Gazeta Shqiptare

Policia dhe FNSH "blindojnë" Elbasanin, arrestohen dy të "fortët" e fisit Çapja

Operacioni, ja si tentoi t'i ikte policisë 38- vjeçari Naim Xharri Kontrollet në lagjen "Emin Matraxhiu", sekuestroh­en armë e fishekë si dhe një minë me telekomand­ë

-

Policia në bashkëpuni­m me Forcat e Ndëryrjes së Shpejtë së Tiranës dje kanë ndërmarrë një operacion në qytetin e Elbasanit, ndërsa janë arrestuar dy persona si dhe janë shoqëruar për verifikim dhe tetë të tjerë. Mësohet se gjatë operacioni­t që drejtohej nga kreu i policisë së Elbasanit, Altin Qato është vënë në pranga 57vjeçari Enver Çapja si dhe 38vjeçari Naim Gjarri. Sipas bluve, gjatë kontrollev­e të ushtruara në lagjen "Emin Matraxhiu" janë gjetur dhe sekuestrua­r dy armë zjarri, municion luftarak, minë me telekomand­ë si dhe një sasi parash. Po të njëjtat burime thanë se operacioni është përqendrua­r në zona të ndryshme të qytetit të Elbasanit, dhe për disa orë të tjera furgoni i policisë është parë të stacionohe­t pranë hotel "Univers", në pronësi të fisit Çapja, të cilët kanë edhe banesat e tyre aty pranë. Operacioni në fjalë u ndërmor një ditë pas atentatit me granatë ndaj 32- vjeçarit Albert Alterziut, në lagjen "Partizani" të këtij qyteti. Ndërkaq, policia dhe FNSH pritet të arrestojë një tjetër grup kriminal, ndërkohë që po mbahen të rrethuara disa banesa të tjera.

OPERACIONI

"Nga ana e strukturav­e të DVP Elbasan në bashkëpuni­m me FNSH Tiranë, në kuadër të planit të masave të hartuar nga DVP Elbasan, për rritjen e sigurisë publike, parandalim­in e ngjarjeve të mundshme kriminale, kapjen e personave që lëvizin me armë pa leje, kontrollin e automjetev­e, ambienteve që përdorin personat me precedentë kriminalë dhe penale, si rezultat i një pune të mirëorgani­zuar policore, në lagjen "Emin Matraxhiu", në ambientet e një bar kafe në pronësi të shtetasit Enver Çapja janë gjetur dhe sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale: 22 fishekë model 54, kalibër 7.62mm; një palë targa automjeti gjermane; një sasi prej 2110 euro dhe 372.000 lekë", thuhet në njoftimin zyrtar të policisë. Po sipas njoftimit të bluve, gjatë momentit kur policia po kryente kontroll në lokal, shtetasi Naim Gjarri është larguar me shpejtësi në drejtim të banesës.

Policia është vënë në ndjekje të tij dhe gjatë kontrol- lit të banesës janë gjetur edhe sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale: një armë zjarri pistoletë e markës CLOCK, kalibër 9 mm, me një krehër të vendosur në të me 13 fishekë; një armë zjarri e tipit pistoletë e markës TT, me krehër të vendosur në të me 7 fishekë; 3 pako me fishekë model 54, kalibër 7.62mm, me nga 70 fishekë secila nga pakot; një krehër pistolete si ato të pistoletav­e CLOCK, me 15 fishekë model 9 mm të vendosur në të dhe një pako e dyshuar si lëndë eksplozive, minë me sahat. Në përfundim të veprimeve, bazuar në prova dhe fakte ligjore, si dhe pas konsultës me prokurorin­ë e rrethit u Vetëm tri ditë më parë, Sandër Lleshaj, ministri i Brendshëm ( u dekretua nga presidenti Ilir Meta) zhvilloi një takim me drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan. Lleshaj u informua mbi situatën e rendit dhe sigurisë publike, ndërsa kërkoi performanc­ë nga ana e trupës policore dhe goditje të shpejtë të grupeve kriminale. Kjo dhe për faktin se Elbasani është përmendur si qyteti i ' listës se zezë' për shkak të kriminalit­etit. arrestuan në flagrancë shtetasit: Enver Çapja, 57 vjeç, banues në Elbasan dhe Naim Gjarri, 38 vjeç, banues në Elbasan. Materialet hetimore do t'i kalojnë Prokuroris­e pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprën penale të "Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve dhe municionev­e luftarake".

 ??  ?? Një nga të arrestuari­t, gjatë operacioni­t në Elbasan
Një nga të arrestuari­t, gjatë operacioni­t në Elbasan
 ??  ?? Mina dhe armët e sekuestrua­ra nga policia
Mina dhe armët e sekuestrua­ra nga policia
 ??  ?? Policia gjatë kontrollev­e në Elbasan
Policia gjatë kontrollev­e në Elbasan

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania