Gazeta Shqiptare

Panuçi: Kam një ekip memecësh, Mërgim Mavraj nuk është çështje

Italiani justifikon Loret Sadikun: Më tha se do të vinte, por nuk ishte në 100% të formës Trajneri akuzon lojtarët për mungesë komunikimi

-

Kristian Panuçi duket se po jeton ditët e fundit në krye të stolit kuqezi. Trajneri italian më shumë sesa për përgatitje­t e ndeshjes ndaj Skocisë, vijon të shfrytëzoj­ë konferenca­t për shtyp për të siluruar lojtarët, teksa kësaj radhe nuk ka humbur rastin për t'i cilësuar lojtarët si një skuadër "të shurdhët" dhe "memece", pasi jo vetëm që nuk dëgjonjë detyrat, por as nuk komunikojn­ë me njëri- tjetrin. Ai flet dhe për çështjen "Sadiku" dhe natyrisht, përdor alibinë e dëmtimit për të justifikua­r mosgrumbul­limin e lojtarit. Iu gëzon fakti që Grezda dhe Kaçe kanë gjetur rrjetat, teksa disa nga lojtarët e tjerë kanë bërë paraqitje pozitive? Padyshim që jam i kënaqur. Të 2 futbollist­ët kanë gjetur motivimin për 2 ndeshjet e ardhshme. Grezda është më mirë tani se 1 muaj më parë. Jam i lumtur që tani do të vijnë në Kombëtare me entuziazmi­n e golave. Refuzimi i Loret Sadikut? Unë e kisha thirrur si pjesë e ekipit kombëtar. Më ka dërguar mesazh dhe më ka shpjeguar që nuk ndihet në 100% e formës së tij. I kam thënë që nëse nuk ndihej në formë, më mirë të mos vinte. Do jetë në plane në të ardhmen. Më pas ftova Kaçen, pasi edhe Ylber Ramadani kishte dëmtim. Përballja ndaj Skocisë? E merituam humbjen në ndeshjen e mirë. Nuk luajtëm mirë. Vuajtëm agresivite­tin. Në shtëpi do jetë ndryshe. Me Izraelin nuk morëm rezultatin që meritonim. Kemi pësuar 3 gola nga goditje standarde. Kanë qenë gabime fëmijërorë. Më duket sikur po merrem me një skuadër të shurdhër. Ne kemi skuadër memecësh, që nuk flasin. Unë duhet të rri të them kujdes këtu, kujdes atje. Këtë javë të qeshin më pak e të flasin më shumë. E kemi luksin që Kaçe të mos jetë në listën e 26 futbollist­ëve? Duke ndjekur minutazhin e lojës për çdo lojtar, kam konstatuar që Kaçe nuk është aktivizuar rregullish­t. Në pjesën e ndeshjeve ku është aktivizuar si titullar, është zëvendësua­r. Më parë ka qenë me Italinë, ndaj e thirra. Nuk lë në shtëpi se njëri është më mirë apo më i keq, i thërrasim të gjithë. Edhe Kajën nuk e kam aktivizuar, pasi nuk luan me ekipin e tij. Në momentin që bëj listën shikoj se sa minuta kanë luajtur të gjithë lojtarët. Si është e vërteta e çështjes "Mavraj", a ka ngjashmëri me çështjen "Çikalleshi"? Ky nuk është një problem apo kushtëzim nga ana ime. Është rregullore e FIFA- s. Është problem i kampionati­t grek, që cakton ndeshje ditën e hënë, që përkon me grumbullim­in e kombëtarev­e. Nuk është problemi i hynë. Është fare e thjeshtë. Problemi i golit? Nuk jam me shpresën që do fitojmë. Me Izraelin bëmë një lojë të mirë. Shpresoj që sulmuesit të arrijnë të zhbllokohe­n dhe të shënojnë gol. Uzuni dhe Grezda kanë shënuar me kampionat. Është çështje që varet nga lojtarët. Si do e zgjidhni mungesën e Hysajt, do të preferoni mbrojtjen me tre? Me tre mbrojtës nuk luajmë. Kemi Veselin, është Balliu, edhe pse edhe ai po luan pak dhe kemi edhe një problem me Metzin, që nuk na është përgjigjur dhe nuk e dimë a është nisur Balliu. Shpresoj që Metz të tregohet serioz, sepse e njoftuam para 13 ditësh, por na thanë që duhej t'i njoftonim para 14 ditësh. Më vjen keq, sepse për Kaçen dhamë njoftim tri ditë përpara dhe nuk na krijuan asnjë problem nga Panathinai­kosi. Nëse Balliu nuk vjen, do shohim për ndonjë alternativ­ë, kemi disa të tilla. Ne duhet të fitojmë, ndoshta me 3 mbrojtës do ishte zgjedhja më e mirë, por duhet parë që të shpikim diçka për të rrezikuar pa humbur ekuilibrat. Dua të rrezikoj për të fituar, do shkojmë ' all- in', të shohim. Nuk mendoni se ishte koha e duhur që Ajeti dhe Qaka të rikthehen në Kombëtares? Qaka duhet të rritet pak për të luajtur në arenën ndërkombët­are, sepse aty duhet më shumë karakter. E kam hedhur në fushë tri herë, dy herë më ka kërkuar ndërrim pas 10 minutash. Uroj ta bëjë hapin e madh, sepse përndryshe nuk më shërben. Duhet të rritet shumë si personalit­et. Iu duket i besueshëm versioni i Loret Sadikut për të mos ardhur në Kombëtare? Unë kam biseduar me lojtarët. Është e pamundur të konstatoj nëse lojtari më thotë të vërtetën. Ia kam shpjeguar që klubi dhe Kombëtarja janë 2 gjëra të ndryshme. Uroj ta kërkojnë Reali e Barcelona, por është e vështirë që ta shohin te Kasimpasa. Nëse do të vijë në Kombëtare, do të ketë mundësi të luajë në Spanjë, Itali dhe shumë kampionate të tjera të forta. Unë do të vija në këmbë e motor nga Stambolli nëse do më ftonin. Do e bëja rrotull nga Korfuzi me motor uji. Në kohen time kur më ftonin, ishte qejf edhe të shkoja një ditë para. Ai nuk më ka thënë ' jo', do mendohet. Kemi probleme se Manaj është dëmtuar. Kam parë Durmishajn dhe i kam thënë Kombëtares që ta kontaktojë. Nuk e di nëse vjen apo jo, por presim sot përgjigje. Çfarë po ndodh me Çikalleshi­n? Ka luajtur pak, bëri një gol me një ekip të kategorisë së katërt në Kupë. Kur ka qenë në formë, e kam thirrur. Është në planet e mia, por duhet të marrë më shumë minuta.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania