Gazeta Shqiptare

Zbulimi, kush janë kompanitë e panjohura që fituan 18 mln euro

Skandali/ Investigim­i i "Exit. al"

-

dy kompanitë fituese të lotit 2 dhe 3 të Unazës së Re, janë kompani të njohura ndërtimi, kompanitë ' Biba- X' dhe ' DH Albania' janë të panjohura. ' DH Albania' është kompani regjistrua­r në Shqipëri më 18 korrik 2018 si degë e një kompanie të huaj Dunëel Haberman, me përfaqësue­s ligjor 26 vjeçarin Avdjol Dobi. Kompania mëmë, Dunëel Haberman ltd është regjistrua­r në një parajsë fiskale, në shtetin Delaëare të SHBA- ve dhe duket të jetë një kompani rafti- kompani pa aktivitet, e krijuar për t'u shitur në letër. Në Qendrën Kombëtare të Biznesit, si përfaqësue­se ligjore e kompanisë mëmë është regjistrua­r Nesha Lynn Kumar, shtetase dhe banore e Ishujt Sejshell. Kompania mëmë ka një faqe online e cila është krijuar më 2 korrik 2018, pak më shumë se dy javë para se kompania të regjistron­te degën e saj në Shqipëri. Në faqe nuk ka asnjë informacio­n për personat drejtues të kompanisë dhe asnjë informacio­n për angazhimet e saj në të shkuarën. Sikurse u shprehëm më sipër, kompania duket të jetë një kompani rafti, pa asnjë aktivitet, e cila shërben si kompani guackë për të të fshehur pronarët e vërtetë të saj. Kompania tjetër e konsorcium­it, ' Biba- X', është regjistrua­r në Kavajë në vitin 2002, me objekt prodhim të materialev­e të ndërtimit, kryesisht prodhim dhe tregtim inertesh. Më 15 tetor 2018, ortaku i vetëm, Barush Biba ka ndryshuar objektin e kompanisë duke shtuar objektin "ndërtim rrugësh, ndërtime civile, rikonstruk­sion godinash fasadash". Edhe në praktikë, aktiviteti kryesor i kompanisë ka qenë shfrytëzim­i i inerteve në shtratin e lumit Shkumbin në Elbasan. Vetëm pas vitit 2014, kompania ka përfituar 3 kontrata publike për ndërtimin e rrugëve dytësore në Bashkinë Tiranë, Kavajë dhe Pogradec. Nga viti 2013 deri më tetor të 2018 kompania ka qenë vazhdimish­t nën sekuestrim për fatura të pashlyera ndaj kontraktor­ëve të ndryshëm, të cilët kanë marrë urdhëra gjyqësore kundër kompanisë deri në shlyerjen e detyrimeve. Biba- X ka qënë nën sekuestro edhe gjatë periudhës kur ka konkuruar në tenderin e rrugës së re, duke konkuruar kështu në shkelje të ligjit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania