Gazeta Shqiptare

Çështja Sandër Lleshi si një PPP banale

-

përgjigjen e sotme është tërhequr ndjeshëm. "As unë as ti nuk jemi juristë" thotë në mënyrë të divulguar Rama, duke pranuar se ekspertët ligjorë të kryeminist­risë bëjnë një interpreti­m të ndryshëm nga ata të presidencë­s.

Pra, pasi e akuzoi Metën për një krim madhor - shkelje kushtetute­ai tani si pa të keq thotë se ende nuk i dihet kush ka pasur të drejtë.

Por më e bukura vjen më pas. Ajo qëndron te zgjidhja që ofron Rama.

Me pak fjalë ai thotë: "Unë ndryshe nga presidenti nuk e pranoj që Lleshi ka qenë ushtarak ende në detyrë, por kjo s'ka problem. Ai le të japë dorëheqjen si gjeneral dhe Meta t'i hapë rrugën për ministër".

Dhe mbi këtë logjikë absurde, ai e detyroi edhe kandidatin për ministër të Brendshëm, - që në ' Opinion' shprehu një adhurim të pakufishëm për shefin e vet - të shkruajë letrën më absurde që mund të bëjë një zyrtar: atë të dorëheqjes nga një gjë që nuk pranon se ka qenë.

Pra, e thënë shkurt: qëllimi justifikon çdo mjet.

Eshtë pikërisht ky lloj të arsyetuari që na tregon për mënyrën kriminalis­ht sipërfaqës­ore me të cilën e drejton shtetin Edi Rama. Ajo nuk ka lidhje as me një debat konstituci­nalistësh as me përkufizim­in e vijave ndarëse mes institucio­neve.

Mënyra se si Rama do të zgjidhi emërimin e Sandër Lleshit për ministër, i ngjan metodave që ai përdor për të grabitur me koncesione­t dhe PPP- të.

Ajo është njësoj me mendësinë: na duhet toka publike e teatrit për kulla, hajde bëjmë një ligj special që e tejkalon kuadrin ligjor; na duhet të grabisim toka në bregdet, hajde shpallim investitor­ë strategjik­ë; na duhet t'i japim klientëve tanë check - up- in apo incenerato­rët, hajde bëjmë një garë pa konkurrent­ë.

Pra, në thelb, ajo është një përdhosje e çdo ligji dhe rregulli vetëm e vetëm për të mbërritur tek synimi.

Prandaj të gjithë ata që janë ekzaltuar se po bëheshin dëshmitarë të një debati sqimëtar dhe me peshë, sërisht do mbeten të zhgënjyer. Sepse në gjenezë ai u prodhua nga po i njëjti Ramë, tërësisht banal si gjithmonë. Lapsi. al

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania