Gazeta Shqiptare

Vetingu i Lu, njerëzit e Soros në gjykata

- Nga Todd Wood

( vijon nga faqja 1)

... axhendë antikorrup­sion për të cilën shumë kritikë thonë se u shndërrua në sulm kundër partive dhe politikanë­ve konservati­vë shqiptarë, duke përkrahur fort të ashtuquajt­urën "reformë në drejtësi".

Ai punoi me qeverinë socialiste të kryeminist­rit Edi Rama, një qeveri e përkrahur fuqishëm nga miliarderi filantrop e investues amerikan George Soros. Rezultati i fushatës: një kolaps i plotë i qeverisjes kushtetues­e në vendin ballkanik. Reformat që përkrahu zoti Lu kanë çuar në një "proces vetingu" për të garantuar vendosjen e gjyqtarëve të pakorruptu­ar në gjykata. Në teori tingëllon bukur, por pasojat kanë qenë krejt ndryshe në botën reale. Aktualisht në Shqipëri nuk ka Gjykatë Kushtetues­e aktive për shkak të mungesës së kuorumit dhe nuk pritet që gjykata të funksionoj­ë në të ardhmen e afërt.

E gjithë kjo ishte pjesë e një plani, sigurisht - instalimi i njerëzve pro- Soros në pushtet dhe pastaj bërjen të pamundur për opozitën që t'i sfidonte në gjyq. Ngjason frikshëm me ato koret "Anuloni ICE" dhe "Numëroni të gjitha votat, edhe ato të paligjshme" që votuesit amerikanë dëgjuan në zgjedhjet e fundit ndërsezona­le. Me opozitën dhe gjykatat të neutralizu­ara, politikanë­t shqiptarë kanë lejuar me shumë kënaqësi oligarkët të bëjnë pasuri falë kontratave me qeverinë. Me një qeveri pro- Soros në fuqi vijnë edhe projektet e parapëlqye­ra nga Soros, përfshirë legalizimi­n e drogës, promovimi agresiv i të drejtave të homoseksua­lëve dhe kufijtë e hapur.

Shqipëria ishte thjesht një fushë testimi për axhendën e Sorosit. Tani pjesa tjetër e Ballkanit dhe Azia Qendrore mund të shijojnë së shpejti kënaqësinë e llojit të veçantë sorosian të globalizmi­t të detyruar liberal. Alex Soros, djali i perandorit, ka udhëtuar nga njëri kryeqytet ballkanik në tjetrin, duke takuar krerë shtetesh për të përhapur lajmin e mirë e për të promovuar vetitë e politikave liberale të imigracion­it.

Në Kosovë, një "shkëmbim territores­h" i përkrahur nga Soros mund të çojë në dhunë serioze etnike midis shqiptarëv­e dhe komunitete­ve serbe ( edhe Kancelarja gjermane Angela Merkel është kundër idesë). Gjëja e trishtuesh­me është që administra­ta Trump, e trazuar nga ngjarjet e brendshme dhe krizat ndërkombët­are, duket se përmes neglizhenc­ës së saj ia ka deleguar diplomacin­ë dhe politikën ballkanike dyshes babë e bir Soros. Tani vjen lajmi alarmues që zoti Lu, pasi promovoi axhendën e Sorosit në Tiranë, është konfirmuar nga Senati dhe instaluar si ambasadori amerikan në Kirgizstan. Është sërish e sikletshme që administra­ta Trump duket e pavetëdijs­hme për pasojat e zgjedhjeve të veta diplomatik­e.

Përfituese është axhenda e Sorosit për rajonin, e cila ka si objektiv vende të pastabiliz­uara që ende përpiqen të krijojnë qeverisje të qëndrueshm­e. Është e mirëdokume­ntuar se si Departamen­ti i Sh- teti në Shqipëri e ka kundërshtu­ar hapur axhendën e Presidenti­t Trump "Amerika e para", deri në atë pikë sa ka shpallur "rezistencë­n" dhe punon me qeverinë e Ramës për axhendën shumë të dyshimtë të "reformës në drejtësi". Shqipëria nuk është tamam një prioritet i politikës së jashtme dhe zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë më kanë thënë në konfidencë se këto çështje kalojnë pa iu kushtuar shumë vëmendje për shkak të instabilit­etit dhe zjarreve më të mëd- henj me të cilët duhen të merren çdo ditë.

Por vendimet e personelit duhet të kenë vëmendje të veçantë, teksa njerëzit e erës Obama në But personnel decisions should be a particular area of concern, as Obamaera holdovers at DSH punojnë në heshtje për të shkatërrua­r axhendën MAGA ( Ta bëjmë Amerikën përsëri të madhe). Sekretari i Shtetit Mike Pompeo "po kalon kohë të vështira. Departamen­ti i Shtetit është një kënetë e madhe", më thanë. Mos më besoni mua për pasojat politike të lënies së diplomatëv­e si Donald Lu në detyrë, thjesht shihni sitin e Open Society të zotit Soros. Zoti Lu lëvdohet si një "ambasador i ri që ofron shansin për ta nisur nga e para".

Jam i bindur që kryeminist­ri Rama loboi fort që Lu të merrte postin në Kirgizstan. Amerika duhet të vendosë rregull në trupin e saj diplomatik. Zyrtarët e Shërbimit të Jashtëm i shërbejnë Presidenti­t të Shteteve të Bashkuara, jo përparësiv­e të tyre. Është koha që ta kuptojnë këtë. Nëse jo, duhet të kenë mirësinë të japin dorëheqjen. Washington Times

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania