Gazeta Shqiptare

NJË QEN HERO

- NGA NDUE DEDAJ

ata qëlluan mbi “kështjellë”, muret e së cilës ranë. Të tjerë e goditën kështjellë­n nga anët edhe pse jo me plumba. Disa topa qëllonin fort. Ndërsa ata nga brenda qëllonin me mosketa e pushkë. Në ajër fluturonin ballonat- gjyle që kishe qef t’i shikoje. Stratiotët vazhduan të përleshesh­in, të binin robër njëri pas tjetrit, aty ku heshtat thyheshin nga goditjet përreth. Artileria u afrua edhe më shumë për nga kështjella duke e qëlluar atë. Ata brenda mbroheshin mirë. Kalorësit e kalorësisë së lehtë dilnin nga prapa kështjellë­s dhe suleshin mbi rrethuesit duke u përleshur me këmbësorët, e po kështu dhe me kalorësit e tjerë, duke bërë që t’ia mbathnin. Pastaj ata u kthyen përsëri në kështjellë. Më vonë iu sulën artilerisë që ishte vendosur në ije të një kodrine, duke e shtyrë atë tutje. Më së fundi erdhi mbrëmja. Ndeshjet vazhduan deri më 15 mars… »

Marino Sanudo ( i Riu) ishte një personalit­et i njohur venedikas, i cili rridhte nga një familje fisnikësh që kishin pallatin e tyre « Sanudo » në « Grande Canale » të Venecies. I ati kishte qenë senator por dhe ai do të bëhej senator dhe shkrimtar njëkohësis­ht, kronist i betejave të ndryshme ku mori pjesë, një dëshmitar spikatës i kohës siç e trego në librin e tij « Storia della guerra di Ferrara » apo « Spedizione di Carlo VIII » , kohë kur mbreti francez Charles VIII zbriti në jug të Italisë të marrë kurorën e mbretërisë të Napolit dhe që kishte me vete shumë stradiotë shqiptarë. Por shënimet më të rëndësishm­e të tij janë « I diiari » ku shkruan gjithashtu dhe për lavdinë e Mërkur Bua Shpatës. Kur ishte në Amboise për festën madhështor­e të organizuar nga Da Vinçi, ai dërgon dhe një letër tjetër ( më 17 mars 1518), ku shkruante: « … Në ditën e parë të këtij muaji filluan ndeshjet kalorësiak­e që vazhduan gjashtë ditë përfshi dhe luftën me shpata mbi kuaj, gjatë të cilave mbreti kishte mbledhur 12 fisnikë të afërt të tij dhe 24 fisnikë të tjerë për t’i zëvendësua­r. Midis të dymbëdhjet­ëve ishin Shën Paul, Leschun, Amirail, Megeres, Montmorenc­y, Brion, Bokali ( Bochal), Brogige, seneshali Armagnac, Lorges, Saint- Mesme dhe sir Perot, të gjithë të veshur me satin të zi dhe zbukuruar me pupla e me shirita, shumë kurajozë si dhe njëzetekat­ër të tjerët, të veshur bukur e me një rrobe të zezë. Ata u ndeshën me të gjithë kalorësit që mbërritën pastaj. Mbreti ynë hyri i pari me të 24 fisnikët, u përlesh me ata të dymbëdhjet­ët në të njëjtën ndeshje, të gjithë ashtu plot hirësi. Kështu bënë edhe princat e kapitenët e tjerë, njëri i veshur në velur, tjetri në akllaz apo në rrobë damaskine, që të gjithë të veshur bukur. Cdo grup kishte ngjyrat e veta dhe në çastin e betejës me skrim, mbreti me të 12 trimat e tij u xhveshën dhe veshën rrobat me satin dhe gëzof të larmë, çka ishte gjë e bukur t’i shikoje si në ndeshjen e tyre me kalë ashtu dhe në atë me shpata. Dikush ra përtokë dhe si zakonisht bënin gjoja, kush mirë e kush keq. Por njëri që u ndesh me kalë me heshtë ra dhe vdiq në vend. Duka i Urbin- it, që kur po kalonte nuk e pa dikë në tokë duke nxituar me heshtën e tij e shkeli dhe ra sipër tij, si ai edhe kali i tij, por asnjëri nga ata nuk u vra. Duka luftonte bukur si me kalë ashtu dhe me shpatë dhe po kështu bënë edhe disa italianë. Zoti Frederico i Mantovës ishte jo me fat në këtë ndeshje. Një ditë ai rrezikoi të vritej nga shkelmimet e kalit të habruar të një korrieri. Por ai u hodh bashkë me një nga kuajt e tij të bukur. Kali u hodh aq lartë sa theu shalën me rripat dhe u shemb, por në sajë të ndihmës së madhe që iu dha, ai nuk ra në tokë. Pastaj kalorësin e zunë ethet, por tani është mirë… Më 14 të këtij muaji erdhën dhe 150 ushtarë të armatosur dhe veshur mirë si dhe 500 këmbësorë të armatosur dhe 30 kalorës të tjerë të kalorësisë së lehtë që të gjithë të veshur shqiptarçe. Po kështu u shfaqën dhe 32 topa e mortaja. Mbreti me mirësi dha gjithë urdhërat e nevojshme dhe bëri atë çka duhej më mirë për të rrethuar kështjellë­n dhe për të shembur muret e saj. Pastaj mbetej veçse urdhëri i sulmit. Diku tjetër, mbreti u dërgoi disa ndihma atyre të kështjellë­s, hyri fshehurazi në të me rreth 50 fisnikë të armatosur e këmbësorë të ndarë në zviceranë dhe shigjetarë…” Duke vazhduar tregimin e tij………… “… Pastaj Monsignor Laason me shumë fisnikë e këmbësorë, të armatosur mirë që të gjithë, nisën sulmin. Mbreti doli dhe pati një ndeshje të bukur me armë, duke luftuar në këmbë me këmbësorët e tij, ndërsa kuajt kundër kuajve. Por midis këmbësorëv­e dhe kuajve kishte një barrierë, çka u bë diçka aq bukur, sa francezët thanë se kurrë nuk e kishin parë një pamje të tillë. Kur u zhvillua skena e luftës, u qëllua me të gjitha topat e artilerisë, rreth 200 të shtëna, pa numuruar të shtënat me pushkë, duke shtuar këtu edhe trompetat, çka ishte një atmosferë e mrekullues­hme e plot hire. Besoj se deri më sot nuk ka ndodhur të arrihet diçka kaq triumfale në Francë. Por mbreti pastaj nuk i la të sulmonin kështjellë­n, duke dyshuar se dikush nga ata mund të vritej vërtetë, çka sigurisht do të kishte ndodhur. Thonë se sot mbreti do të shkojë në Tours dhe pastaj në Bretagne… »

Në arkivat italiane janë letrat e përfaqësue­sve të ndryshëm italianë, siç janë dhe ato të ambasadori­t tjetër të Mantovës, Stazio Gadio, i cili i shkruan dukës së tij në Mantova për zhvillimet festive të datave 14 dhe 15 maj të vitit 1518. Ja çfarë shkruan ndër të tjera ai: “… Imagjinoni një shesh të madh dhe një “fortesë” të lartë sa një njeri mbi kalë, me krena dhe mure të veshura me coha me ngjyra që të duken si bedena kështjelle. Midis dy torrave ishte një lloj sheshi në lartësinë e një njeriu, e mbuluar me dërrasa. Përpara ishte një hendek i gjerë pesë krahë larg taracës. Mbi hendek ngrihej thikë një murajë me torra njëra pas tjetrës përgatitur me një cohë të ngjyer me bojë dhe të kapura me trarë, por që mund ta shkatërroj­e lehtësisht. Edhe torrat ishin të mbuluara me cohë të ngjyer dhe kishin flamuj që valëvitesh­in në ajër, të zeza në mes, por dhe të verdha e të bardha. Mbi krenat dhe daljet mbrojtëse ishin vendosur shumë pushkatarë. Mbi taracë kishte topçinj me topa druri të rrethuar me hekur të cilat qëllonin me barut dhe nxirrnin flakë duke bërë zhurmë të madhe. Ballona të fryrë që binin nga lart mbi shesh, bënin që të shëmbeshin muret mbrojtëse pa dëmtuar njeri, çka krijonte një kënaqësi të veçantë. Ky spektakël i ri ishte krijuar me një talent shumë të madh. Në shesh kishte gjithashtu topa, por që hidhnin lecka e letra që të mos plagosnin njeri. Ne çdo anë të sheshit, pranë “kështellës”, mbi mure ku gjendeshin 25 pushkatarë për çdo ndarje për mbrojtjen e “kështjellë­s” ishin 12 luftëtarë të armatosur e të veshur me takëmet e kalit, me kuajt dhe heshtat, duke patur armë veluri të verdhë dhe të mbështetur nga 30 kalorës të kalorësisë së lehtë, të veshur me të bardha si stradiotë, që kishin si prijës një të quajtur Bokali, shqytar i mbretit, me një kaskë pëlhure të praruar si dhe 100 këmbësorë të armatosur mirë me heshta dhe eskopeta ( lloj pushke të kavalerisë franceze), nën urdhërat e kapitenit Lorges, që mbante flamurin bardhë e zi. Nga ana tjetër e sheshit, gjendej mbreti i madhërishë­m me armët e tij të luftës, i veshur mrekullish­t, i rrethuar nga oficerët e tij që kalëronin me heshtat mbi kofshë. Në krahun e majtë gjendeshin zviceranët dhe shigjetarë­t e gardës me halebarda ( sopata) dhe heshta si dhe me disa eskopeta…”

Padyshim spektaklet e Da Vinçit sot për ne janë të paimagjinu­eshme. Ambasadori Galeazzo Visconti i pranishëm në një spektakël tjetër në oborrin e Clos Luce shkruante atëherë si “ai bëri natën brenda natës duke vendosur një çarçaf të madh për të krijuar një lloj kubeje qiellore duke kapur në të shenja zodiake që lëviznin, apo “planete” qiellore ku të gjithë mbetën gojëhapur. Në fillim oborri u mbulua me çarçafin blu dhe me yje në ngjyrë ari. Ishte një mrekulli ta shikoje. Kishte 400 fenerë që bënin dritë, që dukej se e kishin larguar natën…”

Festat e përkujtimi­t të betejës së Marignano- s ishin të fundit për Leonardo- n. Atë kohë ai ishte 64 vjeçar por ngjante shumë plak, nga lodhja e madhe. Kishte një mjekër të gjatë siç e shohim në autoportre­tin që ka skicuar dhe që mendohet se është e vitit 1515, vit i luftës së Marignano- s. Mbreti 27 vjeçar François I e çmonte shumë. Një vit më vonë nga ky spektakël historik ai do të vdiste atje, në Clos Luce, dhe mbreti që nxitonte nga Saint- Germain- en- Lay ta shikonte në çastet e fundit ku siç thuhet e gjeti duke vdekur në shtratin e tij. Atëherë ai e mori trupin e tij në krahë me një dhëmbshuri të madhe… Vallë a ishte dhe Bokali aty?…

1-( Archivio Gonzaga, Esteri ( Francia), XV, 3,634, tekst i cituar nga Edmondo Solmi në “Documenti inediti sulla dimora di Leonardo da Vinci in Francia nel 1957 et 1518, in Scriti Vinciani, Le fonti dei Manoscritt­o di Leonardo da Vinci e altri studi, La nuova Italia, editrice, Firenze, 1976, p. 621- 623.) ... Doemos, ndonjë qen kufiri, do thotë lexuesi pa e vrarë mendjen. E si mund të jetë një qen tjetër, hero? Apo dhe ndonjë qen i antidrogës, që duke nuhatur do të këtë zbuluar ndonjë magazinë mbushur deng me hashash? Por durim, i dashur lexues! Me qentë mund të jenë rrëfyer histori nga më të fismet, sa me to do të mbushej ndonjë antologji tri mijë faqe, kurse ndodhia që do t’u themi më poshtë, apo dhe mosndodhia, që dhe neve na e thanë, është në kufijtë e të pabesueshm­es.

Pikërisht për këtë po ua rrëfejmë dhe juve… *** Kur gjahtari pa qenin e tij me buzët gjithë gjak, duke iu lëpirë aty të porta e shtëpisë, si të kërkonte prej të zot ndonjë shpërblim për lodhjen në gjuetinë e para një gjysmë ore, iu turbullua truri, mendoi se qeni i tij besnik kishte qenë çmendur dhe i kishte mbytur të birin që flinte në djep, ndryshe si do t’i kishte turinjtë ashtu të përgjakur?!... Hoqi çiften nga krahu dhe shtiu tri herë mbi krijesën e gjorë, që me siguri e kishte menduar si një shaka të të zotit çastin fatal kur i qe drejtuar arma dhe jo si lojën e vdekjes së tij të pamëshirsh­me.

Ai nuk ishte qen gjuetie, ndaj sa herë i zoti e ftonte për këtë punë, bënte të pamundurën të kthehej në zagar, të nuhaste pas çdo shkurreje e gëmushe erën e lepurit, dhelprës, ujkut, vetëm e vetëm që t’i bënte qejfin zotërisë, i cili dhe ai nuk ishte gjahtar, por, meqë e kishte shtëpinë buzë pyllit me lisa e pisha, i shkrepej ndonjëherë e dilte për gjah.

Kështu ndodhi dhe atë ditë. Burri i tha të shoqes se do të vente për gjah, por ta kishte kujdes të voglin që flinte në djep si qingj i butë. Rri pa merak, ia ktheu ajo, fundja unë kujdesem çdo ditë për të, edhe kur ti je këtu. Por gruan e thirrën te Posta, ku punonte si çentralist­e, ngaqë shoqes së saj të turnit i kishte rënë të fiktë dhe e kishin çuar në urgjencë. Atëherë ajo i kishte bëzajt komshies që kishte dera - derës t’i kujdesaj për djalin, e cila herë pas here shtynte derën e shtëpisë së tjetrës dhe, kur shihte se djali po flinte pa e prishur terezinë, iu kthehej punëve të shtëpisë së saj.

Burri nuk dinte asgjë nga këto dhe fundja pse t’i dinte, ai kishte dalë për qejfin e tij të vriste ndonjë lepur, por nuk kishte vrarë gjë atë paradreke. Qeni sakaq kishte shkuar në shtëpi, kurse ai ishte vonuar dhe nja një gjysmë ore te një shoq i tij, që po piqte raki rrushi nën një strehëz, por nuk kishte qenë në qejf për të pirë, thjeshtë kishte kthyer një gotë, sa për të bërë zakonin, duke e uruar shoqin: “T’u piftë për të shëndoshë!”

... Kthehemi tani aty ku zu fill ndodhia. Kur gjuetari po ulej nga cuprrelja sipër shtëpisë në oborr, sytë i zunë të shoqen që po kthehej nga qyteti i vogël buzë lumit. U befasua pak, por nuk pati kohë të mendonte se si e qysh ajo e kishte lënë të voglin vetëm brenda e kishte vajtur në qytet, pasi atë çast, siç dëftuam më sipër, i doli para qeni i tij me buzët e lyera me gjak!… “O Zot! Ky nuk ka gjetur fërlik sot në mal dhe ka shqyer djalin tim në gjumë!” I vërshoi gjaku në kokë, qafë e fytyrë, ndjeu një rëndim të përgjithsh­ëm, që ia errësoi shikimin, si ai rrebeshi që shpërthent­e papritur duke shkundur tokë e qiell. Shtiu tri herë mbi qenin e tij, që kishte dalë ta priste lumturisht…

Teksa qeni i ngratë po jepte shpirt te këmbët e tij me sytë ende të pafikur, burri hyri vrullshëm në shtëpi....... Por, ç’të shihte? Kishte ndodhur mrekullia! Një ujk i vogël ishte mbytur në një pellg gjaku, pranë djepit ku flinte vogëlushi, që atë çast u shtriq duke hapur sytë e qeshur, si të kishte dalë nga një ëndërr e trëndafilt­ë…

*** Kaq ishte fabula e këtij tregimthi, ama ia vlen të zgjatemi dhe ca, jo për t’iu shpjeguar juve atë që e merrni vetë me mend... që burri në çastin kur pa ujkun e vrarë e kuptoi pse qeni i tij i kishte pasur turinjtë e përgjakur deri te veshët, ngaqë ishte përleshur përjetë a vdekje me ujkun, gjersa e kishte mbytur.

Qeni e kishte bërë gjëmën pa u menduar dy herë, nëse ujku vogëlith nuk kishte pasur asnjë qëllim të keq ndaj atij fëmijë, përkundraz­i kishte shkuar deri aty për të zënë shoqëri me të voglin dhe po e priste atë që të zgjohej. ( Fundja diçka e tillë duhej të kishte ndodhur në epet tona, përderisa kishte njerëz me emrin Ukë, Ujkan etj.) Qeni ynë hero nuk kishte pasur kohë t’i mendonte të gjitha këto, por duke besuar se i forti i pyllit kishte hyrë në dhomë për të vrarë fëmijën, i kishte kërcyer në qafë dhe e kishte larë në gjak ujkun fëminor…

Eh, qeni vrasës, po ta dinte si kishte qenë e vërteta, do të ishte shkrehur në lot për atë që kishte bërë e do të kishte vrikuar të mbytej te Hurdha me Trungj, aty ku zakonisht i mbysnin këlyshët e vegjël të sapopjellë nga bushtrat, përpos një a dy që iu duheshin për stelin në oborr e gjënë e gjallë. Kishte qenë bash e lehura e tij e çirrur, kur ai po gjuante në mal dy orë më parë, që i kishte kallur frikën në palcë ujkut të vogël në strofull, sa ai t’ia mbasthte nga sytë - këmbët, duke u futur pa e ditur se ku, drejt e në shtëpinë e atij vetë… qenit vrasës!

Por nuk kishte pasur kohë të kthjellohe­j qeni para ujkut.

Nuk kishte pasur kohë të kthjellohe­j as njeriu para qenit.

Dhe kishte ndodhur hataja dy here… flakë për flakë… njëra pas tjetrës… bambam. Një zot e di se si ishin këto punë. Fundja ky kishte qenë fati i heronjve. Kurrë nuk ishin mirëkuptua­r për atë që kishin bërë, përderisa dikush do t’i merrte për të atillë, domethënë heronj, e dikush tjetër për kriminelë!... Gusht 2018

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania