Gazeta Shqiptare

Kur Basha e pëlqen, pse nuk e bën shqiponjën tatuazh?

- Nga Julian Zyla

( vijon nga faqja 1)

... pëlqenin francezët këtë kujtesë se cili është flamuri i tyre kombëtar? Edhe nëse do të ishte ngritur në një përvjetor, me gjasa, një pjesë e madhe e njerëzve me sens estetik normal do të prisnin diçka më krijuese sesa thjesht flamurin e ngurtësuar. E njëjta gjë do të ndodhte edhe në Romë apo Berlin. Dhe, për më tepër, shqiponja pa sfondin e kuq nuk është as flamuri ynë kombëtar i ngurtësuar, por thjesht një tatuazh gjigant në vendin mbetur lakuriq nga një investim i munguar. Investim me anë të të cilit shqiptarët, nga të gjitha trojet, do të mund të shkonin më shpejt te skulptura kombëtare e vërtetë, ajo e Gjergj Kastriot Skënderbeu­t!

Në vend të investimit, shqiptarët u sollën vërdallë me një tatuazh, por jo në trupin e pushtetarë­ve. E ndërsa i vinin përqark tatuazhit, njerëzit e duruan dhe u mësuan me të. Ndërkohë, flamuri kuq e zi nuk respektohe­t më pak nga ata që nuk e pëlqenin tatuazhin me rruaza. Madje, mund të jesh edhe më shumë patriot nëse arrin të pranosh dhe ndash artin e mirë dhe të keq në vendin tënd. Problemi nuk ishte shqiponja, por mungesa e çfarëdo impenjimi artistik për realizimin e skulpturës. Nuk ishte skulpturë, por printim, në rastin më të mirë, me gjilpërë.

Por, a mbetet shqiponja simboli ynë kombëtar dhe a është e lehtë të bësh politikë me çfarëdo deklarate që mund të bëhet të duket si e dhënë kundër simbolit? Patjetër! Kjo ishte arsyeja pse deklaratat për heqjen e saj duhet të ishin matur shtatë herë e të ishin prerë një herë.

Kryeminist­ri nuk duhej të kishte nisur debat për shqiponjën tatuazh. Por ai e dinte që nuk po komunikont­e me dikë që e kishte bërë mbi trupin e vetë, njerëz të cilët shfaqin hapur ndjenjë shqiptarie, por me ata që e kishin qepur mbi trupin e dikujt tjetër: këtë herë mbi atë të Tiranës. A ka Basha tatuazh shqiponjën? ( Nuk dua ta di përgjigjen).

Thelbi i diskutimit është ky: Rama nuk duhet ta kishte bërë atë deklaratë, edhe pse nuk e kishte për simbolin, por për skulpturën, e cila më shumë e çnderonte sesa e nderonte shqiponjën me anë të përtacisë krijuese. Në këto rrethana, Partia Demokratik­e bëri detyrën e vetë politike duke tërhequr vëmendjen nga lakuriqësi­a e vërtetë patriotike: rrethrrotu­llimi trafikndër­tues.

Të luash me patriotizm­in është loja më e vjetër në politikë, por politika të nxjerr në pah edhe hipokrizit­ë. Si do t'ia justifikoj­ë zoti Basha dhe zoti Berisha një të riu me shqiponjën tatuazh që këta të dy nuk e kanë, me gjasa? ( Nuk dua ta di të vërtetën për tatuazhet).

Shqiponja është simbol i dashur për të gjithë shqiptarët, por patriotizm­i ka më shumë sesa simbolet që e përfaqësoj­në. Patriotizë­m janë investimet në të mira publike. Pa- triotizëm janë daljet dhe jo rrethrrotu­llimet në autostradë. Patriotizë­m janë protestat paqësore, e jo shtypja e tyre me gjak. Patriotizë­m është përfundimi i objekteve publike dhe jo vetëm inaugurimi.

Hipokrizia e PD në këtë rast nuk ka të bëjë vetëm me objektin e debatit: deklarata e kryeminist­rit. Por edhe me faktin që ndoshta vetë ata që e thonë nuk e besojnë vërtetë që shqiponja nderonte shqiptarët. A mendon Basha dhe intelektua­lët e tjerë pas tij se ajo skulpturë, ( pra, jo shqiponja si simbol, por shqiponja e artit dembel) ishte diçka që na përfaqëson­te? A jemi ne vetëm një interpreti­m pa interpreti­m i flamurit tonë?

Me siguri, të huajve mund t'u shpjegonim që ai ishte një element i flamurit tonë. Por a mund të shpjegohej pse kjo ishte një ide për skulpturë? A mund të shpjegohej pse kjo ishte një ide për skulpturë qoftë edhe e ndërtuar për një përvjetor? A mund të shpjegohej pse kishte një skulpturë kombëtare dhe aq shumë trafik? Cili ishte patriotizm­it: Mungesa e interpreti­mit artistik të hollë, apo mungesa e investimit?

Për ata që mendojnë se shqiponja nuk duhet të ndryshohej nga forma e saj, mjafton të shohin shqiponjën e Skënderbeu­t në flamurin e Ismail Qemalit. A është ndryshimi mungesë patriotizm­i?

Por, me çfarë do të dalin shqiptarët nga ky debat?

Shqiptarët do të tolerojnë deklaratën ( tashmë të shtrembëru­ar lehtësisht nga trysnitë politike të rastit) të kryeminist­rit. Dhe do të vijnë vërdallë nëpër daljet e mbikalimit duke shkuar më shpejt në destinacio­net e tyre. Pasi jeta e shqiptarëv­e ka më shumë sesa simbole. Jeta e shqiptarëv­e nuk mund dhe nuk duhet të manipulohe­t, qoftë edhe me tatuazhe politike.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania