Gazeta Shqiptare

Tenderi, PD: Qeveria, skemë mafioze 40 mln euro tek Unaza e Re

Rindërtimi i Unazës së Re, Zhupa: Të dëmshpërbl­ehen banorët e prekur “Kompania nën sekuestro fitoi 18 milionë euro”

- Valentina Madani

Partia Demokratik­e akuzoi dje kryeminis trin dhe kryebashki­akun e Tiranës se kanë vënë në jetë një skemë korruptive me vlerë 40 milionë euro për më pak se 3 kilometra tek Unaza e Re. Kjo sipas zëdhënëses Ina Zhupa, është arsyeja pse heshtet para protestës së qytetarëve. Fituesi i tenderit, sipas PD- së, ka probleme ligjore. Zëdhënësja Zhupa denoncoi kryeminist­rin dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës se i kanë dhënë miliona euro një kompanie që ishte nën sekuestro dhe se projekti për zgjerimin e Unazës së Re është një afere e pastër korruptive në kurriz të banorëve që nuk do të marrin asnjë dëmshpërbl­im për shtëpitë që po u prishen. "Edi Rama dhe Erion Veliaj po heshtin, sepse ata kanë vënë në jetë një skemë korruptive me vlerë 40 milionë euro për më pak se 3 kilometra, duke ndërhyrë në rrugë nga Pallati me Shigjeta te sheshi ' Shqiponja', të cilit tani i ka mbetur që Edi Rama t'i heqë edhe emrin. Skema korruptive është e qartë. Fituesit janë të 3 të paracaktua­r, sepse në tre tendera të ndryshëm ka qenë vetëm 1 ofertues i vlefshëm, ndërsa pjesëmarrë­si i dytë është futur për të legjitimua­r tenderin dhe nuk ka bërë asnjë ofertë. 5 ditë më parë, Partia Demokratik­e renditi disa të dhëna që thellojnë sferën korruptive tek Unaza e Re. Përfituesi­t kryesorë nga projekti, bashkimi i kompanive ' DH Albania' dhe ' Biba X' janë të dyja me probleme. Partia Demokratik­e i bëri thirrje qeverisë dhe bashkisë që të dëmshpërbl­ejnë banorët që preken nga ndërtimi i Unazës së Re. Partia Demokratik­e publikoi disa dokumente, që denoncojnë sipas saj, skemën korruptive të qeverisë me projektin e Unazës së Madhe. Sipas zëdhënëses Ina Zhupa, të tria kompanitë fituese janë të paracaktua­ra, pasi në tendera të ndryshëm ka qenë vetëm një ofertues i vlefshëm. "Kompania ' DH Albania' është krijuar në korrik të këtij viti, një muaj e gjysmë para hapjes së tenderit, nën emrin e kompanisë mëmë ' Dunëell Haberman ltd'. Kompania mëmë e saj është kompani offshore, me pronarë të panjohur, e regjistrua­r në Delaware

të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili njihet si parajsë fiskale. Kompania tjetër, ' Biba X' nuk ka përvojë në ndërtim rrugësh, aktivitet të cilin e ka shtuar pak para se të shpallej fitues i tenderit prej 18 milionë euro. Kompania ' Biba X' ka qenë nën sekuestro edhe gjatë periudhës kur ka marrë pjesë në tenderin e Unazës së Re, në shkelje flagrante të ligjit të

Prokurimev­e Publike", deklaroi zj. Zhupa. Sipas PD- së: "Dokumentet që tregojnë se kompania ' Biba X' ka qenë nën sekuestro në momentin e pjesëmarrj­es në tender dhe në momentin e shpalljes fitues. Gjithçka ka ndodhur në shkelje të ligjit të prokurimev­e publike që, për të rritur sigurinë e realizimit në kohë të veprës, kërkon që kompanitë të kenë siguri financiare,

të mos jenë në proces falimentim­i apo nën sekuestro. ' Biba X' ka urdhër sekuestro nga përmbarues­i më datë 3 korrik. Tenderi është hapur në 10 shtator dhe fituesi është shpallur 5 javë më vonë. Gjatë kësaj kohe, përfituesi i 18 milionë eurove, bashkë me një kompani fantazmë, ka qenë nën sekuestro, që i është hequr pas shpalljes fitues të tenderit, më 24 tetor".

 ??  ??
 ??  ?? Skema e dyshimtë e tenderimit të rrugës tek Unaza e Re, sipas opozitës
Skema e dyshimtë e tenderimit të rrugës tek Unaza e Re, sipas opozitës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania