Gazeta Shqiptare

Sekuestroh­en 50 kg kanabis, çokollatë me vlerë 100 mijë euro, përfundojn­ë në pranga 5 persona

Goditja e grupit kriminal, policia i ndoqi nga Vlora në Tiranë

-

VLORË - Policia e Vlorës në bashkëpuni­m me struktura të tjera të Policisë së Shtetit kanë goditur një grup që merrej me shit- blerje të lëndëve narkotike duke arrestuar 5 persona dhe sekuestrua­r rreth 50 kg kanabis sativa "çokollatë" me vlerë rreth 100 mijë euro. Bëhet fjalë për shtetasit: Sokol Bushi, 23 vjeç, banues në fshatin Llakatund; Arben Metaj, 47 vjeç, banues në Vlorë; Martin Bushi, banues në fshatin Llakatund; Edi Tafa, 22 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë dhe Renaldo Gecaj, 46 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë. Mësohet se operacioni policor antidrogë, fillimisht ka nisur në Vlorë nga Seksioni për Hetimin e Narko-

2. 3. 4. 5. PERSONAT E ARRESTUAR

Sokol Bushi, 23 vjeç, banues në fshatin Llakatund, Vlorë. Arben Metaj, 47 vjeç, banues në Vlorë. Martin Bushi, banues në fshatin Llakatund, Vlorë. Edi Tafa, 22 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë. Renaldo Gecaj, 46 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë. tikëve, ku nga hetimet e kryera, shtetasit Arben Metaj dhe Martin e Sokol Bushi, dyshohej se pasi kishin siguru-

ar një sasi lënde narkotike të presuar në formë çokollate në Vlorë, do ta transporto­nin atë me ndihmën e një autom- jeti tip kamionçinë drejt Tiranës. Falë punës së mirëorgani­zuar, ka filluar ndjekja nga ana Seksionit të Hetimit të Narkotikëv­e në bashkëpuni­m të ngushtë me forcat e tjera të Policisë së Shtetit, nga Vlora në drejtim të Tiranës me qëllim kapjen dhe të personave që do blinin lëndën narkotike. Policia ka mbajtur nën vëzhgim personat që transporto­nin lëndën narkotike dhe në momentin kur shtetasit Renaldo Gecaj dhe Edi Tafa, në Tiranë do blinin lëndën narkotike, policia ka ndërhyrë duke arrestuar të gjithë shtetasit e përfshirë në këtë rast të shitblerje­s së lëndëve narkotike. Në kuadër të veprimeve procedural­e, janë sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale: rreth 50 kg hashash e llojit "çokollatë"; 1 automjet frigorifer­ik tip "Renault"; 1 autoveturë tip "Peugeot 407" dhe 7 aparate celulare. Materialet do t'i referohen Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e" kryer në bashkëpuni­m.

 ??  ?? Operacioni i policisë në Vlorë dhe Tiranë
Operacioni i policisë në Vlorë dhe Tiranë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania