Gazeta Shqiptare

Banorët e Astirit: Tërhiqni fadromat, pronën do e mbrojmë me armë

Veliaj: Në protestë asnjë banorë, s'ka shpronësim për lotot e lavazhet pa leje Protestues­it: Nga Unaza e Re do ju vijë fundi

- Valentina Madani

Për 14 ditë me radhë, banorët e zonës së Astirit protestuan sërish dje kundër prishjes së banesave të tyre që preken nga projekti i Unazës së Madhe ndërsa paralajmër­uan protesta pa afat deri në tërheqjen e fadromave nga pronat e tyre. Ata bllokuan rrugën tek Unaza e Re dhe kërkuan tërheqjen e fadromave. "Do të heqim gardhin rrethues dhe do të mbrojmë shtëpitë tona. Nesër në 11 do të bllokojmë rrugën pa afat nëse nuk na kthejnë përgjigje"- shprehen ata. Protesta e tyre edhe mbrëmë u mbështetet nga deputetë të Partisë Demokratik­e. Kërkesa e banorëve mbetet e njëjtë, dëmshpërbl­im 100% me vlerën e tregut për banesat. Banorët e Unazës së Re i bënë thirrje qeverisë dhe kryebashki­akut Erjon Veliaj, që t'i dëmshpërbl­ejë për banesat dhe bizneset, në të kundërt do t'i mbrojnë me armë. ' Shtëpitë tona nuk do i lëmë ashtu, gota është mbushur. Këtu do vdesim, unë për vete pronën time do ta mbroj me armë. Është një kushtetutë që e kanë shtete më demokratik­e. Pse shpellarë janë ata që protestuan në Francë sot? Ne po i vjedhim taksat apo ata po i vjedhin taksat?'- tha një prej banorëve. Ndërkohë një tjetër banore deklaroi se nëse shteti do t'i marrë shtëpinë dhe nuk do ta dëmshpërbl­ejë, atëherë ajo do të zbatojë kanunin. ' Unë shtëpinë time do ta mbroj sipas zonës nga vij, do ta mbroj me kanun me armë, deklaroj një tjetër banore. ' Nga Unaza e Re do t'ju vijë fundi, o Veliaj dhe Rama',theksoi një protestues. Ndërsa një grua denoncoi dhunën e ushtruar nga policia pasi i kishin shoqëruar djalin në komisariat.

REAGIMI

Kryebashki­aku i Tiranës Erion Veliaj iu kundërpërg­jigjet dje akuzave të PDsë lidhur me protestën e banorëve tek Unaza e Re, të cilët kërkojnë dëmshpërbl­im për banesat që do t'u shemben. Nga Vaqarri, duke sqaruar se pronarët që preken nga Unaza e Madhe do të shpronësoh­en, kurse për ndërtimet pa leje do të ketë 3 vite bonus qiraje dhe banesa sociale, Veliaj solli disa shembuj se si në ajo zonë është zaptuar nga lotot, la-

vazhet, gomisterit­ë dhe "shtëpi" me 8 kate pa leje. "E kuptoj kur nga nevoja njeriu ndërton shtëpi për të jetuar, por 8 kate nuk është nevojtar, o miqtë e mi! Pse duhet t'ia marrë qeveria, bashkia lekët modeste të taksave dikujt në Vaqarr dhe në vend që të bëjmë shkollën këtu, në vend që të bëjmë rrugën, duhet t'i japim lekë dikujt që thotë ' jam den baba den' në një shtëpi me 8 kate, ku qartazi as i ka mbaruar 8 katet? Protestues­i më i madh euroloto! Po pse duhet njerëzit që s'luajnë baste të shpronësoj­në një loto?! Pse mos bëjmë një kopsht në Vaqarr, po duhet të

japim lekë për loto? Pse do heqim lekët e çerdheve për të shpronësua­r një pikë bastesh, a ma thoni dot?! Për çfarë po protestojn­ë? Ky lavazhi ishte trotuar, i ka vënë vetëm këtë tendën portokalli dhe thotë më shpronëson­i. Po kë të shpronësoj­më more? Trotuari ishte i yni, i të gjithëve. Lekët do t'ia japim për shtëpinë, kush nuk ka asnjë letër, do t'i japim shtëpi sociale. Kush nuk ka asnjë gjë në botë, do t'i japim 3 vite qira falas. Të ndezin zjarr sa të duan, të djegin goma sa të duan, por fatin e familjeve dhe fëmijëve të këtij qyteti e kemi vetë në dorë", tha Veliaj. Ai përmendi edhe ras- ' Shtëpitë tona nuk do i lëmë ashtu, gota është mbushur. Këtu do vdesim, unë për vete pronën time do ta mbroj me armë. Është një kushtetutë që e kanë shtete më demokratik­e. Pse shpellarë janë ata që protestuan në Francë sot? Ne po i vjedhim taksat apo ata po i vjedhin taksat?'- tha një prej banorëve.

tin kur në protestat e dhunshme para Bashkisë së Tiranës morën pjesë ish- efektivë të Gardës në ngjarjen e 21 janarit, të ardhur nga Burreli. "Shoh protestën për Unazën, s'kishte asnjë banor atje. Ishte gjithë FRPD dhe kryetari i PD- së së Burrelit, nga ata që ishin tek Garda në 21 janar, që vranë njerëzit me plumba në mish. Vjen nga Burreli, proteston për rrugën në Tiranë! Pyetja që unë kam për PD: S'ju ka mbetur asnjë simpatizan­t në Tiranë, që mund të protestojë? Duhet patjetër me i sjellë nga rrethe të tjera që të kundërshto­ni punën në Tiranë?",theksoi z. Veliaj.

 ??  ?? Protestat e djeshme te Unaza e Re
Protestat e djeshme te Unaza e Re

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania