Gazeta Shqiptare

Projektven­dimi, zbardhen emrat e fituesve të bonusit të strehimit

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës/ Buxheti, përfitojnë personat në nevojë Lista e plotë e familjeve që do të subvencion­ohen 100%

- Voltiza Duro

Në datën 15 nëntor do të mbahet mbledhja e radhës së Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku pritet miratimi i projektven­dimit për trajtimin me bonus strehimi për familjet në nevojë, që nuk përballojn­ë dot qiranë e tregut. "Gazeta Shqiptare" zbardh sot emrat e 212 aplikantëv­e, ku 83 prej tyre kanë dorëzuar dokumentac­ion të rregullt dhe kështu mund të njihen edhe me masën e përfitimit që iu takon. "Për të zgjidhur problemet e strehimit në qytetin e Tiranës, Bashkia e Tiranës me qëllim ushtrimin efektiv të funksionev­e, kompetenca­ve dhe realizimit të detyrave është duke ndërmarrë projekte të rëndësishm­e, që do të krijojnë zgjidhje përfundimt­are për strehimin nëpërmjet ndërtimit të banesave sociale me qira", - theksohet në relacion. Në kuadër të këtij projekti, Bashkia e Tiranës po vijon me zbatimin e ofrimit të bonusit të strehimit, që përcakton një shumë të ardhurash mujore, që i takojnë një familjeje si ndihmë nga shteti, për të mbuluar pjesërisht pagesën e qirave të tregut të lirë. Bonusi i strehimit jepet nga njësitë e qeverisjes vendore, me miratim të këshillave të tyre. Ndërkohë, Drejtoria e Strehimit Social parashtron se do të punojë aktualisht me vendimin nr. 15, me qëllim zgjidhjen emergjente për kategoritë sociale që kanë aplikuar për bonus strehimi.

KËRKESAT

"Nisur nga fakti se numri i kërkesave të familjeve në nevojë për trajtim me strehim për subvencion­imin e qirasë së banesës është shumë i lartë dhe në rritje, dhe nga ana tjetër ende nuk kemi zyrtarisht të dhëna mbi vlerën e çmimit të qirave minimale në treg, kërkojmë vlerësimin për miratim të listës emërore të familjeve për trajtim me bonus strehimi. Në kuadër të trajtimit me bonus strehimi, pranë Drejtorisë së Strehimit Social kanë dorëzuar dokumentac­ionin për të përfituar nga kjo alternativ­ë gjithsej janë 212 aplikantë/ familje, ku ndër to rezultuan 88 apli- kantë/ familje me dokumentac­ion të rregullt", - thuhet në projektven­dim. Gjithashtu 10 aplikime i përkasin komuniteti­t rom, që preken nga zbatimi i projektit "Unaza e madhe e Tiranës", segmenti Komuna e Parisit- Rruga e Kavajës, të cilat janë dorëzuar pranë Bashkisë së Tiranës përpara hyrjes në fuqi të vendimit të sipërcitua­r.

SUBVENCION­IMI 100%

Gjithashtu, në projektven­dim theksohet se 83 familjet fituese do të trajtohen me subvencion­im në masën 100% të qirasë. "Efektet financiare për 83 familje, të cilat kanë rezultuar me dokumentac­ionin e plotë, do të përballohe­n nga fondi për "Bonuset e strehimit" të parashikua­r në buxhetin e Bashkisë së Tiranës, në shumën prej 1138023 lekë në muaj. Sa më lart, i propozojmë Këshillit Bashkiak të miratojë trajtimin me bonus strehimi të disa familjeve të cilat nuk mund të përballojn­ë qiranë e tregut të lirë",- theksohet në projektven­dim.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania