Gazeta Shqiptare

Bashkëpunu­an me fashizmin, Koçi: Pasardhësi­t të kërkojnë falje

Tirana feston ditën e Çlirimit, LSI: "Partizanin çlirimtar" ta quajnë "Ballisti çlirimtar" Rama: Ballistët, sakrifica për çlirimin e Tiranës

- Valentina Madani

Tirana festoi dje 74- vje torin e çlirimit të saj. Kryetari i bashkisë Erjon Veliaj, zv. ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi dhe shumë të tjetrë bënë homazhe tek ' Ushtari i Panjohur'. Zv. ministri i Mbrojtjes e quajti me rëndësi të madhe kombëtare Luftën Antifashis­te Nacional Çlirimtare dhe u kërkoi pasardhësv­e të atyre që bashkëpunu­an me fashizmin t'i kërkojnë falje popullit, qytetarëve të Tiranës, sepse vetëm kështu mund të arrihet ai që quhet pajtim kombëtar. "Çlirimi i kryeqyteti­t, 74 vjet më parë kishte një rëndësi të madhe kombëtare e strategjik­e. Edhe sot e kësaj dite rëndësia e kësaj lufte është shumë e rëndësishm­e. Është një gjykim dhe vlerësim politik i domosdoshë­m. Populli shqiptar në Luftën e Dytë Botërore zgjodhi rrugën e duhur. Mori vendimin e duhur politik e ushtarak për t'iu bashkuar një koalicioni të madh antifashis­t me armë në dorë për të çliruar vendin. Kuptohet që jo të gjithë shqiptarët zgjodhën këtë rrugë. Ishin vetëm 70 mijë partizanë dhe partizane që u rreshtuan në Ushtrinë Nacional Çlirimtare kur të tjerët zg- jodhën rrugën tjetër. Ata donin që duke bashkëpunu­ar me fashizmin e nazizmin të mbanin pushtetin politik duke tradhtuar interesat e vendit. Ata nuk luftuan për Shqipërinë e madhe, por të merrnin pushtetin, por populli shqiptar nuk i mbështeti. Ai mbështeti 70 mijë partizanët çlirimtarë", deklaroi z. Koçi. Prandaj sipas tij kjo ditë e Çlirimit të Tiranës është e rëndësishm­e ndërsa ftoi të gjithë ata që janë pasardhës të atyre që bashkëpunu­an me fashizmin t'i kërkojnë falje popullit, qytetarëve të Tiranës se vetëm kështu mund të arrihet ai që quhet pajtim kombëtar. "Lavdi të gjithë atyre që ranë dëshmorë për çlirimin e vendit. Në emër të qeverisë dua të falënderoj Bashkinë e

Tiranës që me lartësinë e duhur politike dhe atdhetare organizon çdo vit këtë ditë të shënuar", theksoi z. Koçi.

PROPOZIMI

Në 74 vjetorin e Çlirimit të Tiranës, nënkryetar­i i LSIsë, Luan Rama, propozoi që monumentin "Partizanin çlirimtar", aty ku vendosin lule pushtetarë­t ta quajnë "Ballisti çlirimtar". "Le t'ia ndër-

rojnë edhe emrin monumentit, vepër e skulptorit Andrea Mano, e ta quajnë "Ballisti çlirimtar", në nderim të luftës së madhe dhe sakrificav­e të panumërta që Mid'hat Frashëri dhe ballistët e tij kanë bërë për çlirimin e Tiranës dhe të atdheut nga pushtuesit nazifashis­të!"- shprehet z. Rama. LSI nderoi dje Ditën e Çlirimit të

Tiranës, ku pranë Monumentit të Ushtarit të Panjohur u kryen homazhe nga grupi këshilltar­ëve bashkiakë dhe deputetëve të LSI Tiranë. Kryetari grupit të këshilltar­ëve të LSI në Bashkinë e Tiranës, Eltjon Halimi, në një prononcim për mediat theksoi: "Sot, në këtë 74- vjetor të Çlirimit të Tiranës nga pushtuesit nazi- fashistë, ne përkulemi me nderim dhe mirënjohje për luftën heroike të të rinjve dhe të rejave të brigadave partizane, që së bashku me ndihmën dhe përkrahjen e pakursyer të popullit të Tiranës, në 17 nëntor 1944 çliruan kryeqyteti­n e Shqipërisë! Kjo datë e shënuar, e memories më të mirë të kombit tonë, qe e radhiti atë në anën e drejtë të historisë përkrah aleatëve, apelon si një shembull frymëzues, që ashtu si atëherë patriotët në luftë, edhe ne sot, të kemi në themel të vizionit tonë, vendimmarr­jet më të drejta për të ofruar më shumë shërbime dhe të mira publike në interes të të gjithë qytetarëve, komuniteti­t dhe qytetit tonë të përbashkët. Duke u përkulur gjithmonë me respekt për të rënët e atyre ditëve, ne vlerësojmë përherë traditën tonë atdhetarë dhe demokratik­e! Mirënjohje përjetë luftëtarëv­e të Lirisë!"

 ??  ?? Presidenti i Republikës, Ilir Meta, dje në muzeun e Manastirit
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, dje në muzeun e Manastirit
 ??  ?? Zv. ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, dje tek ' Ushtari i Panjohur'
Zv. ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, dje tek ' Ushtari i Panjohur'

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania