuk jua fsheh dot se u ndjeva i keqardhur, për faktin që nëse ju do t'i kishit shtruar qysh në krye të herës, pyetjet që ajo shkresë përmban lidhur me statusin e gjeneral Sandër Lleshajt, me siguri s'do ta kishim përjetuar krisjen e ' herës së parë', në procesin e dekretimit të ministrit të Brendshëm", shkruan Rama në letrën e tij. Më tej, ai thekson se në rast se do ishte vepruar që në fillim në këtë mënyrë, presidenti do kishte krijuar bindjen e plotë, ndërsa sot vendi do kishte një ministër të Brendshëm. "E them këtë, sepse jo vetëm ju do të kishit marrë përgjigjen shteruese që jep, besoj unë, shkresa e ministres për ju, po përtej çdo interpreti­mi të mundshëm pengues për dekretimin si ministër të statusit të gjeneral Lleshajt, pa diskutim do të kishim gjetur në rast interpreti­mesh të ndryshme, zgjidhjen e thjeshtë që po ju prezantoj sot", shkruan më tej Rama. Ndërsa e informon Presidenti­n me aktin e Lleshajt për ta çdekretuar, ai i kujton kreut të shtetit se praktika ligjore, por edhe ajo e vendosur tashmë në vend, është që Lleshaj duhet ta bënte këtë akt vetëm

pasi të dekretohej si ministër. "Ju keni shkresën e zëvendësmi­nistrit Sandër Lleshaj për ta çdekretuar si gjeneral aktiv, në rast se ndryshe nga ne që mendojmë se ky nuk është rasti, ju mund të mendoni se statusi i tij

aktual është ai i gjeneralit aktiv. Ekspertët tanë mbrojnë gjithashtu bindjen se çdekretimi i tij si i tillë nga Presidenti i Republikës, do të duhej bërë pas miratimit nga Kuvendi të dekretit tuaj për të si ministër", bën të di- "Jo vetëm ju do të kishit marrë përgjigjen shteruese që jep, besoj unë, shkresa e ministres për ju, po përtej çdo interpreti­mi të mundshëm pengues për dekretimin si ministër të statusit të gjeneral Lleshajt, pa diskutim do të kishim gjetur në rast interpreti­mesh të ndryshme, zgjidhjen e thjeshtë që po ju prezantoj sot".

tur Rama në letrën e tij. Gjithsesi, Rama i kujton Metës se tashmë pas këtij akti, ai mund ta çdekretojë Lleshajn si ushtarak i lartë dhe ta dekretojë atë në pozicionin e ministrit të Brendshëm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania