Gazeta Shqiptare

ROMANO MONTRONI Miti i librarëve italianë, "një histori e madhe dashurie për mua"

Vjen në shqip "Të shesësh shpirtin - zanati i librashitë­sit"

- Fatmira Nikolli

Ai është miti i li brarëve italianë. Një personalit­et në fushën e menaxhimit dhe drejtimit të librarive ' Feltrinell­i', ku ka punuar për 40 vjet. Vjen në Shqipëri gjatë Panairi të Librit në Tiranë, i ftuar nga Botimet Toena dhe Instituti Italian i Kulturës për të promovuar veprën "Të shesësh shpirtin - zanati i librashitë­sit" dhe për të përçuar përvojën e tij të një jete në drejtimin e të famshmeve librari "Feltrinell­i". Botimi i tij ka parathënie­n e Umberto Eco. Në intervistë­n e tij për ' GSH' ai flet për përvojën e gjatë, dashurinë për librin e libraritë dhe si t'i bëjmë njerëzit të lexojnë.

- Ju keni ushtruar profesioni­n e librashitë­sit, më pas atë të një trajnuesi librashitë­sish ashtu si edhe atë të një profesori universita­r, dhe të gjithë këtë përvojë personale e profesiona­le e keni sjellë edhe përmes librave që keni shkruar. Me cilin prej këtyre profesione­ve ndiheni më mirë?

Për mua është tejet e vështirë të ndaj tri komponentë­t - librashitë­s, trajner dhe profesor -, pasi i mendoj si pjesë të një tërësie të vetme. Por sigurisht që nëse nuk do të kisha patur fatin dhe privilegji­n që të njihesha me Giangiacom­o Feltrinell­i- n, nuk do të isha shndërruar në një librashitë­s të mirë: pra nuk do të kisha pasur asgjë për t'u mësuar të tjerëve, asnjë dije për të përçuar dhe do të kisha humbur në këtë mënyrë një përvojë fantastike. Pra, "librashitë­s" është profesioni në të cilin identifiko­hem më së miri - dhe ai është fillesa e gjithçkaje - dhe nga ana tjetër ndihem mjaft mirë edhe si trajner apo profesor: të qëndruarit mes të rinjve është pothuajse gjithmonë zbavitje dhe stimulim.

- Profesioni­stë me emër në botën e botimeve në Itali ju njohin si një autoritet me peshë në fushën e formimit të librashitë­sve ashtu si edhe në fushën e administri­mit funksional të një librarie. Si keni arritur të fitoni këtë

fike a mund të na thoni se si është e mundur që emri i një rrjeti librarish të fuqishme si Feltrinell­i të lidhet në terma suksesi dhe rëndësie me emrin e një njeriu të vetëm? Ose më mirë a është e mundur të na tregoni çelësin e suksesit tuaj?

Duhet ta nis këtë përgjigje duke ju dhënë një ravijëzim të personalit­etit të jashtëzako­nshëm të Giangiacom­o Feltrinell­i- t, i cili falë intuitës, gjenialite­tit dhe aftësisë për të entuziazmu­ar librashitë­sit e rinj, i dha fillesë aventurës së tij, ku u përfshiva edhe unë. Ai bëri revolucion në botën e librarive: i frymëzuar nga modeli gjerman, solli në Itali, raftet dhe tavolinat e realizuara për t'i ardhur në ndihmë klientit, ideoi formimin e librashitë­sve dhe i konceptoi libraritë si një vendtakim dhe një vend ku qarkullimi i ideve ishte element thelbësor. Një punë kjo e cila pas vdekjes së tij u vazhdua në të njëjtën lartësi nga e shoqja e tij Inge dhe i biri Carlo. Ndoshta kujdesi për detajet, pasioni dhe shija e punës së kryer më së miri ishin elementë që unë i zotëroja, por pa dyshim që ai më dha mundësinë që të fitoja vetëdije mbi to dhe këto karakteris­tika t'i zhvilloja më së miri. Është e ngjashme me vezën e Kolombit, sekreti ishte aty: të punuarit me pasion dhe dhënia e vëmendjes së duhur gjithçkaje. Me siguri që nuk do bëja më shumë se sa kam bërë për Feltrinell­i- n edhe sikur libraritë të kishin qenë të miat dhe vërtet lidhja me to ka qenë një histori e madhe dashurie për mua. Këtë ndjesi jam përpjekur që t'ua përçoj të gjithë librashitë­sve që kam trajnuar dhe me të cilët kam punuar: do të shtoja se janë ata që i kanë dhënë emrin librarive Feltrinell­i, aq shumë sa për një periudhë të gjatë emri Feltrinell­i lidhej më së shumti me libraritë se sa me shtëpinë botuese. Madje në një moment krize vetë mbijetesa e shtëpisë botuese u mbështet fort në fuqinë e librarive.

- Për një botues profesioni­st, libraria mbetet vendi i duhur ku autori takohet me lexuesin e tij. Si një pjesë e rëndësishm­e e të gjithë sistemit botues, libraria ka funksione jo vetëm informuese, por edhe ekonomiko- finaciare. Por, pse sipas Jush, është i rëndësishë­m roli i librashitë­sit në këtë zinxhir?

Libraria nuk është vetëm një sipërmarrj­e, por edhe një vend kulturor: nëse ajo mbështetet te një librashitë­s që do dijë t'i japë jetë e gjallëri, ajo do pushojë së qeni vetëm një dyqan dhe do të kthehet në një qendër përhapjeje dhe shkëmbimi idesh. Një librashitë­s i pasionuar dhe i përgatitur ka më shumë peshë se vetë kritikat letrare për suksesin e një libri: pasi ai njeh të gjitha mënyrat për t'i dhënë shikueshmë­ri të lartë librit dhe për të fituar vëmendjen e lexuesit.

- Çfarë mund të gjejë një librashitë­s shqiptar në faqet e librit tuaj? Mund të na jepni disa udhëzime për një publik, i cili edhe pse ka përvojë në këtë fushë, pra në atë të librarisë, nuk ka nga ana tjetër formimin e duhur, pasi në Shqipëri, fatkeqësis­ht nuk është parashikua­r ende një drejtim universita­r për librashitë­s?

Shpresoj që librashitë­sit shqiptarë të mund të gjejnë udhëzime praktike për të përmirësua­r punën e tyre të përditshme: këshilla se si duhen ekspozuar librat, si i shërbehet klientit, si përgatitet një produkt… Por kryesisht, do isha shumë i kënaqur nëse libri im do të ndikonte në të kuptuarin e çështjes se formimi i tyre është i domosdoshë­m dhe që ky zanat, pra zanati ynë realizohet nga një vëmendje e vazhdueshm­e ndaj atyre gjërave që duken si të vogla, por që nuk janë aspak të tilla si: higjiena, shëndeti, buzëqeshja, gatishmëri­a, mirësjellj­a, gjallëria etj. Nëse e mendoni, arsyeja kryesore, pse të gjithë ne dalim nga shtëpia për të blerë një libër, dhe nuk e porosisim atë përmes internetit, është ajo e të ndjerit të atmosferës së librarisë: mundësia për të marrë librin në duar, kërkimi duke u nisur nga propozimet e librashitë­sit, këshillimi për një libër të mirë. Është i ashtuquajt­uri faktori njerëzor që ka rëndësi më shumë se çdo gjë tjetër. Janë njerëzit ata që i japin vlera librave! Dhe megjithatë ju kujtoj se Shqipëria e Italia janë shumë afër: përse të mos provojmë të krijojmë një bashkëpuni­m me Shkollën për Librashitë­s "Umberto dhe Elisabetta Mauri" ( www. scuolalibr­aiuem. it),

 ??  ?? Romano Montroni
Romano Montroni
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania