Gazeta Shqiptare

Ndërtimi i Unazës, banorët i japin ultimatum bashkisë

Drejtoresh­a e Strehimit: Kredia e butë apo banesat sociale, mundësi Ruseti: Bonus qiraje për familjet e prekura

- Njoftim per shitje me ankand

Banorët e zonës së ' Un azës së Re' presin sot nga Bashkia e Tiranës përgjigje se çdo të bëhet për kompensimi­n e shtëpive që preken nga projekti i rrugës. Me thirrje në kor; "Poshtë diktatura, shtëpitë tona janë me gjak. Turp, turp…", protestues­it qëndruan për rreth 1 orë e 30 minuta para bashkisë në pritje të një takimi me kryebashki­akun Erion Veliaj. Por ndërkohë përgjigjja erdhi nga Drejtoresh­a e Politikave Sociale në Bashkinë e Tiranës, Anisa Ruseti e cila e ftuar në rubrikën ' Opinion' në News24, u shpreh se bashkia do ofrojë bonus qiraje për 1 vit për familjet që preken nga projekti i Unazës së Re. Ruseti u shpreh se është bërë një vlerësim social- ekonomik për familjet e prekura nga projekti dhe se po shihet mundësia se si mund të ndihmohen për një përudhë afatgjatë këto familje. "Unaza e Re është një projekt madhor që prek disa familje dhe biznese. Nga vlerësimi paraprak, bëhet fjalë se Unaza është e ndarë në 5 lote. Ka disa objekte që janë të ndërtuara në mënyrë jo formale dhe me këtë pjesë po merret ALUIZNI. Kemi bërë një vlerësim social ekonomik për familjet e prekura. U kemi treguar se si do ndihmohen këto familje. Ne po diskutojmë për t'u ofruar bonus qiraje për 1 vit për këto familje. Gjatë kësaj kohe do shohim si mund të zgjidhim problemin e tyre për një periudhë afatgjatë. Mund të jenë programe të ndryshme si kredia e butë apo banesat sociale"- tha Ruseti duke shtuar se për bashkinë emergjente është akomodimi i familjeve që preken nga ky projekt. Bashkia do paguajë 100% qiranë për një vit me të drejtë ripërtërit­je. Qytetarët janë njoftuar për projektin që preken. Qëllimi ynë është që të gjejmë një zgjidhje edhe për punësimin e tyre. Banorët do kenë kohën e duhur për të gjetur mundësinë e një strehimi. Dëmshpërbl­imi me vlerën e tregut që kërkojnë banorët ndiqet me VKM për dëmshpërbl­imet dhe nuk është kompetencë e bashkisë"- përfundoi drejtoresh­a e strehimit. Për ndërtimin e Un- azës së Re janë evidentuar rreth 317 objekte që do të prishen, 163 prej të cilëve janë në proces legalizimi dhe do të skualifiko­hen, 123 janë me vërtetime pronësie dhe pastaj për të tjerat nuk kanë asnjë lloj informacio­ni. Nga projekti i Unazës së Re preket dhe ish- godina e pularisë ku prej vitesh strehohet ish- bashkëshor­tja e diktatorit Enver Hoxha. Në këtë godinë janë strehuar disa familje pjesë e nomenklatu­rës komuniste. Asnjë nga banorët përfshi edhe Nexhmie Hoxhën nuk kanë pranuar të marrin letrat për largimin nga shtëpia.

 ??  ?? Protesta e banorëve të Unazës së Re, dje para bashkisë
Protesta e banorëve të Unazës së Re, dje para bashkisë
 ??  ?? Drejtoresh­a e Politikave Sociale në Bashkinë e Tiranës, Anisa Ruseti
Drejtoresh­a e Politikave Sociale në Bashkinë e Tiranës, Anisa Ruseti
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania