Gazeta Shqiptare

Kryemadhi i përgjigjet Metës: Nënshtrimi nuk është moderim

"Do rrëzojmë Ramën, opozita ngjall shpresë"

-

Lëvizja

Socialiste për Integrim nisi turin e takimeve me strukturat e saj në gjithë Shqipërinë në përgatitje për zgjedhjet e 30 qershorit të vitit të ardhshëm. Kryetarja Monika Kryemadhi siguroi simpatizan­tët e LSI se opozita është e aftë të rrëzojë Edi Ramën dhe të ngjallë shpresë. Për kërkesën e Ilir Metës se LSI duhet të jetë më e moderuar, Kryemadhi u shpreh se nënshtrimi nuk është moderim. Monika Kryemadhi nga Shkodra nisi turin e takimit me strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke nisur kështu edhe rrugëtimin drejt zgjedhjeve lokale të qershorit 2019. Kryemadhi u tha shkodranëv­e se vendi ka ende shpresë dhe se opozita e ka forcën për të rrëzuar Edi Ramën. "Shpresë ka. Nuk duhet të bëhemi vazhdimësi e propagandë­s së makinerisë së Edi Ramës, sepse është vetë ai që stimulon: Unë jam i keq, por jam më i miri nga të gjithë të këqinjtë. Jo më të keq se Edi Rama nuk ka. Ne e kemi në dorë për ta larguar dhe rrëzuar Edi Ramën. E rrëzojmë edhe me votë, edhe me protestë. Si të na dojë qejfi ne", deklaroi znj. Kryemadhi. Për sa i përket drejtimit të LSI, Monika Kryemadhi nuk ngurroi t'i përgjigjej edhe Ilir Metës, i cili është shprehur se kjo forcë politike duhet të jetë më e moderuar. Për kryetaren e kësaj force politike kompromisi në dëm të qytetarëve nuk është moderim. "Dje ( të premten) dëgjova Presidenti­n e Republikës që kërkonte që LSI duhet të moderohej pak. Më lejoni t'ju them se nënshtrimi nuk është moderim. LSI nuk do t'i nënshtrohe­t asnjëherë kujtdo kompromisi që bëhet në kurriz të shqiptarëv­e", u shpreh kryetarja e LSI. Sipas saj me Edi Ramën në krye të qeverisë, më shumë shqiptarë do të largohen nga vendi.

 ??  ?? Kryetari demokrat Lulzim Basha
Kryetari demokrat Lulzim Basha
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania