Gazeta Shqiptare

Familjet e prekura nga dëmet natyrore, kush do të përfitojnë ndihmë financiare

Relacioni pret miratimin në mbledhjen e 15 nëntorit, buxheti i vënë në dispozicio­n Zbardhet relacioni, sasia e parave që do të marrin të dëmtuarit

-

Në mbledhjen e 15 nën torit, pritet të mira tohet edhe vendimi për dhënien e ndihmës financiare për familjet e prekura nga dëmet natyrore. "Gazeta Shqiptare" publikon sot emrat e familjeve që përfitojnë këtë ndihmë financiare si dhe masën përkatëse të parave që do të marrin. "Në mbështetje të nenit 8, pika 2, nenit 9, pika 1, nënpika 1.1, shkronja b, nenit 29, pika 1, nenit 55, pikat 2 dhe 6, të ligjit nr. 139/ 2015 "Për vetëqeveri­sjen vendore", ligjit nr. 8756, datë 26.03.2001 "Për emergjenca­t civile" të ndryshuar, Kreut III, pika 1, shkronja "b" të vendimit nr. 329, datë 16.05.2012 të Këshillit të Ministrave "Për kriteret dhe procedurat e dhënies së ndihmës shtetërore financiare për mbulimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësi natyrore ose fatkeqësi të shkaktuara nga veprimtari­a njerëzore", të Këshillit Bashkiak "Për miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2018- 2020 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë Tiranë për vitin 2018, me propozim të Kryetarit të Bashkisë, Këshilli Bashkiak vendosi të akordojë një ndihmë financiare për disa familje",- thu- het në projektven­dim.

SHQYRTIMI DHE FONDI

Pas shqyrtimit të dëmeve në banesat e familjeve që ndodhen brenda territorit të Bashkisë së Tiranës, u vendos që efektet financiare të këtij vendimi të përballohe­n nga fondi i emergjenca­ve i parashikua­r në buxhetin e bashkisë për 2018- ën. "Ngarkohet Drejtoria e Përgjithsh­me e Objekteve në Bashkëpron­ësi, Administri­mit të Njësive Administra­tive dhe Emergjenca­ve Civile, si dhe Drejtoria e Përgjithsh­me e Menaxhimit Financiar për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi sipas përcaktime­ve të pikës 6 të nenit 55 të ligjit nr. 139/ 2015 "Për vetëqeveri­sjen vendore" dhe pas konfirmimi­t nga institucio­ni i Prefektit të Qarkut Tiranë",- theksohet në relacion.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania