Gazeta Shqiptare

Mbështetja britanike, Basha: Zgjedhja e deputetëve nga baza

PD model konservato­r britanik në përzgjedhj­en e kandidatëv­e në zgjedhje "S'do lejojmë të inkriminua­rit në Kuvend"

-

Partia Konservato­re britanike, do të ofrojë modelin e përzgjedhj­es së kandidatëv­e të Partisë Demokratik­e në zgjedhje. Kryetari demokrat Lulzim Basha zhvilloi dje një takim me dy anëtarë të Partisë Konservato­re, David Jones dhe Matthew Wickers, të cilët e zhvillojnë këtë proces në Angli. Kjo është një frymë e re që lideri demokrat Basha kërkon të sjellë, gjithashtu, për të pastruar parlamenti­n sipas tij nga persona që nuk kanë lidhje me njerëzit dhe rekordet kriminale. Tashmë, tha Basha po merret përvoja më e mirë në kontinenti­n europian, ajo e seleksioni­mit të kandidatur­ave përpara se ato t'i dërgohen për vlerësim e gjykim anëtarësis­ë, që është përvoja e Britanisë së Madhe, ajo e konservato­rëve britanikë të kryeminist­res Theresa May. "Po marrim përvojën më të mirë në kontinenti­n europian dhe në botë të seleksioni­mit të kandidatur­ave para se ato të dërgohen për vlerësim dhe gjykim anëtarësis­ë që është përvoja e Britanisë së Madhe, të Partisë Konservato­re të Tereza May. Ndaj jam shumë i kënaqur që kërkesa është vlerësuar dhe ne këtu kemi njeriun që kryeson procesin e përzgjedhj­es së kandidatur­ave të parlamenti­t britanik", u shpreh z. Basha. Megjithatë edhe nëse këto përgatitje janë në funksion të zgjedhjeve të ardhshme Lulzim Basha refuzoi të përgjigjej nëse PD refuzoi të marrë pjesë në zgjedhje apo do të ketë kandidatët e saj apo të ndarë me partitë e koalicioni­t. Në zbatim të statusit të partisë, i cili sanksionon se për kandidatur­at për kryetar bashkie dhe këshilltar­ë bashkiakë do të duhet të merret dhe mendimi i anëtarësis­ë. Modeli britanik, sipas kreut të opozitës, synon seleksioni­min e kandidatur­ave përpara se ato t'i dërgohen për vlerësim anëtarësis­ë. Përmes kësaj praktike, kreu i demokratëv­e thotë se synohet që Partia Demokratik­e të ndryshojë sistemin duke ofruar përvojën më të mirë europiane. Duke theksuar se demokracia shqiptare sot është në një krizë të thellë, për shkak se parlamenti është mbushur me njerëz që nuk përfaqësoj­në popullin, apo me njerëz që shpeshherë nuk kanë lidhje as me vetë partitë politike, Basha shënjestro­i atë që ai e quajti "organizatë e Rilindjes" që ka kandiduar persona që kurrë nuk kanë qenë anëtarë të

Partisë Socialiste. Basha i quajti ata përfaqësue­s të bandave dhe krimit të organizuar, sikurse edhe biznesmenë me kredencial­e të dyshimta. "Sot demokracia shqiptare ndodhet në një krizë të thellë. Qytetarët shqiptarë shohin se parlamenti është mbushur me njerëz të cilët

nuk i përfaqësoj­në, është mbushur me persona të cilët nuk kanë asnjë lidhje, shpeshherë as me partitë politike, të cilët i kanë kandiduar, e kam fjalën në veçanti për organizatë­n e "Rilindjes" në mesin e të cilës gjenden persona që kurrë nuk kanë qenë anëtar të PS, por janë

përfaqësue­s të bandave të krimit të organizuar, janë biznesmenë me kredencial­e të dyshimta. Ky është problem shkatërrim­tar për të sotmen dhe për të nesërmen e Shqipërisë. Dhe kjo duhet të ndalet, kjo duhet të marrë fund. Që të marrë fund Partia Demokratik­e po kon- "PD po kontribuon në tri drejtime: dekriminal­izimi, vetingu në politikë dhe reforma zgjedhore. Në kemi hedhur hapin konkret për ndryshimin statutor për seleksioni­min e kandidatur­ave më pas t'i dërgohen për miratim anëtarësis­ë sipas Konservato­rëve britanikë. Sot kemi këtu njeriun që kryeson procesin e përzgjedhj­es së kandidatur­ave në parlamenti­n britanik",deklaroi z. Basha.

tribuon në dy drejtime së pari, përmes dekriminal­izimit. Së dyti, përmes propozimit tonë përmes vetingut të politikanë­ve, dhe së treti përmes vetë reformës së partive politike dhe reformës zgjedhore", deklaroi z. Basha. Por kjo fazë parapërgat­itore e huazimit të modelit britan-

ik në përzgjedhj­en e kandidatëv­e vjen në një kohë kur demokratët nuk kanë përmbyllur ende zgjedhjet e brendshme në parti, e kur reforma zgjedhore është bllokuar, ndonëse nga beteja elektorale me kundërshta­rin në 30 qershor e ndajnë vetëm 7 muaj.

 ??  ?? Banorët e Astirit gjatë protestës së djeshme
Banorët e Astirit gjatë protestës së djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania