Gazeta Shqiptare

"U kërcënova nga shefi i policisë së burgut 302, sot nis grevën e urisë"

Ish- truproja e Berishës, apel për ndihmë ambasadës turke dhe amerikane Izet Haxhia: Jeta ime është ngërç për pozitën dhe opozitën, të dyja palët më duan të vdekur

-

Izet Haxhia, ish- truproja e Sali Berishës, deklaron se nga sot do të nisë grevën e urisë në burg. Në një postim në "Facebook", thuhet se kërkesa zyrtare e tij për këtë vendim iu dorëzua dje drejtorisë së burgut. Nuk dihet kush e ka shkruar postimin në "Facebook"- un e tij, pasi duhet thënë se disa prej postimeve janë shkruar edhe nga e dashura e tij, Erjona. Në njoftim thuhet Izet Haxhia do ta ndërmarrë këtë akt ekstrem pas kërcënimev­e, sipas tij, që ka marrë nga shefi i policisë së burgut 302. Në 2006- n, Izet Haxhia u arrestua në Turqi, ndërsa në maj të këtij viti ai u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin me 25 vite burg që ka marrë nga të gjitha shkallët e gjyqësorit shqiptar për bashkëpuni­m në vrasjen e deputetit Azem Hajdari.

POSTIMI I PLOTË

Nga dita e nesërme, Izet Haxhia hyn në grevë urie!

Kërkesa zyrtare e tij për këtë vendim iu dorëzua sot drejtorisë së burgut! Ky akt ekstrem i luftës demokratik­e vjen si pasojë e kërcënimev­e që Izet Haxhia ka marrë dje nga shefi i policisë së burgut 302. Ky i fundit u thirr nga Izeti për të denoncuar 2 punonjëset e burgut që kryen akte të paligjshme e të turpshme gjatë kontrollit fizik të një të afërmes së moshuar të Izet Haxhisë.

Në çdo vend demokratik, ndaj një ankese dhe akuze kaq të rëndë, shefi dhe policia, minimumi duhet të hetojë mbi ngjarjen dhe të marrë në pyetje punonjëset e tij!

Shefi i policisë së burgut 302, jo vetëm që kishte ardhur i parapërgat­itur për të mohuar gjithçka para Izetit, por edhe gënjeu duke thënë që "pashë kamerat, kontrolli ka qenë normal"…

Gënjeu sepse në dhomat e zhveshjes për kontroll nuk ka kamera!

Pra, mbasi mohoi paturpësis­ht, gënjeu paturpësis­ht, më në fund, kërcënoi Izet Haxhinë duke i thënë se "tani ke për ta parë çdo të të bëjmë, ta shohim që sot e mbrapa, je në dorën tonë etj.". Ky quhet kërcënim jete… Dmth., të kërcënohes­h hapur nga përfaqësue­si i shtetit, sepse thjesht po kërkon një anketë mbi 2 punonjëse... paramendon­i se çfarë të drejtë tjetër do mund të kërkojë Izet Haxhia në këtë vend!

Gjithçka është e kalbur, mafia është kudo, asnjë diferencë nuk bëhet midis pozitës dhe opozitës, kur vjen puna tek interesat e tyre!

Jeta e Izetit është një ngërç për të dyja palët, të dyja palët e duan të vdekur! Mos kini asnjë iluzion mbi këtë...

I bëj thirrje publike avokatit të Izet Haxhisë, zotit Bashkim Nikolla, të ndërmarrë hapat e duhura ligjore, në lidhje me këtë rrezik, keqtrajtim, kërcënim dhe shkelje të të drejtave të njeriut në mënyrën më flagrante, nga vetë shefi i policisë së burgut!

Sepse moszbatimi i detyrës së shefit për të shqyrtuar këtë akuzë të Izetit tregon hapur mbështetje­n dhe krahët e ngrohta që ka shteti nga mafia kuçedër, që ka përfshirë çdo skaj të shtetit. I bëj thirrje gjithashtu zotit Nikolla të dërgojë padinë kundër Sali Berishës, ashtu siç Izeti kërkon me ngulm!

I bëj thirrje të ankohet gjithashtu zyrtarisht, tek ambasada turke, e cila pranoi ekstradimi­n e shtetasit Haxhia, duke marrë garanci nga shteti shqiptar për jetën e tij!

Tek ambasada amerikane, si më e fuqishmja në Shqipëri, gjithashtu!

Sigurisht që jemi para shumë të panjohurav­e...

Por, diçka është e sigurt, para kalbjes dhe arrogancës së shtetit mafioz, ka edhe njerëz si Izet Haxhia ( të cilin ai farë shefi e kërcënoi sikur kishte të bënte me burgaxhinj­të për drogë e për vjedhje...) që shkojnë deri në vetëflijim për të drejtën dhe të vërtetën!

I tradhtuar nga vëllezër e nga ish- shokë, ai do vazhdojë i vetëm!

Ditë të rënda e të errëta priten, nëse askush s'do bëjë detyrën e tij, si nga ana e shtetit, si nga avokati e deri tek ne si njerëz të thjeshtë, etj..

Sot është jeta e Izetit në rrezik, por nesër e pasnesër, do na vijë radha të gjithëve…

Ju faleminder­it gjithëve!

 ??  ?? Izet Haxhia, ish- truproja e Sali Berishës
Izet Haxhia, ish- truproja e Sali Berishës
 ??  ?? Boran Bërçana dhe Silvana Ndoci
Boran Bërçana dhe Silvana Ndoci

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania