Shpërthim me granatë në lokal, plagoset rëndë pronari 32- vjeçar
Në moshën 15- vjeçare, Albert Alterziu vrau bashkëmoshatarin e tij Shënjestra e atentatit, person me precedentë penalë, sulmi dyshohet të ketë si motiv hakmarrjen
Një shpërthim me granatë në një lokal ka tronditur banorët e Elbasanit, ndërsa është plagosur rëndë pronari. Ngjarja e rëndë, ku mbeti i plagosur 32- vjeçari Albert Alterziu ndodhi në orët e ara të mëngjesit të djeshëm në lagjen "Partizani" të këtij qyteti, në vendin e quajtur "Gurabardhi". Mësohet se i riu ndodhej në një dhomë ngjitur me lokalin në pronësi të tij, ku ndodhi shpërthimi. Ai është dërguar urgjentisht në spitalin kirurgjikal të Elbasanit, ku i është dhënë ndihma e parë mjekësore. Bluzat e bardha të këtij qyteti bënë me dije se Alterziu ka marrë plagë të rënda, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë pas sinjalizimit për sulmin me granatë dore, forcat policore kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimin për identifikimin dhe vënien në pranga të autorit/ ve të krimit. Paraprakisht dyshohet se ngjarja të ketë ndodhur për hakmarrje, pasi më parë ka qenë i dënuar për vrasje, që e ka kryer kur ka qenë minoren.
NGJARJA
Rreth orës 03: 45 të mëngjesit të djeshëm, persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar me granatë dore lokalin e Albert Alterziut. Si pasojë e shpërthimit Burime zyrtare nga Drejtoria Vendore e Policisë së Elbasanit pohuan për "Gazeta Shqiptare" se 32- vjeçari që u sulmua me granatë është person me precedentë penalë. Sipas këtyre burimeve, në vitin 2001, kur Alterziu ishte vetëm 15 vjeç ka vrarë bashkëmoshatarin e tij, Elton Shuli dhe ka marrë një dënim fillestar me 10 vite burg. Për shkak të moshës së mitur, ai ka përfituar uljen e dënimit me 7 vite burg, dënim të cilin e ka shlyer.
është plagosur rëndë ky i fundit, ndërsa janë shkaktuar dhe dëme materiale. Burime zyrtare nga Drejtoria Vendore e Policisë së Elbasanit pohuan për "Gazeta
Shqiptare" se 32- vjeçari që u sulmua me granatë është person me precedentë penalë. Sipas këtyre burimeve, në vitin 2001, kur Alterziu ishte vetëm 15 vjeç ka vrarë bashkëmoshatarin e tij, Elton Shuli dhe ka marrë një dënim fillestar me 10 vite burg. Për shkak të moshës së mitur, ai ka përfituar uljen e dënimit me 7 vite burg, dënim të cilin e ka shlyer. Në vitin 2010, ai është përfshirë në një tjetër ngjarje kriminale. Ndërsa, në vitin 2011 në drejtim të lokalit të tij është qëlluar me armë zjarri. Rasti i fundit është cilësuar si atentat dhe pista ku po hetohet ngjarja është ajo e hakmarrjes. Fatmirësisht nipi i tij që ndodhej në të njëjtën dhomë ku u hodh granata që shpërtheu nuk ka pësuar dëmtime serioze. Lidhur me ngjarjen e ndodhur në lagjen "Partizani" në Elbasan, policia ka marrë në pyetje të gjithë familjarët e 32- vjeçarit si dhe disa persona të tjerë që mund të hedhin dritë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të krimit.