Gazeta Shqiptare

Elda Pema: Modelet në Shqipëri gjykohen si trupa që reklamojnë veshje

"Nuk i vendos vetes korniza, mashkulli ideal duhet të jetë inteligjen­t"

- Egla Xhemali

Modelingun e kam pa sion dhe mendoj se ka lindur me mua". Kështu e nis rrëfimin për "Gazeta Shqiptare" Elda Pema. Bukuroshja na njeh me magjinë e pasarelave që i ka ëndërruar që e vogël, për vështirësi­të dhe gjykimet që hasin vajzat të cilat bëhen pjesë e tyre, për pagesat qesharake, si dhe për rëndësinë që kanë rrjetet sociale. Elda thotë se modelet në Shqipëri gjykohen thjesht si trupa që reklamojnë veshje, megjithatë ajo dhe shumë vajza të tjera besojnë se një ditë gjërat do ndryshojnë. Pema na tregoi dhe për vlerësimin qesharak që përkthehet në anën financiare, si dhe për rastet kur ai mungon. Modelja na shpjegon se pse ka zgjedhur të studiojë infermieri. Shpirti i saj zbukurohet edhe më shumë kur pohon se ajo ishte rruga nëpërmjet së cilës do ishte pranë njerëzve për t'i ndihmuar. Një mashkull që të tërheqë Eldën duhet medoemos të jetë inteligjen­t. Më tej, Pema na zbulon se po punon për të depërtuar edhe përtej kufijve. Mezi e presim debutimin e saj jashtë! Modelingu për ty është pasion apo profesion? Modelingun e kam pasion, i cili mendoj se ka lindur me mua. Që në moshë të vogël, gjëja që më tërhiqte më shumë ishin modelet teksa ecnin në pasarelat më të mëdha të botës. Tanimë ky pasion për mua po kthehet në një shtysë për ta bërë, pse jo një nga profesione­t e mia. Si funksionon modelingu në Shqipëri? Modelingu, duke folur dhe nga përvoja personale, është një profesion, i cili duhet të shikohet i rëndësishë­m për tregun shqiptar të punës. Nuk mendoj se po trajtohet ashtu siç duhet. Një modele në vendin tonë gjykohet thjesht si një trup që reklamon diçka, për më tepër vlerësimi që bëhet është tepër qesharak në çdo lloj aspekti. Gjithsesi, unë dhe shumë vajza të tjera e vazhdojmë modelingun me dëshirë e pasion, me shpresë se ndoshta një ditë gjërat do të ndryshojnë. A paragjykoh­en femrat e bukura? Nuk paragjykoh­en femrat e bukura, por paragjykoh­et ajo çka ato përcjellin te të tjerët. Për dikë një femër e bukur është një kukull plastike, e cila nuk ka asgjë tjetër përveç bukurisë, ndërsa dikush tjetër e sheh bukurinë e një femre si një dhuratë të Zotit. Mendoj se është çështje këndvështr­imi. Për mua bukuria nuk është thjesht diçka që të kënaq syrin, por shkon më tej. Ka pagesë të kënaqshme një modele? Absolutish­t jo. Në Shqipëri modelet nuk marrin vlerësimin e duhur për sa i përket pagesës. Rastet variojnë nga pagesat qesharake deri në momente që nuk paguhen fare. Mendoj se është diçka që duhet rregulluar, pasi kjo po shërben si diçka që po stopon shumë vajza nga ky profesion. A synon tregun ndërkombët­ar? Pse jo? Është diçka për të cilën po punoj, sepse synimet e mia janë gjithmonë lart e më lart. Ndoshta në një të ardhme shumë të afërt do të realizohet. Si i sheh vajzat që e kanë shndërruar "Instagram"- in në biznes? "Instagram"- i është një rrjet social personal. Çdokush mund ta përdorë për përfitimet e tij. Mendoj se është diçka shumë e mirë, që na ofrohet të gjithëve si një mundësi biznesi. Sa të rëndësishë­m janë "follower"- sat? A janë më të rëndësishë­m se fansat realë? "Followers"- at janë deri diku të rëndësishë­m, por jo më tepër se fansat realë. Në "Instagram" mund të kemi ndjekës, të cilët ndoshta na pëlqejnë vetëm në bazë të asaj çka ne shfaqim aty, ndryshe nga kjo fansat realë, që na ndjekin, duke na njohur për atë që jemi. Çfarë duhet të ketë një mashkull që të të tërheqë vëmendjen? Nuk jam person që i vendos vetes korniza, por kam një pikë të dobët, e cila më tërheq më shumë nga të gjitha dhe ajo është zgjuarsia. Një mashkull i zgjuar është gjithmonë tërheqës. Një modele që zgjedh infermieri­në. Pse ke bërë këtë zgjedhje? Edhe pse shumë e apasionuar pas modelingut që në moshë të vogël, diçka tjetër më ka tërhequr akoma më shumë. Shpirti i mirë për të ndihmuar njerëzit në lidhje me shëndetin. Është një profesion që më bën të ndihem pafundësis­ht mirë dhe e lumtur. Besoj se këtë punë do ta realizoj më së miri. Përkufizim­i që do i jepje lumturisë? Lumturia është një nocion i lartë e abstrakt, që nuk mund të arrihet lehtë. Shumë njerëz pretendojn­ë se disponojnë shkallën e lartë të lumturisë, por kjo është thjesht një ndjenjë gëzimi, ose e çastit që mund të zgjasë, por jo pafundësis­ht. Lumturia mund të përjetohet një moment dhe shtysë për këtë mund të jetë një faktor i jashtëm ose brendshëm shpirtëror, që e bën individin t'i duken gjërat me ngjyra të çelëta. Të qenurit i lumtur do të thotë të jesh i vetëkënaqu­r. Në përgjithës­i gjërat të duken më të lehta për t'u bërë, por kjo gjendje shpirtëror­e ka pak gjasa të përjetohet shpesh.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania