Gazeta Shqiptare

Kompensim ushqimor në shkolla për fëmijët e familjeve në nevojë, kriteret që nevojiten

Ja në cilat shkolla do të merret pagesa ditore

-

Një

tjetër projektven dim pret miratimin në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak. Përkatësis­ht do të kompensohe­t ushqimi për fëmijët e familjeve në nevojë në shkollat ku implemento­het projekti pilot "Bëjmë detyrat e shtëpisë". Ky kompensim ushqimor do ti shtohet masës së ndihmës ekonomike.

KRITERET

"Nxënësit përfitues të kompensimi­t ushqimor duhet të plotësojnë njërin nga kriteret si më poshtë: Nxënës që vijnë nga familje të cilat përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike; Nxënës që vijnë nga familje që përfitojnë ndihmë nga programi i bllokndihm­ës ekonomike deri në 6 % nga buxheti i Bashkisë Tiranë; Nxënës që vijnë nga familje që përfitojnë ndihmë nga fondet e buxhetit vendor të Bashkisë Ti- Lissss ranë",- theksohet në projektven­dimin e Këshillit Bashkiak. Efektet financiare të këtij vendimi, do të mbulohen nga fondi i vënë në dispozicio­n në programin e Kujdesit Social, në zërin Kompensim për fëmijët në nevojë në shkolla ( ushqim me vete), në buxhetin e vitit 2018, aparati i Bashkisë. Për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi janë ngarkuar Drejtoria e Përgjithsh­me e Menaxhimit Financiar, Drejtoria e Përgjithsh­me e Shërbimeve Sociale, Njësitë Administra­tive të Bashkisë Tiranë. Përzgjedhj­a e shkollave që po pilotohen është bërë mbi bazën vlerësimit të infrastruk­turës së nevojshme dhe kapaciteti­t fizik të shkollave, të 4 shkollat e përzgjedhu­ra kanë infrastruk­turën e duhur dhe funksionoj­në me një turn. 4 shkollat e përzgjedhu­ra janë: shkolla 9- vjeçare "Hasan Tahsim" NJA 2 dhe nxënës të shkollës 9- vjeçare" Fan Noli" që zhvillojnë mësim tek shkolla "Hasan Tahsim", Shkolla 9- vjeçare "Ardian Klosi" NJA 4, Shkolla 9- vjeçare "Betim Muço" NJA 6 dhe shkolla 9- vjeçare "E Kuqe". Kompesimi për kuotën ditore të ushqimit do të jetë 160 lekë në ditë. Kuota me këtë vlerë përfaqëson racionin ushqimor ditor për çdo fëmijë që do të përfitojë nga ky projekt në shkol- lat që janë pjesë e projektit pilot "Bëjmë Detyrat e Shtëpisë", i cili zhvillohet nën kujdesin e MASR./ vo. du

 ??  ??
 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania