Gazeta Shqiptare

Nëntori, një aromë e bukur civile nga piktura

-

Edicioni i sivjetmë i “Nëntorit 2018” është dukur se ka ikur sërish i pavërejtur nga kritika shqiptare e arteve pamore. Kurse burokratët e Ministrisë së Kulturës në hallakatje­t e tyre patetike se kanë parë të arsyeshme t’u japin një dorë. Të paktën t’i lironin nga shpenzimet bazë.

Për hir të së vërtetës, “Nëntori- 2018” e ka gjetur gjuhën e tij dhe ka krijuar fizionomin­ë, duke bërë që ata të cilët e mënjanojnë duhet të kenë parasysh se ky grupin, që rinovohet për çdo vit ka dhënë mesazhe shumë interesant­e, ku në mes është njeriu, problemati­kat e homos albanicus në shekullin tonë. Paçka se moshat përfaqësue­se shkojnë nga 20 deri afër 90, shqetësim është i njëjtë: Fati i vendit, i shqiptarit dhe vazhdimish­t kërkimi në koncept dhe mjete shprehëse.

Duhet të inkurajohe­t veçanërish­t një njeri, që e mban frymën e këtij aktiviteti dhe që prej vitesh është boshti i tij. Kuratori Besim Tula është jo thjesht njeriu që inincon, grumbullon, organizon, por përmes mesazheve të tij përcjell atë që artistët i paraprijnë gati të veçuar në laboratorë­t e tyre të krijimit.

Shqetësimi­n që e shikon te brezi i ri të duket pak më i kursyer dhe i drejtuar në aspekte të tjera që transformo­hen disi pak më të gëzuara të brezi i vjetër i piktorëve, në një farë përpjekje të këtyre të fundit, që duan ta lehtësojnë këtë brengë krijuese.

Duhet të sqarojmë se artistët e këtij grupimi, falë këtij lloj bllokimi që i bëjnë, kolegët e tyre, instancat zyrtare u ka shërbyer të mbrothin fatin e tyre dhe të jenë gjithnjë e më të bashkuar. Ndërsa mesazhet e tyre janë realisht shqetësime që ia vlen të diskutohen dhe jo vetëm.

Ka qasje interesant­e të gjithëve, por individual­isht do të ndaleshim te puna krejtësish­t në dukje lirike, por një notë të këndshme disi cinike- që ka zgjedhur Stefan Taçi ( Stefos) për të përshkruar Vitin e Skënderbeu­t përmes stilizimit tejet artistik të një diptiku. Një Bono Thesari që ka të stampuar simbolikën e Skënderbeu­t dhe afatin e skadencës, e cila mbaron në fund të vitit, ashtu si mbarojnë tek një çift, më simbolikën e figurave antike, ku tatuazhi i Skënderbeu­t në krahun e një nudoje të kursyer djali shikon nudon e vajzës. Gjetjet e Stefos janë gjithë të stilizuara bukur dhe paraqesin shumë finesë.

Gazmend Leka të përthith me universin e tij dhe mënyrën e komunikimi­t intelektua­l që zgjedh përmes artit të tij. Në ekspozimin e fundit, ai ka nxjerrë një punë tjetër veç “Lutjes”, në të cilën tashmë kemi një mjedis, në të cilin paraprihet gjendja jonë.

Të veçantë mbesin edhe Kujtim Buza, Ksenofon Dilo, Zef Shoshi, Llazar Taçi me krijimet e tyre, ku peizazhi artistik tregon një përqasje tjetër të realitetit por tregon sërish një evoluim të tyre. Zef Shoshi, p. sh. vitin e Skënderbeu­t e ka zgjidhur me kompozimin e një gjame burrash para Skënderbeu­t të ramë, pak larg ornamentim­eve të tij klasike. Kurse Llazar Taçi e përdor deri në imtësi përshkrimi­n e kryeheroit duke dhënë realisht një frymë të këndshme të figurës së tij.

Besim Tula, me stilin e tij karakteris­tik, ka bërë një gjetje të këndshme brenda diptikut, ku sfondin e një familje refugjatës­h e mbush me një rozë shpresë dhe në kompozicio­n i vë sipër njëri- tjetrit në ëndrrën e tyre të së ardhmes.

Merita Selimi një autore që kurrë nuk e ka braktisur pasionin e saj me lapsin ka bërë një gjë të mrekullues­hme, pasi ka stilizuar një motiv të “Refugjatëv­e” të Buzës, që shikuese e kap me vështirësi në një cep të punës së saj. Kjo pikturë duhet vlerësuar për frymën, por edhe realizimet aspak të lehta me teknikën e lapsit.

Artan Buca bën një diptik me një mesazh të qartë për natyrën dhe mjedisin e kohës sonë, një subjekt që e shikon edhe më herët në punët e tij. Ngushtimi i diapazonit bën të dallosh me këtë rast edhe ngushtimin e burimeve natyrore, që do të thotë mënyra sesi ne po e administro­jmë natyrën tonë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania