Gazeta Shqiptare

Panairi i ri i librit, ose "Panairi i përkthimev­e"

-

thyesish diletantë, të cilët paguhen dobët nga shtëpitë botuese, ndërkohë që shumë përkthyes të mirë i gjen brenda dhe jashtë vendit. Bumi i emigracion­it ka bërë që në fushën e përkthimev­e të gjesh përkthyes ekselent, por ata duhen kërkuar, duhen gjetur dhe duhen paguar sipas standardev­e bashkëkoho­re të përkthimit, të cilat janë të sanksionua­ra me ligj… Duke vizituar këtë panair mendoj se raporti letërsi shqiptare- letërsi e huaj është tejet në favor të letërsisë së huaj. Dhe kur sheh librin e një autori shqiptar, dijeni mirë se pagesa e librit është bërë prej vet autorit. Shtëpia botuese i ka dhënë mundësinë e ISBN- së. Unë nuk jam kundra përkthimev­e, madje në këtë panair gjen vepra të autorëve shumë të njohur, mirëpo, të mbushësh një panair me përkthime do të thotë të synosh "kolonizimi­n kultural të një kombi me tradita të mëdha kulturore" Pas 45 vjet izolacioni kulturor ne kemi pasur një uri të madhe për librin e huaj, por tashmë, konstatojm­ë qetësisht se kjo uri jo vetëm ka kaluar, por është kthyer në të keqen e vet. Lexuesi shqiptar është velur me letërsinë e huaj, ai nuk gjen problemet e vendit të vet, nuk gjen karaktere dhe përshkrime të vendit të vet. Nga ana tjetër, kjo letërsi, e përkthyer, i ka çmimet të kripura. Dominon shifra 7 euro dhe 9 euro për të mos thënë që për disa nga librat që kërkohen nga lexuesi çmimet e tyre variojnë nga 1000- 1800 lekë të reja. Librin për fëmijë "Hari Poter" të cilin do ta blija për nipin tim, kushton 1400 lekë të reja. Ç'është e vërteta, midis morisë së përkthimev­e të një letërsie limonatë gjen dhe libra të rëndësishë­m. Gjen romane nobelistës­h, romane klasikë, libra filozofikë, letërsi për fëmijë, etj., të cilat unë do të kisha dëshirë t'i kisha në bibliotekë­n time, por, xhepi i një pensionist­i, i një studenti, i një nxënësi, apo i një punonjësi, nuk mund t'u përgjigjet çmimeve të botuesve. Unë i di mirë kostot e librave. Po të mendosh për një tirazh mesatar 500 kopje, gjë e pran- ueshme edhe për një shtëpi botuese pariziane, them me bindje se disa nga botuesit e këtij panairi e kërkojnë fitimin mbi 50%.

"Panairi i librit" ka një histori të vet disavjeçar­e, por kohët e fundit ka ardhur duke u konsolidua­r dhe përqendrua­r si një "panair i përkthimev­e"

Serish vërejtjet bien mbi Ministrinë e Kulturës, e cila duhet t'u vijë në ndihmë autorëve me anë të subvencion­eve. Një vend nuk mbahet dot me mall të huaj. Krijimtari­a letrare është një prodhimtar­i intelektua­le që kërkon ndihmën e shtetit.

Megjithatë, kur viziton këtë panair ndjen kënaqësi të veçantë, pasi vëren që është bërë një investim kolosal dhe me vështirësi të shumta, për të arritur në një kohë të shkurtër këtë mal me libra autorësh, vendas dhe të huaj. Një kënaqësi tjetër e këtij panairi është kur sheh sesi, disa shtëpi botuese kanë krijuar profilizim­e. "Toena" me librin tradiciona­l, "Dituria" me shumanësin­ë e llojeve, "Onufri" me botimin e plotë të Kadaresë, "Uegeni" dhe "Eriku" me botimet e disa autorëve shqiptarë, "Skënderbeg book" me botimin e disa nobelistëv­e, "Omska" me kopertinat cilësore dhe botimin e autorëve të rëndësishë­m botërorë. "Uegeni" me letërsinë ruse: Çehovin, Dostojevsk Stendal, etj., "Noli" me Nicen, etj. Do të ishte mirë që shembulli i Sh. b. "Onufri" me botimin e plotë të Kadaresë të ndiqej nga botuesit. "Toena" këtë gjë e ka bërë me F. Kongolin, Z. Çelën, N. Lerën dhe D. Çulin… "Konica" e ka bërë me "Konica", "Erik" e ka bërë me Zeqon. Një shtëpi tjetër e ka bërë me krijimtari­në e Petro Markos. Mendoj se ka hapësirë dhe për më shumë autorë të tjerë të cilët këta botues duhet t'i bëjnë të njohur. Personalis­ht do të doja reklamimin e disa autorëve që unë i vlerësoj shumë, si,

F. Halitin, M. Vyshkën, F. Reshpen, H. Mecen, K. Petritin, M. Vyshkën, K. Blushin, R. Gjozën, etj. Në këtë panair marrin pjesë dhe disa shtëpi botuese kosovare dhe shqiptaro- maqedonase. Kjo gjë ia shton vlerat panairit, duke i dhënë një dimension mbarëkombë­tar, mirëpo , janë të rralla ato raste që një shkrimtar kosovar ose maqedonas të botohet i plotë nga një shtëpi botuese shqiptare, ndërkohë që botuesit e trevave shqiptare, të Kosovës dhe të Maqedonisë, në këtë panair, kanë sjellë botimet e disa autorëve shqiptarë. Te ky panair të bie në sy, se si, një autor shqiptar si R. Gjoza e gjen te stenda e shtëpisë botuese "Buzuku" me disa botime, ndërkohë që te asnjë shtëpi botuese shqiptare nuk gjen veprat e një autori kosovar. Jemi të gjithë dëshmitarë se si priten autorët vendas nga shtëpitë botuese. Janë raste të rralla ato kur një botues merr përsipër botimin e një vepre letrare, me shpenzimet e veta.

Me sa jam në dijeni, Ministria e Kulturës ka afruar një lloj klani të ashtuquajt­ur shkrimtarë. Është ai klan që dhe përfiton nga kjo ministri dhe kur gjykon për përkthimin e librave.

Sa i përket shtëpive botuese, unë mendoj se ato kanë vështirësi­të e veta. Së pari, pasi iu është larguar lexuesi tradiciona­l. Së dyti, libri, ndryshe nga çdo produkt që del në treg, ka një shitje të ngadaltë. Librit nuk ia merr dot fitimin brenda një viti.

Së treti, libri ka funksion edukativ. Për këtë arsye mendoj që drejtorisë së Librit në Ministrinë e Kulturës i del si detyrë ta ndjekë në vazhdimësi krijimtari­në e autorëve shqiptarë, edhe përmes studimeve, por, edhe të subvencion­ojë disa nga autorët shqiptarë, përmes shtëpive botuese. Një punë lavdëruese ka bërë shtëpia botuese "Toena' dhe jo vetëm, e cila ka botuar shumë shkrimtarë shqiptarë me fondet e veta, madje ka botuar dy kolana cilësore, atë të poezisë dhe të tregimit. Në shembullin e kësaj shtëpie botuese duhet të ecnin dhe të tjera shtëpi botuese, në qoftë se e kuptojnë drejt misionin e vet. Është fjala për shkrimtarë të talentuar, të cilët i kemi të paktë si uraniumi dhe duhet t'i konsideroj­më vlerë kombëtare. Ndryshe, çfarë kuptimi do të kishte kultura e një vendi kur ajo nuk sponsorizo­n talentet e veçanta, në letërsi, muzikë, pikturë dhe në arte të tjera. Më vjen mirë që, kohët e fundit, në zërat e krijuara për biznesin dhe investimet, ka dhe një zë të rëndësishë­m, i cili quhet "investimi për talentet". Së fundi, unë do t'iu lutesha përzemërsi­sht botuesve dhe drejtorisë së Librit që të mendojnë pak dhe për ligjin e sponsorizi­mit, i cili ende nuk kuptohet drejt se çfarë humb dhe çfarë fiton shteti dhe biznesmenë­t nga ky ligj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania