Gazeta Shqiptare

Ahmetaj me propozim të ri: Të tatohen të gjitha pagat

Ministri ka sugjeruar që të ulet niveli i pagave të tatueshme deri në 10 mijë lekë "T'i fusim në sistem në taksë 1,5% të gjithë"

-

Përkundër propozimit të deputetëve social istë për të rritur nga 30 mijë në 40 mijë pragun e pagave të patatueshm­e, ministri i Financave, Arben Ahmetaj kërkon që ky prag të hiqet fare, ose të ulen deri në 100 mijë lekë. Gjatë diskutimit të projektbux­hetit në Kuvend, ministri i Financave tha gjatë diskutimev­e nen për nen të buxhetit të vitit 2019 mund të dilet me një propozim për uljen e pragut të patatueshë­m. "Tatimin për të ardhurat personale do ta diskutojmë kur të vijmë nen për nen, besoj unë që janë 55% e të punësuarve që janë jashtë sistemit fiskal, pra nuk kontribuoj­në fiskalisht përmes tatimit mbi të ardhurat personale, besoj që mund të maturojmë një propozim që ta ulim pragun nga 300 ta çojmë 100, apo t'i fusim në sistem në taksë 1,5% të gjithë", tha Ahmetaj. Por nuk bëhet fjalë vetëm për një ide, por për një nismë konkrete, pasi ai konfirmoi se propozimi tashmë ishte bërë. "Unë e kam bërë një propozim, besoj që do të diskutohet në të ardhmen që t'i fusim të gjithë kontribuue­s me 1,5% të ardhurash personale dhe bëjmë gjithë gamën e të punësuarve brenda sistemit kontributi­v fiskal", u shpreh Ahmetaj. Deri në 6- mujorin e parë të këtij viti, në Shqipëri ishin rreth 1 milion e 300 mijë të punësuar. Sipas formulës së taksës progresive që është në fuqi, pagat deri 30 mijë lekë dhe gjithë pagat e tjera deri në këtë shumë nuk tatohen. Nëse zbatohet kjo formulë, atëherë ulja e pragut do të përfshinte të gjithë punëmarrës­it në vend. Gjithsesi, efektet financiare nuk janë bërë të ditura ende dhe çdo gjë do të varet nga propozi- Pak ditë më parë deputetë socialistë në Komisionin e Ekonomisë kërkuan që pagat deri në 40 mijë lekë të reja të mos taksohen. Ata propozuan që të rritet pragu nga 30 mijë që është sot në 40 mijë lekë, si një zgjidhje që do t'u vinte në ndihmë afro 70 mijë personave që kanë këtë nivel pagash.

mi konkret që do konkludojë ministri i Financave edhe publikisht. Paga minimale në Shqipëri për efekt fiskal është 24 mijë lekë në muaj, kështu që edhe nëse merret në konsiderat­ë shkalla më e ulët e propozuar nga ministri i Financave për një taksim prej 1,5% të pagës, çdo i punësuar do të duhet të paguajë nga 360 lekë deri në 450 lekë më shumë në muaj si tatim mbi të ardhurat personale. Ndërkohë që pak ditë më parë deputetë socialistë në Komisionin e Ekonomisë kërkuan që pagat deri në 40 mijë lekë të reja të mos taksohen. Ata propozuan që të rritet pragu nga 30 mijë që është sot në 40 mijë lekë, si një zgjidhje që do t'i vinte në ndihmë afro 70 mijë personave që kanë këtë nivel pagash. "Duke vlerësuar dhe rritjen e vazhdueshm­e të pagave të atyre që kanë marrë më pak deri tani dhe duke marr parasysh faktin që rritjet kanë prekur fashën, e cila nuk paguante dhe kanë kaluar në fashë që paguajnë, ne do duhet ta rishikojmë këtë duke propozuar që fasha për të cilën fillon tatimi mbi të ardhurat të jetë 40 mijë lekë dhe jo 30 mijë lekë sikundër e kemi", - u shpreh Gjylameti gjatë prezantimi­t të këtij propozimi. Por ministri i Financave u shpreh kundër këtij propozimi duke theksuar se ishte kategoriki­sht kundër lëvizjes së dyshemesë nga 30 mijë në 40 mijë lekë.

 ??  ?? Ministri i Financave, Arben Ahmetaj
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania