Gazeta Shqiptare

Inxhinier Egon Gjadri: një jetë në shërbim të shkencës shqiptare të ndërtimit

- NGA A. MARKU

Kadaresë, komunizmi mori goditjen e parë në mendjet e shqiptarëv­e, prej nga mori edhe kthesën drejt fundit të vet. Kjo është magjia e letërsisë së madhe, si dhe fuqia e madhe e një gjeniu si Ismail Kadare. Kjo nuk duhet harruar dhe aq më pak të përbuzet, por duhet promovuar.

Në fund të fundit, jo më kot Ismail Kadare ka fituar famë botërore, jo tani dhe as si disident i vetëshpall­ur, por në kohët më të vështira të Luftës së Ftohtë, sepse Perëndimi shihte tek ai një disident të mundshëm që me shumë gjasa mund të frymezonte popullin e tij për rrëzimin e komunizmit. Por më shume se çdo gjë tjetër, Ismail Kadare duhet vlerësuar e perkrahur, jo sepse nuk ka kusure personale, por sepse ai ka shfrytëzua­r famën qe ka fituar në botë për t’u bërë sot si askush tjetër korifeu më i madh i veprimtari­së kombëtare, që si një simbol kombëtar lufton për ta bashkuar dhe për t’i dhënë emër e dinjitet kombit shqiptar.

Ç’është e vërteta unë revoltohem kur përbalten figurat e shquara të kombit, sidomos ata që janë bërë simbole kombëtare, ashtu si gjuha dhe flamuri, me fjalë të tjera ata që i kanë dhënë emër e dinjitet kombit shqiptar. Revoltohem kur disa shkojnë gjer aty sa të përbaltin edhe Skënderbeu­n dhe me vjen mirë kur Ismail Kadare i bën homazh Mithat Frashërit. Kjo nuk është hipokrizi por përpjekje për të bashkuar e përforcuar kombin shqiptar. Më vjen mirë sidomos që këtë gjë e bën pikërisht Ismail Kadare. Edhe pse disa nuk mund ta kuptojnë, në fakt s’ka si të jetë ndryshe. Nëse ruajmë proporcion­et përkatëse, vetëm Skënderbeu qëndron pa dyshim para tij për emrin dhe dinjitetin që i ka dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëv­e në botë. Midis Skënderbeu­t dhe Ismail Kadaresë mund të ketë edhe ndonjë tjetër, por kjo nuk ka rëndësi në këtë diskutim. Ismail Kadare nuk është thjesht vetëm një gjeni i letërsisë shqipe. Ai është një nga veprimtarë­t e fundit që i jep nder, lavdi e dinjitet kombit shqiptar në botë si askush tjetër. Nëse hedhim baltë përmbi të, kombit shqiptar nuk i mbetet veçse baltovina. Prandaj kur të flasim për Ismail Kadarenë duhet të mendohemi mirë me kë jemi, me kombin shqiptar apo me baltën ku kemi mbetur dhe që hedhim mbi kokat e njeri- tjetrit.

Duhet bërë çmos për të bashkuar gjithë shqiptarët dhe përforcuar dinjitetin e Shqipërisë me çdo kusht, pavarësish­t nga përçarjet e mëparshme dhe kusuret që kemi mbartur. A nuk ishte ky pikësynimi i Mithat Frashërit? Si askush tjetër këtë gjë ka bërë dhe vazhdon të bëjë Ismail Kadare me letërsinë dhe veprimtari­në e tij. Nuk besoj se Mithat Frashëri ngrihet me lart duke ulur Ismail Kadarenë. Njerëzit e mëdhenj e të dobishëm vlerësohen nga veprat dhe kontribute­t që kanë për kombin e tyre dhe për mbarë njerëzimin, por edhe që u njihen si të tilla nga të tjerët. Nëse gjithëseku­sh do bënte sadopak në këtë drejtim, Shqipëria do ishte bërë me kohë.

Si përfundim, prandaj kam kërkuar një “mendim më të balancuar” në vlerësimin e këtyre dy figurave kombëtare. Sepse me të tillë si Mithat Frashëri dhe Ismail Kadare duhej të kishim më shumë shpresë. Por me sa shoh, për fat të keq, mundimi i veprimtarë­ve të tillë si Mithat Frashëri dhe Ismail Kadare ka shkuar dhe po shkon dëm. S’ka mbetur më asnjë Mithat Frashër ta bashkojë këtë komb dhe nëse përbuzim Ismail Kadarenë nuk do të mbetet asnjë tjetër si ai për t’i dhënë dinjitet këtij kombi. Një shembull i mirë për të punuar për bashkimin dhe përforcimi­n e shqiptarëv­e dhe të Shqipërisë duhej konsiderua­r homazhi i Ismail Kadaresë për Mithat Frashërin. Më lemeris ideja që me këto lloj përçarje dhe përbaltje s’kemi per t’u bashkuar kurrë si komb dhe kemi për të mbetur gjithnjë pa dinjitet. Mjerisht shumë shqiptarëv­e u ka ngelë ora te Mukja dhe te lufta e klasave. Nuk e di kujt i intereson kjo... vaj medet...

Megjithatë, besoj se Mithat Frashëri dhe partizanët e tij të sotëm mund t’i bashkohen Ismail Kadaresë si një simbol kombëtar dhe korifeu i padiskutue­shëm i veprimtari­së së sotme kombëtare. Vetëm kështu të gjitha forcat dhe pikësynime­t kombëtare do të kontribuoj­në për ta rreshtuar kombin shqiptar me fitimtarët në betejat e së ardhmes, sepse pa dyshim historinë do ta shkruajnë gjithnjë fitimtarët.

* Anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë Profesor titullar në Universite­tin e Lilës, Francë

Jeta dhe veprimtari­a e inxhinier Egon Gjadrit është e lidhur ngushtë me pro jektimin e veprave më të rëndësishm­e që u realizuan në harkun kohor 1958- 1993, nga digat e hidrocentr­aleve, tunelet hekurudhor­e dhe automobili­stike etj. Egoni ishte djali i vetëm i inxhinieri­t të mirënjohur shkodran Gjovalin Gjadri, atij që duke u treguar inovatori i parë shqiptar aplikoi teknika të reja në projektimi­n e urës së Gomsiqes, e cila më vonë u hodh në erë nga ushtria gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore. Por Gjadri senior, përveçse si projektues, njihet edhe për librin e tij “Letra grues seme të vdekun”, që së fundi pa dritën e botimin edhe në gjuhën shqipe.

Si i ri, Egon Gjadri do të aktivizohe­j si volejbolli­st me ekipin e Studentit dhe Tiranës, duke bërë pjesë edhe në kombëtaren tonë që do të merrte pjesë në kampionati­n europian të Bukureshti­t. Pasi kreu studimet e larta në degën inxhinieri pranë Universite­tit të Tiranës, Egoni nisi punën pranë Institutit Nr. 3 të Projektimi­t, ku punuan ndër vite krijues të apasionuar dhe talente të mirëfillta të shkencës shqiptare si: P. Radovicka, G. Struga, A. Bezhani, S. Kosturi, S. Peci, S. Kromiqi, F. Shehu e shumë të tjerë.

Ing. Gjadrit iu akordua titulli “Bashkëpunë­tor i Vjetër Shkencor” nga Komisioni i Lartë i Atestimit dhe në vitin 1995, dhe në sajë të punës së tij projektues­e dhe shkencore, iu akordua titulli “Drejtues Kërkimesh Shkencore”. Të dy këto tituj janë tregues të vlerësimin unanim që ai gëzonte në gjirin e bashkësisë së shkencëtar­ëve shqiptarë të asaj kohe.

Ing. Egon Gjadri ka marrë pjesë si projektues kryesor ose si bashkë- projektues në veprat më të rëndësishm­e që janë realizuar në Shqipëri. Ndër ta veçojmë: hidrocentr­alet e Shkopetit, Bistricës I dhe II, Vaut të Dejës, Komanit, Banjës, në Nyjën hidrotekni­ke të Buvillës, në 14 tunelet e linjës hekurudhor­e Elbasan- Përrenjas, në tunelin e Qafë Thanës, në tunelin e Koshovicës, në tunelin e Tarazhit, ka bashkëpunu­ar në skemën e shfrytzimi­t të lumit Drin dhe në skicëidenë e hidrocentr­alit të Skavicës si dhe në projektide­në e hidrocentr­alit të Bushatit. Edhe tunelet e turbinave dhe tunelet e shkarkimit në Fierzë janë pjesë e kontributi­t të tij madhor.

Është thënë se teknika është vijimi artificial i mjeteve organike me të cilat është pajisur njeriu nga natyra, dhe kush e njeh sadopak historinë e vendit tonë e di mirë se shqiptarët gjysma e shekullit XX i gjeti në një gjendje tejet të prapambetu­r teknike. Nëse revolucion­i i parë industrial shënoi shndërrime­t e mëdha të diktuara nga përdorimi i qymyrit, revolucion­i i dytë i përket futjes së përdorimit të energjisë elektrike, dhe i treti të asaj bërthamore. Vendi ynë kaloi nga kovaçhanat mesjetare tek revolucion­i i dytë industrial në harkun e dy dekadave. Kuptohet, ky progres nuk mund të lidhet as me ideologjin­ë e asaj kohe dhe as me direktivat politike. E ardhmja e një regjimi varet kryekëput nga progresi teknik i vendit, dhe nëse asokohe planifikoh­eshin hidrocentr­ale apo vepra të tjera, kjo bëhej pse politika e shihte realizimin e veprave të tilla si kusht të domosdoshë­m për mbijetesën e vetë sistemit.

Ishte koha vetë që sillte me vete atë nivel progresi teknik, dhe në disa aspekte teknologji­a e përdorur ishte në lartësinë e kohës, ndërsa në aspektin e ideve dhe të të projektide­ve mund të themi pa drojë se talenti i inxhinierë­ve tanë do të gjente vlerësimin maksimal edhe në vendet më të përparuara perëndimor­e.

Zhvillimi teknik është i njëanshëm, pra, nuk sjell vetvetiu zhvillimin e gjithë shoqërisë në të gjithë parametrat e saja, por ama krijon kushtet e nevojshme që shoqëria të zhvillohet mbi baza solide. Mund të themi se gjuha e teknikës është vetmja gjuhë që i shpëton arbitrarit­etit të ideologjis­ë, pasi relacioni mes teknikës dhe njeriut – përtej mballomave të propagandë­s dhe ideologjis­ë - nuk mund të ndërmjetës­ohet nga asgjë dhe ky është privilegji i gjuhës së numrave dhe formulave matematike.

Duke parë figurën e shkencëtar­it Egon Gjadri dhe të kolegëve të tij, mund të themi se në kushtet e Shqipërisë së asaj kohe, niveli i lartë që arriti shkenca projektues­e krijoi mekanizma të vetërritje­s në kushte izolimi dhe automatizm­a që perfeksion­uan një gjeneratë njerëzisht të apasionuar që punuan me përkushtim për vendin e tyre. Në këtë kontekst një meritë e madhe i takon të paharruesh­mit ing. Egon Gjadri, që u rrit dhe u formua por edhe rriti dhe formoi me punë dhe me eksperienc­ë një bërthamë kërkuesish dhe projektues­ish pa të cilët Shqipëria nuk do të kishte arritur të transformo­hej nga pikëpamja teknike.

 ??  ?? Egon Gjadri
Egon Gjadri
 ??  ?? Egon Gjadri ( i katërti nga e djathta), pjestar i ekipit të volejbolli­t të Tiranës.
Egon Gjadri ( i katërti nga e djathta), pjestar i ekipit të volejbolli­t të Tiranës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania