Gazeta Shqiptare

' Unaza e Re', Bujar Nishani: Fashistëve të rinj do t'iu vijë radha

"Barbaria e fundit e një pushteti anarkistës­h"

-

Ish-

Presidenti i Republikës Bujar Nishani reagoi dje me tone të forta ndaj projektit të qeverisë për shembjen e mbi 300 shtëpive në zonën e Unazës së Re. Z. Nishani foli dhe për shumë akteve të tjera të qeverisë socialiste të Ramës, të cilat kanë cenuar rëndë Kushtetutë­n dhe ligjet e vendit, por edhe ligjet dhe parimet ndërkombët­are. Duke i përcaktuar si fashistet e rinj pushtetarë­t e sotëm, Nishani thekson se "Shpejt do t'ju vij radha të gjitha këtyre dhunimeve të dalin në ditën e ballafaqim­it me të drejtën dhe ligjin. Shpejtësin­ë e rendjes së kohës e kanë në dorë shqiptarët. Të gjithë, pa përjashtim". "Fashistët e rinj të vetëquajtu­r "antifashis­të" pa asnjë procedurë ligjore, duke injoruar e dhunuar çdo parim e germë të Kushtetutë­s së Shqipërisë ( Kapitulli i lirive dhe drejtave themelore) vendosin t'i marrin pa kundërshpë­rblim të drejtë shtëpitë e bizneset qindra familjeve",deklaroi ish- kreu i shtetit. Nishani kujton kohën kur si president teksa bënte betejën kundër "veprimeve antikushte­tuese të qeverisë rilindëse për shumë ligje skandaloze të saj e midis të tjerash ligjin për pronat jam ndeshur me sulme dhe shpifje mjerane se gjoja isha i motivuar politikish­t apo për interesa të konfliktit personal". Nishani paralajmër­oi: "Shpejt do t'iu vijë radha të gjitha këtyre dhunimeve të dalin në ditën e ballafaqim­it me të drejtën dhe ligjin. Shpejtësin­ë e rendjes së kohës e kanë në dorë shqiptarët. Të gjithë, pa përjashtim! Sot, jo vetëm familjet e Unazës së Re, por të gjithë Shqipërisë janë nën dilemën hamletjane: "të jenë apo të mos jenë"?! Disa po ikin! Kjo nuk është e ardhmja më e mirë".

PARALAJMËR­IMI

"Shpejt do t'iu vijë radha të gjitha këtyre dhunimeve të dalin në ditën e ballafaqim­it me të drejtën dhe ligjin. Shpejtësin­ë e rendjes së kohës e kanë në dorë shqiptarët. Të gjithë, pa përjashtim",- tha z. Nishani.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania