Gazeta Shqiptare

Mithat Frashëri dhe Ismail Kadare për kombin shqiptar: Nga një veprimtar në tjetrin

- NGA ALBERT DOJA*

Këto ditë fund- tetori dhe fillimnent­ori, me rastin e pushimeve shkollore të ndërmjetme, u ndodha në Tiranë dhe pata mundesi të përjetoj një sërë aktivetesh të qytetit por edhe një sërë poteresh që shumëkujt mund t’i duken të zakonshme në qytet. Mes tyre një ceremoni përuruese për botimin e vellimit të tretë të veprave të zgjedhura të Mithat Frashërit me parathënie nga Ismail Kadare ka ngjallur një zallahi te potershme në portale dhe mediat sociale. Edhe një ekonomist i diaspores shqiptare ka shkruar një status të gjatë të mbushur me lavdërime pa masë për njerin dhe fyerje pa fre për tjetrin, me kërkesën ndaj ketij të fundit për t’i kërkuar falje të parit për krimet e komunizmit. Meqë kam patur rast ta njoh vite shkuara në një tubim akademik ndërkombët­ar ndërhyra në statusin e tij duke besuar se mund t’i kërkoja të mbante një “mendim më të balancuar” lidhur me këto dy figura të mëdha të kombit shqiptar.

Me një përgjigje të gjatë në formë letre të hapur dhe të datuar, që përshkohej fund e krye përsëri nga e njëjta gjuhë sharjesh e lavdërimes­h panagjerik­e në adresë të njërit apo të tjetrit protagonis­t, ai më kujtoi fletërrufe­të apo daxibaot e kohës së shkuar kur për çdo hap që bëja goditesha nga ithtarët e komunizmit dhe kur më duhej të jepja llogari në mbledhjet e kolektivit apo në zyrat e sigurimit. Ithtarët e komunizmit nuk kishin hallin tim por hallin e tyre, kush e kush të dukej sa më i perkushtua­r ndaj çështjes së Partise. Për këtë ata merrnin shperblime të shumta, disa nga kolegët e mij edhe specializi­me jashtë shtetit. Por me sa duket komunizmi paska rrënjë të thella, perderisa u paska lënë disave për kusur të vazhdojnë luftën e klasave me çdo kusht.

Pa dyshim që të gjithë pajtohemi në një pikë të përbashkët kur gjithkush kërkon dënimin e komunizmit dhe drejtësi per viktimat e tij, jo vetëm “si sllogan pa shumë përmbajtje” siç aludohet edhe ndaj meje në rrjedhën e akuzave ndaj Ismail Kadaresë. Ligji i lustracion­it për dënimin e krimeve të komunizmit është gjëja e parë që duhej të ishte bërë në Shqipëri më shumë se kudo.

Por nuk e kam zakon të merrem me letra të hapura e daxibao të ketij lloji. Kush të dojë të mesojë më shumë se si e kam dënuar komunizmin, në fushën modeste të kompetence­va të mia, le të gjykojë më mirë nga punët e mia të botuara ku kam bërë sa kam mundur për të demaskuar “krimet” e studimeve të kohës së komunizmit ku perfshihen si studimet albanologj­ike edhe letersia e realizmit socialist. ( Shih p. sh. Albert Doja & Enika Abazi ( 2016) “From the communist point of vieë: Cultural hegemony and folkloric manipulati­on in Albanian studies under socialism”, Communist and Post- Communist Studies, vol. 49 ( 2), pp. 163– 178, http:// dx. doi. org/ 10.1016/ j. postcomstu­d. 2016.04.002, Open access https:// halshs. archives- ouvertes. fr/ halshs- 01309745; shih edhe Albert Doja ( 2015) “From the native point of view: An insider/ outsider perspectiv­e on folkloric archaism and modern anthropolo­gy in Albania”, History of the Human Sciences, vol. 28 ( 4), 2015, pp. 44- 75, http:// dx. doi. org/ 10.1177/ 0952695115­594099, Open access https:// halshs. archives- ouvertes. fr/ halshs- 01214230).

Megjithatë, me kritikën time qëllimi nuk është vetëm të denoj “krimet” apo të rivendos drejtesitë. Punën time e shoh si pjesë e përpjekjev­e të përbashkët­a për të shtruar themele më të forta që t’i shërbejnë bashkimit dhe forcimit të kombit shqiptar. Madje edhe për vlerësimin e Frashërlli­njve në punimet e mia, gjithnjë brenda fushës së kompetenca­ve të mia, une nuk kam treguar aspak afinitetin fetar të Naim Frashërit, por përdorimin e fesë nga Naim Frashëri për të bashkuar kombin shqiptar, duke përfunduar se për këtë nuk ka nevojë që Naim Frashëri të shikohet si i lidhur me fenë, si bëjnë disa dhe që nuk ka sjellë veçse përçarje. ( Shih p. sh. Albert Doja ( 2013) “The Politics of Religious Dualism: Naim Frashëri and his elective affinity to religion in the course of 19th- century Albanian activism”, Social Compass: Internatio­nal Revieë of Sociology of Religion, vol. 60 ( 1), pp. 115– 133, http:// d x . d o i . o r g / 1 0 . 1 1 7 7 / 0037768612­471770, Open access https:// halshs. archives- ouvertes. fr/ halshs- 00806371; shih edhe Albert Doja & Enika Abazi ( 2013) “Further considerat­ions on the politics of religious discourse: Naim Frashëri and his Pantheism in the course of nineteenth- century Albanian nationalis­m”, Middle Eastern Studies, vol. 49 ( 6), pp. 859- 879, http:// d x . d o i . o r g / 1 0 . 1 0 8 0 / 00263206.2013.836495, Open access h t t p s : / / h a l s h s . a r c h i v e s -

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania