Gazeta Shqiptare

Reagimi, ARRSH: Prokurimi sipas ligjit, nuk bëmë asnjë shkelje

-

Autoriteti

Rrugor Sh qiptar hodhi poshtë dje të gjitha akuzat e opozitës, ndërsa sqaroi procedurat për tenderin. ARRSH deklaroi se procedura e prokurimit është zbatuar sipas ligjit, ndërsa kompania nuk është dënuar me vendim të gjykatës së formës së prerë, për vepra që lidhen me veprimtari­në profesiona­le. "Procedura e prokurimit është zhvilluar në përputhje me ligjin nr. 9643 datë 20.11.2006 ' Për Prokurimin Publik' i ndryshuar, VKM- së nr. 914 datë 29.12.2014 ' Për miratimin e rregullave të prokurimit publik' e ndryshuar. Referuar dokumentev­e të tenderit, janë krijuar të gjitha hapësirat e nevojshme për shoqëritë vendëse ose të huaja në paraqitjen e ofertave dhe plotësimin e kritereve të dhëna në dokumentet e tenderit. Janë përcaktuar qartë rregullat kur ofertuesit paraqiten si bashkim i përkohshëm i opera- toreve ekonomik. Më datë 17.10.2018 ora 10.00, është bërë hapja publike e procedurës së prokurimit, nëpërmjet sistemit elektronik. Është konstatuar që kanë marrë pjesë 1.' Biba x shpk' & ' DH Albania shpk - degë e shoqërisë së huaj' me ofertën ekonomike 2.246.450.000,09 lekë, pa TVSH. 2.' Vëllezrit Hysa shpk' nuk kanë paraqitur dokumentac­ion dhe as ofertë. Komisioni

REAGIMI

"Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka vlerësuar dokumentac­ionin e dhënë duke kualifikua­r vetëm bashkimin e përkohshëm të operatorëv­e ekonomik ' Biba x shpk' & ' DH Albania shpk - degë e shoqërisë së huaj', pasi ka konstatuar që dokumentet janë në përputhje me kriteret e dhëna në dokumentet e tenderit", thuhet në reagimin e ARRSH.

i Vlerësimit të Ofertave ka vlerësuar dokumentac­ionin e dhënë duke kualifikua­r vetëm bashkimin e përkohshëm të operatorëv­e ekonomik ' Biba x shpk' & ' DH Albania shpk - degë e shoqërisë së huaj', pasi ka konstatuar që dokumentet janë në përputhje me kriteret e dhëna në dokumentet e tenderit", thuhet në reagimin e ARRSH.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania