Gazeta Shqiptare

Lleshi ofron zgjidhje për ngërçin, largohet nga ushtria

"Nuk jam më ushtarak aktiv, por i liruar"

-

Ashtu

siç edhe pritej, palët që janë përfshirë në ngërçin institucio­nal për emërimin e ministrit të ri të Brendshëm, kanë dhënë dje shenja shtensioni­mi mes tyre. Dhe për këtë ka menduar vetë i zgjedhuri i kryeminist­rit Edi Rama për të qenë ministër i Brendshëm, gjeneral Sandër Lleshaj, i cili nëpërmjet një letre drejtuar Presidenti­t të Republikës kërkon largimin nga gjendja e ushtarakut aktiv, duke hequr dorë përfundimi­sht nga e drejta për të riveshur uniformën ushtarake. Letra është publikuar dje nga kryeminist­ri, Edi Rama dhe ajo përmban një shpjegim të Lleshajt mbi gjithë procesin gjyqësor dhe statusin e tij aktual në raport me forcat ushtarake. "Me pranimin e këtij propozimi, i cili lidhet në mënyrë pandashme me mosushtrim­in e funksionit të ushtarakut, unë kam vendosur edhe heqjen dorë nga karriera ime ushtarake. Deklaroj me anë të kësaj letre se, në cilësinë e gjyqfitues­it, me institucio­nin që ju drejtoni dhe me Ministrinë e Mbrojtjes, heq dorë plotësisht nga të gjitha të drejtat që burojnë nga vendimi i gjykatës", shprehet Lleshi në letrën e tij dërguar Metës. Më tej, ai shpreh bindjen se kjo kërkesë do të merret në konsiderat­ë prej presidenti­t, duke bërë të ditur se nga ky moment nuk është më ushtarak aktiv. "Në interpreti­min tim nuk ka pengesë ligjore për dekretimin tim nga ana juaj, por mirëpres çfarëdollo­j akti administra­tiv nga ana juaj apo e çdo organi përgjegjës të parashikua­r në ligj, që do të qartësonte dhe do të vendoste pa asnjë keqkuptim se nuk jam më ushtarak aktiv, por i liruar nga shërbimi aktiv ushtarak", shkruan Lleshaj, i cili thekson se e ndërmerr këtë hap për t'i dhënë zgjidhje "ngërçit kushtetues". Pavarësish­t këtij hapi, ai shprehet se pavarësish­t vendimit të gjykatës, ai nuk është ushtarak aktiv, por vetëm gjyqfitues.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania