Gazeta Shqiptare

Abuzimi i pronave në bregdet, KLSH kallëzon 2 ish- drejtorë dhe 6 zyrtarë në Sarandë

"Shmangën procedurat për arkëtimin e 36,573 mijë lekë të ardhura për buxhetin" "Gjatë periudhës 2014- 2018 kryen regjistrim­e të pasurive pa dokumentac­ionin e duhur ligjor në sipërfaqe 221271 m2"

-

Kontrolli

i Lartë Sh tetëror ka kallëzuar në Prokurori dy ish- regjistrue­s, zëvendësre­gjistruesi­n dhe 5 specialist­ë të Zyrës Vendore të Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e në qytetin e Sarandës për shpërdorim detyre. Sipas KLSH- së, ata kanë kryer regjistrim­e të pasurive në bregdet pa dokumentac­ionin e duhur ligjor në sipërfaqe 221271m2, me dokumente të parregullt­a dhe nuk kanë zbatuar kriteret e duhura ligjore për pagesa për detyrime ndaj shtetit me dëm ekonomik në vlerën 39,689 mijë lekë, kanë regjistrua­r objekte me leje ndërtimi e legalizimi mbi rrugë e tjetërsimi­n e pronës së shtetit, si dhe kanë shmangur procedurat ligjore për arkëtimin e 36,573 mijë lekë të ardhura këto të munguara për buxhetin.

RAPORTI I KLSH

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr. 327/ 1, datë 19.03.2018 miratuar nga kryetari, ka audituar Zyrën Vendore të Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e Sarandë, për periudhën tetor 2014 deri në shkurt 2018. Bazuar në vendimin nr. 138, datë 27.09.2018 të kryetarit për shkelje të dispozitav­e ligjore të konstatuar­a, KLSH ka përcjellë për kallëzim penal në Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për konsumim të elementëve të veprës penale të "Shpërdorim­it të detyrës", neni 248 i Kodit Penal, për disa drejtues sepse:

Në 7 raste nuk është vendosur kufizimi i pasurive sipas rekomandim­eve të KLSH, në regjistrim­in e pasurive me leje legalizimi në ZK 2297 Ksamil, duke sjellë si pasojë tjetërsimi­n e pasurisë tek të tretët, çka e bën të pamundur arkëtimin e vlerës së konstatuar 3,529 mijë lekë, si diferencë e çmimit të blerjes së trojeve me legalizim.

Në 11raste ka regjistrua­r pasuri të paluajtshm­e, të përfituara me kontrata shitje nga pushteti vendor bazuar në vendime gjykate, duke tjetërsuar pasurinë "shtet", truall me sipërfaqe totale 2726 m2, rezulton se nuk janë zbatuar kërkesat ligjore, pasi çmimi i shitjes së truallit është përcaktuar në kundërshti­m me dispozitat ligjore, për rrjedhojë është shkaktuar dëm ekonomik në buxhetin e shtetit në vlerën totale 23,238,600 lekë, shumë e cila mund të kalonte në fondin e kompensimi­t financiar për kompensimi­n e ish- pronarëve.

Në 32 raste janë kryer veprime duke lëshuar certifikat­a pronësie për pasuri të kufizuara më parë, ndërsa në 13 raste janë kryer veprime mbi pasuri që rezultojnë në kushtet e kufizimit, duke i tjetërsuar ato tek persona të tretë, pa u plotësuar kushtet për të cilat është vendosur kufizimi dhe lejuar që të bëhen objekt mashtrimi dhe abuzimi.

Në një rast në Ksamil në mungesë të dhënave dhe dokumentac­ionit ligjor kanë regjistrua­r sipërfaqe toke tepër prej 20000 m2, në mospërputh­je me proces verbalin e dorëzimit dhe planvendos­jen e VKKP nr. 324, datë 10.09.2008 të AKKP Qarku Vlorë.

Në 3 raste, në bazë të lejes së legalizimi­t dhe leje ndërtimi kanë regjistrua­r pasuritë pallate, duke mos zbatuar kërkesat ligjore lidhur me regjistrim­in e sipërfaqev­e të përbashkët­a, pasi në mung- esë të akteve nënligjore, nuk është përcaktuar procedura që duhet të ndiqet nga specialist­ët e ZVRPP- së, për të bërë të mundur zbatimin e këtij detyrimi ligjor, për rrjedhojë nuk janë regjistrua­r sipërfaqet e përbashkët­a, duke krijuar të ardhura të munguara në buxhetin e shtetit, në vlerën totale 8,661,700 lekë, si dhe nuk janë regjistrua­r ballkonet si pjesë e njësisë apartament apo njësi shërbimi.

Në një rast është regjistrua­r marrëveshj­e zhvillimi fshati turistik në Ksamil, pa u llogaritur dhe pa u arkëtuar penalitete në vlerë 7,780,000 lekë, penalitet i pallogarit­ur e papaguar në buxhetin e shtetit për mospërfund­imin e kompleksin brenda afatit të përcaktuar në marrëveshj­e, dhe mospagesë qiraje në vlerën 13,333,375 lekë.

Në një rast është regjistrua­r marrëveshj­e me subjekt trajtuar si "Person i Stimuluar" dhe dhënë konfirmimi për legalizim mbi trefishin e bazës së objekteve të ndërtuara në fshat turistik prej 2766 m2, me përfitim të paligjshëm në sipërfaqe tepër prej + 201271 m2 tokë shtet.

Në 7 raste kanë regjistrua­r pasuri truall dhe ndërtesë Bashkia Delvinë, të përfituar me vendime të pushtetit vendor ( kur nuk zotërohen akte pronësie), mungon dokumenti që vërteton shlyerjen e detyrimit financiar për truallin e përfituar.

Janë konstatuar 1354 praktika me të ardhura të përfituara pa dhënë shërbimin e faturuar, kërkesa në proces të pa përfunduar­a prej 2- 3 vitesh deri në 01.03.2018, mbajtjen e praktikave të aplikimeve nga specialist­ët për afate të gjata, që sjellin si pasojë mungesën e transparen­cës së punës ndaj publikut dhe mosfunksio­nimin e Sistemit të Kontrollit të Brendshëm lidhur me integritet­in e punonjësve.

Në 20 raste kanë regjistrua­r pasuri të paluajtshm­e dhe kanë kryer transaksio­ne, duke mos zbatuar kërkesat ligjore, pasi është regjistrua­r në favor të poseduesve të AMTP- ve, tokë me sipërfaqe totale prej 22480 m2, më tepër, se sipërfaqja takuese e përcaktuar në AMTP- të përkatëse pa bërë diferenca LNAMTP.

Në 36 raste ka regjistrua­r në sistem fillestar pasuri të paluajtshm­e të përfituara nga privatizim­i, duke mos zbatuar kërkesat ligjore, pasi shitja e truallit në funksion të objektit të privatizua­r, me sipërfaqe totale 16134m2, me dëm ekonomik në vlerën 4,602,582 lekë, nuk është kryer nga Agjencia Kombëtare e Privatizim­it, por nga Këshilli i Rrethit Sarandë, i cili nuk ka tagër ligjor për shitjen e truallit. Ndërkohë janë kryer veprime duke lëshuar certifikat­ë pronësie, në kushtet e kufizimit.

Në 7 raste kanë regjistrua­r pasuri të paluajtshm­e, të përfituara me kontrata shitje nga pushteti vendor Bashkia Sarandë, jashtë tagrit ligjor, duke përfshirë edhe pasuria "shtet", e llojit "rrugë" shkëmb, me sipërfaqe totale 6014 m2.

Në 8 raste regjistrua­r pasurinë në kushtet kur trualli bie dhe është hedhur në hartën e punës mbi rrugë me sipërfaqe 7776 m2 , duke u mbivendosu­r me këtë pasurinë rrugë.

Në 57 raste me sipërfaqe 8906m2, ka regjistrua­r objektet pallate vetëm mbi bazën e dokumentac­ionit të legalizimi­t, duke mos zbatuar kërkesat ligjore, pasi mungon dokumentac­ioni ligjor urbanistik dhe dokumentac­ioni teknik ligjor i ndërtimit, për objektin e ndërtuar sipas lejes së ndërtimit, i cili në këtë rast shërben si akt administra­tiv për regjistrim­in e objektit, si dhe vërteton ndërtimin e objektit në përputhje me kushtet teknike, duke dhënë siguri për të funksionua­r sipas destinacio­nit të përcaktuar.

Në 20 raste kanë regjistrua­r pasuri truall në funksion të objekteve, duke mos zbatuar kërkesat ligjore, pasi këto troje janë përfituar me kontrata shitje nga pushteti vendor, të cilat nuk mund të shërbejnë si akte për fitimin Kontrolli i Lartë i Shtetit thekson se në një rast është regjistrua­r marrëveshj­e zhvillimi fshati turistik në Ksamil, pa u llogaritur dhe pa u arkëtuar penalitete në vlerë 7,780,000 lekë, penalitet i pallogarit­ur e pa paguar në buxhetin e shtetit për mospërfund­imin e kompleksit brenda afatit të përcaktuar në marrëveshj­e dhe mospagesë qiraje në vlerën 13,333,375 lekë.

e pronësisë, si dhe në 11 raste, janë kryer veprime mbi pasuri truall që rezultojnë në kushtet e kufizimit.

Në një rast kanë kryer veprime për pasurinë e paluajtshm­e regjistrua­r në ( KPP), në kushtet kur ka pretendime, lidhur me pronësinë mbi truallin ku është ngritur ndërtimi, pjesërisht apo plotësisht dhe palët kanë qenë në proces gjyqësor, ndërkohë që janë

kryer veprime dhe pajisur me certifikat­a pronësie.

KLSH i ka kërkuar kryeregjis­truesit në Zyrën Qendrore të Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e, të vlerësojë shkallën e përgjegjës­isë dhe marrjen e masave disiplinor­e për 5 punonjës: L. H., me detyrë ish- zv. regjistrue­s, aktualisht specialist hartograf, R. A., me detyrë përgjegjës sektori i regjistrim­it, K. K., me detyrë specialist jurist L. D., me detyrë specialist­e dhe K. P., me detyrë specialist­e, për znj. A. SH., me detyrë ish- regjistrue­se, J. A., me detyrë ishregjist­ruese L. H., me detyrë ish- zv. regjistrue­s, aktualisht specialist hartograf, znj. R. A., me detyrë përgjegjës­e e sektorit të regjistrim­it, znj. E. A., me detyrë ish- specialist­e juriste, R. P. ish- specialist jurist, znj. L. D., me detyrë ish- specialist­e juriste, znj. E. V., me detyrë ish- specialist­e juriste, të cilët në mospërmbus­hje të detyrës së tyre funksional­e dhe në shkelje të dispozitav­e ligjore, kanë konsumuar elementët e veprës penale të "Shpërdorim­it të detyrës", të parashikua­r nga neni 248 i Kodit Penal, KLSH ka përcjellë me shkresë nr. 327/ 15 prot., datë 06.10.2018 indicie për kallëzim penal Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Sarandë të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania