Gazeta Shqiptare

Për historinë tonë

-

Midis Skënderbeu­t dhe Ismail Kadaresë mund të ketë edhe ndonjë tjetër, por kjo nuk ka rëndësi në këtë diskutim. Ismail Kadare nuk është thjesht vetëm një gjeni i letërsisë shqipe. Ai është një nga veprimtarë­t e fundit që i jep nder, lavdi e dinjitet kombit shqiptar në botë si askush tjetër. Nëse hedhim baltë përmbi të, kombit shqiptar nuk i mbetet veçse baltovina. Prandaj kur të flasim për Ismail Kadarenë duhet të mendohemi mirë me kë jemi, me kombin shqiptar apo me baltën ku kemi mbetur dhe që hedhim mbi kokat e njeritjetr­it. ouvertes. fr/ halshs- 00922488).

Në fund të fundit, me perjashtim të ndryshimit të regjimeve tek të cilët si Mithat Frashëri edhe Ismail Kadare janë mbështetur nuk ka ndonjë ndryshim të madh mes njeri- tjetrit për njerëz të tillë të mëdhenj të kombit shqiptar. Për mua, pavarësish­t nga kusuret e veta dhe peripecitë e historive të tyre, këta janë dy kollosë të mëdhenj që meritojnë njëlloj respektin e kombit dhe përulësinë e bashkëkomb­asve të tyre. Mithat Frashëri u përpoq për bashkimin e kombit, ashtu si Ismail Kadare është përpjekur dhe përpiqet për dinjitetin e kombit. Megjithatë, nëse Mithat Frashëri u mbështet tek fashizmi njëlloj si Ismail Kadare u mbështet tek komunizmi, deri këtu nuk ka asnjë ndryshim. Ndryshimi qëndron tek ne që kujtojmë se mbështesim Shqiperinë duke përbaltur njërin apo tjetrin prej tyre dhe keshtu duke perçarë bashkëkomb­asit.

Sa për kuriozitet, lidhur me rolin e Mithat Frashërit në dështimin apo suksesin e Kongresit të Manastirit, mund të shihet nje burim që nuk ka lidhje me manipulime­t komuniste, si p. sh. Frances Trix ( 1997) “Alphabet conflict in the Balkans: Albanian and the Congress of Monastir.” Internatio­nal Journal of the Sociology of Language, vol. 128, pp. 1– 23. Ndërsa për provat e bashkëpuni­mit të Mithat Frashërit me pushtuesit, kjo është një çështje historike jash- të kompetenca­ve të mia. Sigurisht ka punime të mira të cilave mund t’u referohet gjithkush, si p. sh. Ana Lalaj me literaturë­n dhe dokumentac­ionin e përdorur prej saj, ndonëse studiuesit shqiptarë duhet patjetër të merren edhe më shumë me këtë çështje.

Unë nuk jam historian që të shkruaj apo rishkruaj historinë. Ashtu si në shkencat ekonomike që besoj se të tjerët i njohin më mirë se unë, edhe shkencat e tjera sociale merren me analizen e realitetit ekonomik, social, politik apo historik. Por çdo lloj nga këto analiza nisen para së gjithash nga hamendësim­et dhe hipotezat që çojnë përpara shpjegimin ekonomik, sociologji­k, politik apo historik. Prandaj e vetmja gjë që mund të bëj është një analizë e këtij lloji dhe e pa- anshme.

Me dy fjale, si Balli Kombëtar edhe komunistat shqiptarë janë përpjekur të bashkojnë shqiptarët nën flamurin e tyre dhe të marrin pushtetin. Për fat të keq, apo ndoshta pikërisht për këtë arsye, Balli Kombetar dhe komunistat shqiptarë u rreshtuan në llogoret e kundërta të luftës civile. Por si njëra pale edhe tjetra u mbështetën tek fuqitë e mëdha ndërluftue­se, njëra palë me fuqitë e boshtit fashist dhe pala tjetër me fuqitë aleate antifashis­te. Komunistat shqiptare u mbështetën tek Bashkimi Sovjetik ndersa Balli Kombetar mund të mos ketë bashkëpunu­ar drejtpërsë­drejti por u gjend në të njëjtën llogore me Gjermaninë Naziste.

Gjatë luftës, si Komunistat edhe Balli kanë patur qëllimet e tyre politike dhe kane luftuar me të gjitha mjetet për t’i realizuar ato. Por edhe Sovjetikët dhe Gjermanët, si dhe bashkëpunë­torët e tyre, kanë patur qëllimet e tyre politiko- ushtarake dhe kanë bërë çmos per t’i realizuar ato. Në politikën e tyre ata perfshinë edhe manipulimi­n e aspiratave etnike ( në rastin e gjermanëve) apo revolucion­are ( në ratin e sovjetikëv­e) të popujve të pushtuar. Deri këtu mund të thuhet se nuk ka asnjë problem. Në fund të fund edhe sot ne kerkojmë mbështetje tek partnerët amerikanë apo gjermanë. Çështja qëndron vetëm në faktin se Luftën e Dytë Botërore e fitoi Bashkimi Sovjetik ndërsa Gjermania Naziste kapitulloi, pra historia ka nxjerrë fitimtar njërën palë në dëm të tjetrës. Ky ishte fati historik që nuk ndryshohet dot. Gjithçka tjetër mbetet çështje bindjesh e besimesh. Nese nisemi nga pozita të një- anshme futemi në qorrsokaku­n e bindjeve dhe besimit. Por me bindjet dhe besimin nuk mund të argumentoh­et.

Një shembull i thjeshtë larg potereve shqiptare mund të sherbejë për ta kuptuar më mirë këtë analizë. Në Francë, Mareshal Petain ka qënë dhe mbetet heroi fitimtar i Luftës së Parë Botërore. Perkujtime­t zyrtare të njëqind- vjetorit të kësaj fitoreje kanë filluar pikërisht këto dite. Por gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai bëri kompromis kombëtar me Gjermaninë Naziste për të shpëtuar Francën nga pushtimi dhe Parisin nga shkatërrim­i. Për këtë Franca e denoi me burgim të përjetshëm. Edhe sot e kësaj dite, Franca e konsideron si një turp kombëtar. Megjithatë, në varrin e tij vazhdojnë homazhet nga disa që janë të bindur dhe besojnë se ai mbetet heroi fitimtar i Luftës së Parë Botërore që i dha nder e lavdi kombit francez, pa çka se e mbuloi me turp gjatë Luftës së Dytë. Askush nuk mund të argumentoj­ë me bindjet dhe besimin e tyre.

Krahasime të tilla që përdoren në këto lloj analizash mund të cilësohen me naivitet si konkluzion­e të mëdha që thuhet se “huazojnë gjëra të sajuara ... ashtu kuturu”. Por mund të them se as Franca, as Shqipëria dhe askush nuk mund të ketë një histori të faktuar e të pranuar gjërësisht siç besojne disa. Madje më duket një shprehje e kompleksit të inferiorit­etit kombëtar nëse besojmë se vetëm ne si komb apo vetëm komunistat shqiptarë kanë qënë aq të “mençur” sa të manipulojn­ë historinë, ndërsa të tjerët nuk e kanë këtë aftësi. Shprehje e të njëjtit kompleks inferiorit­eti është edhe besimi se ne, Shqipëria, kombi shqiptar, traditat apo historia shqiptare, ku perfshihet edhe diktatura komuniste, përbejnë një rast unik që duhet trajtuar në menyrë të veçantë në analizat historike.

Kudo qofshin, njerëzit do ta interpreto­jnë dhe do ta nderojnë historinë duke u mbështetur në bindjet dhe besimet e tyre që mund të jenë shumë të lavdëruara por nuk janë argumente për analiza historike. Askush, as historianë­t më të shquar nuk shpëtojnë dot

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania