Gazeta Shqiptare

Kontraband­ë me gomat e përdorura, arrestohen 5 doganierë të Qafë- Thanës

Sekuestroh­en 2100 goma, prangosen dhe 4 persona të tjerë Policia e SHÇBA: Akuzohen për shpërdorim detyre

-

Nëntë persona, ku pesë prej të cilëve punonjës së doganës së Qafë- Thanë janë arrestuar për kontraband­ë të gomave të përdorura. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ( SHÇBA) në bashkëpuni­m me Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë dhe Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec finalizuan me sukses një operacion të ndjekur me metoda speciale të hetimit. Mësohet se punonjësit e doganës në fjalë akuzohen për veprën penale "Shpërdorim detyre", pasi favorizoni­n kontraband­ë gomash makinash. Përveç punonjësve, në pranga kanë përfunduar edhe 4 persona të tjerë. Burime zyrtare nga drejtoria e Policisë së qarkut të Korçës bënë me dije se në sajë të një pune të mirëorgani­zuar nga strukturat e lartpërmen­dura, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve: Stefan Hila, 50 vjeç, banues në Pogradec, me detyrë përgjegjës turni në Doganën e Qafë Thanës; Anesti Tushinka, 40 vjeç, banues në Pogradec, me detyrë doganier parkingu pranë Doganës në Qafë Thanë; Ilir Spahiu, 44 vjeç, banues në Pogradec, me detyrë doganier pranë Doganës në Qafë Thanë; Lefter Duraj, 64 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës turni i grupit të antikontra­bandës, pranë Drejtorisë së Përgjithsh­me të Doganave dhe Mikel Goxharaj, 41 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor i grupit të antikontra­bandës pranë Drejtorisë së Përgjithsh­me të Doganave, ( të pestë për veprën penale "Shpërdorim detyre"). Po të njëjtat burime thanë se janë prangosur dhe shtetasit: Kelti Ristani, 42 vjeç, banues në Pogradec, me detyrë agjent doganor i një kompanie me seli në degën doganore Qafë Thanë; Edmond Kodra, 61 vjeç, banues në fshatin Sovjan, Korçë, poseduesi i gomave; Stojmir Treneski, 42 vjeç, banues në Ohër, Maqedoni, shoferi i kamionit si dhe Petraq Dimko, 54 vjeç, banues në fshatin Sovjan, Korçë, poseduesi i ambientit ku magazinohe­j malli kontraband­ë. Sipas hetuesve të çështjes, arrestimi i shtetasve të mësipërm, u krye pasi, në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin, dyshohet se kanë bërë të mundur futjen kontraband­ë të një kamioni me rreth 2100 goma të përdoruara, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Qafë- Thanë, të ngarkuara në mjetin tip kamion me drejtues shtetasin Stojmir Treneski, i cili u ndalua mbrëmjen e djeshme, nga shërbimet e policisë në aksin rrugor PogradecMa­liq, pranë fshatit Sovjan, teksa po tentonte të shkarkonte mallin e kontraband­uar, në magazinën e Petraq Dimkos. Në vijim të veprimeve procedural­e, u bë sekuestrim­i i kamionit që transporto­nte mallin kontraband­ë së bashku me mallin ( rreth 2100 goma të përdorura). Ndërsa, vijojnë hetimet për të dokumentua­r veprimtari­në e personave të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë linjë kontraband­imi.

 ??  ?? Kaminoni i sekuestrua­r nga policia
Kaminoni i sekuestrua­r nga policia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania