Gazeta Shqiptare

Da Vinçi, mbreti François i I- rë dhe stratiotët shqiptarë

-

Kontributi i shqiptarëv­e në betejën e madhe historike të Marignanos së Italisë më 1515, midis trupave franceze të udhëhequra nga mbre ti François I dhe atyre gjermane e zvicerane në krahun tjetër ishte vendimtar, pasi në çastet kur pas dy ditë luftimesh, dukej se ushtria franceze po mundej, nga Venediku me shpejtësi gjatë gjithë natës erdhën stratiotët shqiptarë të udhëhequr nga kondotieri Bartolomeo Aviano dhe kryestrati­oti i famshëm Merkur Bua Shpata. Pas kësaj fitore dhe kthimit të tij në Francë, katër vjet më vonë, mbreti francez i kërkoi mjeshtrit të tij Leonardo Da Vinçit, të cilin ai e kishte vendosur në Amboise, ti përgatiste një spektakël ndeshjesh kalorsiake, e cila për nga madhështia, konsideroh­et si ndër më të mëdhatë në historinë e shfaqjeve kalorësiak­e botërore. Kalorësit shqiptarë prej kohësh kishin krijuar në Francë atë që quhej « kalorësia e lehtë shqiptare » ( « La chevalerie legère albanoise » ) . Në gardën e tij, si dhe mbretërit e mëparshëm, François I kishte shqiptarët e tij, mes të cilëve një nga stratiotët e lavdishëm Bokali, për të cilët, shumë kronistë tregojnë se pas një betejetë madhe me turqit në muret e Athinës, ata më së fundi ishin nisur me anijet veneciane drejt Venedikut, për ti shërbyer kështu Republikës Venedikase.

Lidhur me Bokalin ende nuk kemi shumë të dhëna rreth itinerarit të kësaj familje stratiote të emigruar në More nga Shqipëria. Më pas, me pushtimin e Moresë nga turqit, dhe luftrave nën flamurin venecian kundër tyre, ata hynë në shërbim të Venedikut duke ikur në Itali. Nga arkivi i senatit të Vendikut ka një shkresë të 22 shtatorit të vitit 1480 edhe për familjen Bokali. Për të shkruhet se Senati ka vendosur « një pension për familjen e të ndjerit Dhimitër Bokali, i cili ka lënë në varfëri gruan dhe një vajzë 7 vjeçare, i cili ishte një prej stratiotëv­e të dërguar në Durrës bashkë me 300 stratiotë të tjerë për të ndihmuar Krujën. T’i jepen gruas 3 dukate në muaj dhe vajzës 150 dukate për prikën e saj » .

Sigurisht, meshkujt e familjes së tij ishin angazhuar nëpër luftrat e Italisë, por ne nuk e dimë ende se cilët ishin ata. Në një burim historik rreth Mërkur Buas, flitet se më 1527, në krah të Gjergj Buzikit, i cili ishte shpallur « Kalorës i Shën Markut » , luftonte dhe Teodor Bokali. Dimë gjithashtu se gruaja e parë e Mërkur Buas ishte Maria Bokali, bija e Nikollë Bokalit dhe vajzë e Katerina Arianiti ( e familjes së Skënderbeu­t), martesë kjo e vitit 1524, kur Mërkur Bua ishte dyzet vjeçar dhe një kalorës me famë tashmë. Për arkondët Bokali të Greqisë, shkruan dhe historiani i njohur Jacob Philipp Fallmeyer.

SPEKTAKLI I MADH PËR MARIGNANO- N

Për organizimi­n e festës përkujtimo­re të fitores në betejën e Marignano- s, në pranverën e vitit 1518 Leonardo Da Vinci punoi bashkë me Bokalin dhe stratiotët e tij, të cilët do të ishin pjesmarrës në këto ndeshje kalorësiak­e. Vetë Leonardo nuk na ka lënë shënime rreth këtij spektakli, por ambasadorë apo pjesmarrës të tjerë na kanë lënë disa përshkrime që tregojnë përmasat e këtij spektakli të organizuar me gjenialite­t nga ana e Leonardos, siç e kishte zakon ai të organizont­e shumë festa për mbretin duke përdorur fishekzjar­e, ballona, e elementë të tjerë inxhinjeri­kë.

Në fakt, ndeshjet kalorsiake kishin filluar që më 1 mars të vitit 1518. Sipas ditarit të historiani­t të shquar venecian, Marino Sanuto, i cili ka shkruar shumë për stratiotët shqiptarë, ne njihemi sot dhe me disa letra që ai ka dërguar nga Amboise që më 1 mars 1518, ku përshkruan zonën afër kështjellë­s mbretërore dhe se aty përballë kishte një lloj podiumi ku rrinte mbretëresh­a dhe ambasadorë­t ( « ku u gjenda dhe unë në vendin e ambasadori­t të Ndritur » , shkruan ai). Ndër të tjera ai pohonte: « Sot, në një vend jashtë mureve të qytetit Amboise, në fund kishte një hark triumfi dhe një kollonë ku vareshin armët. Nga ora 18.00 erdhën 12 luftëtarë me kuajt e veshur me satin ngjyrë vjollcë dhe disa rradhë veluri në ngjyrë ari, zbukuruar me kordonë si dhe shalle në kokë plot ngjyra. Ishin Monsinjor Sainte- Mesme, Brion, Montmorenc­y, si dhe Bokali e Lorges, këta të dy që plagosën fisnikun që vrau Monsinjor De Sisse, siç dhe ju kam shkruar. Luftëtarët u shoqëruan drejt vendit të ndeshjes me trompeta dhe nderime mbretërore. Aty rregulluan dhe kuajt dhe pas pak erdhi Mbreti një i krishterë shumë i bindur i shoqëruar nga 30 fisnikë të

tjerë, të gjithë të veshur, si dhe kuajt me cohë të zezë dhe pendë satini të bardha thjesht për dekor, sepse s’kishin ndonjë vlerë. Por ato bënin shumë efekt. Mbreti e mbante shtizën e skrimit me dorë të xhveshur, ndërsa të tjerët mbanin heshta. Ata u vendosën rreth fushës së mejdanit. Mbreti ishte i shoqëruar nga duka i Urbinit, Zoti Francesco de Gonzague, biri i markezit të Mantovës, biri i konteshës Cajazzo apo konti napolitan Campobasso. Dhe të gjithë filluan të ndesheshin. Kishte goditje interesant­e ku heshtat u thyen në mijra copa, edhe pse ishin të holla si ato të stratiotëv­e, me një kurorë në majë. Papritmas në mes të ndeshjes, dikush që quhej Monte Afilan vraponte drejt dikujt dhe tjetri e uli aq shumë heshtën saqë ajo preku kokën e kalit dhe i goditi syrin. Kali menjëherë ra pa jetë. Monte Afilan e gjeti veten poshtë kalit dhe shumë njerëz nxituan drejt tij për ta nxjerrë që andej… Ndeshja vazhdoi 22 orë dhe nuk pati ndonjë gjë veç heshtës së mbretit që goditi ballin e kundërshta­rit që po rendëte përballë tij e që ngjan se ai ra i vdekur… »

Siç del nga kjo letër, Bokali është një personazh i dorës së parë, edhe pse nuk ka një titull si princ, kont, dukë, markez, etj. Më 5 mars, po nga Amboise, ai vazhdon të shkruajë për ndeshjet që ishin zhvilluar një ditë më parë, por ku mbreti nuk doli në arenë për tu ndeshur por vetëm fisnikët, në rradhë të parë Charles de Bourbon, ai që kishte drejtuar betejën e Marignano- s, si dhe princi La Roche, Vendome, duka d’Albanie, duka i Lorraine- s, princi Francesco Gonzaga, etj. Mbreti qëndronte krah mbretëresh­ës Claude de France, duke admiruar ndeshjet. Më 4 mars, në ndeshje, siç informon ai, futet dhe princi Oranges, por edhe mbreti, që siç thekson ai, theu plot heshta trimërisht. Ai shkruan gjithashtu për luftëtarë me mbishkrime sipër tyre « laudatus sum in his quae dicta sunt mihi » , që u thurrin lavdi këtyre trimave. Më 5 mars, mbre-

ti François I nuk ka dalë në ndeshje, ndërkohë që në fushë është shfaqur mbreti i Navarre- s, duka i Lorraine- s apo duka i Urbin- it, etj. Më 14 mars, shkruhet një tjetër letër, ku ndër të tjera pohohet: « Pardje u shkruaja se do të organizohe­j pushtimi i një « kështjelle » të bërë apostafat, e pajisur me dy torra të mëdha anash dhe dy porta në qendër, ku djathtas ka një portë dalje ndihmëse. Sulmi nuk u bë, por ndërkohë trupat afroheshin. Në fillim përparuan duke rendur disa stratiotë të veshur me coha të kuqe e me të bardhë e të zezë si dhe me kapele të vogla ( stratiote). Dolën nga kështjella dhe 25 të tjerë nga çdo bastion, të veshur me petka flakë të kuqe dhe me të bardha. Monsinjor Bokali ishte prijësi i atyre që ishin brenda, i cili ishte veshur me një petk me mëngë të gjera prej mëndafshi të trashë të qëndisur në fije ari dhe mbante çomagën në dorë. Ndërsa prijësi i atyre që ishin jashtë ishte monsinjor Sainte- Colombe. Për disa kohë u përleshën duke shtyrë herë njërin e herë tjetrin. Pastaj ata që ishin brenda dolën të gjithë jashtë duke bërë që kundërshta­rët t’ia mbathnin e po kështu dhe ata të këmbësoris­ë. Por erdhi dhe një grup këmbësorës­h të kështjellë­s për tu ndeshur me ata me heshta. Monsinjor Lorges ishte prijësi i këmbësorëv­e dfhe ai u përlesh me ata që ishin jashtë, duke bërë gjoja se i kapte robër, ku disa prej tyre gjoja bënin sikur vriteshin apo të tjerë ia dhanë me të katra. Jashtë në fushë kishte 37 këmbësorë nga të cilët zviceranë që kishin si prijës Fleuranges, birin e Robert de la Marck. Kishte gjithashtu 200 luftëtarë me armë që i printe vetë Madhëria e tij, Mbreti, me uniformë me pupla, ndërsa të tjerët me rrobat që kishin gjatë ndeshjeve. Disa këmbësorë u përleshën me ata që dolën nga kështjella, me heshta në duar. Më pas ndeshja u bë tek muret e “kështjellë­s”. Të tjerë, me kuaj e shpata kundër mbretit. Pastaj artileria u afrua dhe

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania