Gazeta Shqiptare

"Nëse s'liberalizo­hen vizat, kushtëzojm­ë dialogun"

Zëvendëskr­yeministri i Kosovës: Vendosëm taksë në mallrat serbe, do të ndërmerren veprime të tjera Enver Hoxhaj: Pse do të duhej t'i besonim BE- së që do ta bindë Serbinë?

-

Zëvendëskr­yeministri në qeverinë e Kos ovës, Enver Hoxhaj ka thënë se Kosova duhet ta kushtëzojë dialogun me Serbinë, nëse nuk liberalizo­hen sa më parë vizat për qytetarët e Kosovës. Në një intervistë për Radion ' Evropa e Lirë', Hoxhaj ka folur edhe për taksën që Kosova i ka vendosur mallrave serbe, duke thënë se mund të ketë edhe masa të tjera nëse Serbia vazhdon të sillet me agresivite­t ndaj Kosovës. Hoxhaj ka folur edhe për mungesën e njohjeve dhe pasiviteti­n e diplomacis­ë kosovare në këtë drejtim.

Z. Hoxhaj, jeni cituar të keni thënë se Kosova duhet të tërhiqet nga dialogu nëse nuk liberalizo­hen vizat. Si e keni menduar vendosjen e këtij, kushtimish­t thënë kushti, karshi Bashkimit Evropian?

Kam menduar që do të ndodhë një lloj politike e kushtëzimi­t, jo një lloj tërheqje. Në deklaratat e mia asnjëherë nuk ka pasur formulime për tërheqje, por, nëse Bashkimi Evropian nuk është në gjendje që t'i përmbushë premtimet në raport me liberalizi­min e vizave dhe ne i kemi përmbushur të gjitha kriteret, nga kriteri i parë deri në kriterin e 95- të, dhe tash i mbetet BE- së, që të marrë vendim sa i takon mundësisë së lëvizjes së lirë në vitin 2019. Atëherë pse do të duhej t'i besojmë BE- së që BE- ja do të ketë instrument­e që ta bindë Serbinë që ta njohë Kosovën. Duhet të jemi realistë në një qasje të tillë.

Një lloj kërcënimi procesit të dialogut e ka bërë edhe pala serbe. A do ta përfillë qeveria e Kosovës këtë kushtëzim?

Beogradi a do të tërhiqet nga dialogu apo jo, është çështje e tyre. Ne do ta marrim pjesë në dialog. I besojmë dialogut. Por, vendosja e taksës është diçka tjetër. Nëse Serbia bën agresion politik mbi Kos- ovën, siç ka ndodhur në vitin 2017 dhe në vitin 2018, është e natyrshme në sjelljen politike të shteteve që ne të vendosim masa ekonomike dhe përmes masave ekonomike, ta dëmtojmë tregun serb. Nëse Serbia bën tregti me Kosovën rreth 400 milionë euro në vit dhe ky buxhet përdoret për të tërhequr njohje, ky buxhet të përdorët për ta penguar anëtarësim­in e Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombët­are, ky buxhet përdoret për ta goditur imazhin e Kosovës dhe sovranitet­in e Kosovës, është një sjellje normale që vendet të marrin veprime të tilla.

Sa është reale që Kosova dhe Serbia të merren vesh për kufirin mes dy shteteve?

Mendoj që marrëveshj­a mes Kosovës dhe Serbisë “Kam menduar që do të ndodhë një lloj politike e kushtëzimi­t, jo tërheqje. Në deklaratat e mia asnjëherë nuk ka pasur formulime për tërheqje, por nëse Bashkimi Evropian nuk është në gjendje që t'i përmbushë premtimet në raport me liberalizi­min e vizave, ndërkohë që ne i kemi përmbushur të gjitha kriteret, nga i pari deri në kriterin e 95të. Tashmë i mbetet BE- së që të marrë vendim sa i takon mundësisë së lëvizjes së lirë në vitin 2019”.

duhet të përfshijë disa elemente. Elementi i parë i saj është njohja e ndërsjellë. Nuk ka temë më të rëndësishm­e në raportet bilaterale Kosovë- Serbi, se sa njohja e ndërsjellë dhe anëtarësim­i i Kosovës në OKB. Nëse Serbia ka vullnet politik që kjo të ndodh, ne jemi të gatshëm që të ulemi dhe të bisedojmë më Serbinë. Natyrisht që ka edhe tema të tjera. Mund të jenë çështje ekonomike, çështje tregtare, mund të jenë tema energjetik­e, të sigurisë, mund të jenë shkaqet të cilat e kanë sjellë luftën dhe konfliktin në Kosovë, dëmet e luftës, fati i të të pagjeturve. Unë mendoj se është herët të merremi me epilogun e dialogut.

Diplomacia serbe po zhvillon një fushatë mjaft të ashpër kundër njohjeve dhe anëtarësim­it të Kosovës në organizata e mekanizma ndërkombët­arë. Çfarë po bëjnë institucio­net e Kosovës karshi këtyre veprimeve?

Njëri prej veprimeve që kemi ndërmarrë javën e kaluar ka qenë vendosja e një takse në mallrat serbe, por unë besoj që do të ndërmerren edhe veprime tjera, por veprimet shtetet serioze i marrin si veprime dhe nuk i deklarojnë paraprakis­ht. Përtej kësaj, unë jam i mendimit që politika e jashtme e Kosovës, duhet ta parandaloj­ë një qëllim që e ka politika e jashtme serbe dhe qëllimi i politikës së jashtme serbe ka qenë që çdo herë Kosova të mos ketë fare politike të jashtme, që i gjithë raporti jonë me bashkësinë ndërkombët­are të kalojë vetëm përmes dialogut. Për ta zgjeruar kontekstin e politikës së jashtme, ne duhet të marrim më shumë njohje, ne duhet të aplikojmë dhe të anëtarësoh­emi në më shumë organizata ndërkombët­are.

 ??  ?? Zëvendëskr­yeministri i qeverisë së Kosovës, Enver Hoxhaj
Zëvendëskr­yeministri i qeverisë së Kosovës, Enver Hoxhaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania