Guvernatori i BSH jep sugjerimet për projektbuxhetin
Gent Sejko vlerëson pozitivisht ekonominë: Ndodhemi në një trajektore pozitive zhvillimi "PPP- të e kontraktuara të jenë konform programit strategjik afatmesëm"
Guvernatori i Bankës së Shqipëri, Gent Sej ko, i pranishëm në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave ka bërë vërejtjet dhe sugjerimet e tij në lidhje me projektbuxhetin për vitin 2019. Sikundër edhe më parë, guvernatori gjykon se ekonomia shqiptare ndodhet në një trajektore pozitive zhvillimi. Sipas BSH- së, ritmi i rritjes ekonomike është përshpejtuar gjatë tre tremujorëve të parë të vitit aktual, pjesërisht edhe si rezultat i situatës së favorshme hidrike. Punësimi është rritur dhe norma e papunësisë ka rënë, ndërsa bilancet financiare të familjeve, bizneseve dhe sektorit bankar shfaqen në përmirësim. Po kështu, treguesit kryesorë të balancave makroekonomike janë përmirësuar. "Inflacioni mesatar i është afruar më tej objektivit gjatë vitit 2018, pavarësisht ndikimit negativ që ka pasur forcimi i shpejtë i kursit të këmbimit. Deficiti i llogarisë korrente ka ardhur në rënie, kryesisht si pasojë e rritjes së eksporteve shqiptare; treguesi i kredive me probleme ka zbritur në nivelin 12.9%, në reflektim të përmirësimit të bilanceve të sektorit real, por edhe të masave të marra për adresimin e këtij problemi dhe së fundi, raportimet fiskale tregojnë se deficiti buxhetor mbetet në nivele historikisht të ulëta dhe se borxhi publik ka ardhur në rënie. Të gjithë treguesit e mësipërm sugjerojnë se pozicioni ciklik i ekonomisë shqiptare është në përmirësim. Me fjalë të tjera, ekonomia është duke lëvizur gradual- isht drejt ekuilibrit", - u shpreh guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko. Me gjithë këtë, guvernatori paraqiti versionin për skenarët e rrezikut. Ai tha se vlerësimi i ndikimit të goditjeve të mundshme negative në ekonomi apo në të ardhurat publike duhet të shoqërohet me identifikimin e masave që duhen marrë në drejtim të reduktimit të shpenzimeve, për respektimin e vlerës së deficitit buxhetor, ndërsa u fokusua më shumë në vlerësimin e rrezikut që vjen nga programet e Partneritetit Publik- Privat, apo ndryshe PPP- të. "BSH sugjeron se shmangiet nga kërkesat e ligjit për pagesat vjetore të PPP- ve deri në nivelin 5% të të ardhurave tatimore të vitit paraardhës, do të përballohen nëpërmjet rritjes "Gjej me vend të theksoj dhe një herë nevojën për përmirësimin e vazhdueshëm të kapaciteteve profesionale të njësive që administrojnë vlerësimin, kontraktimin dhe monitorimin e këtyre projekteve, sidomos sa i takon anës ligjore dhe financiare të tyre. Gjithashtu, PPP- të e kontraktuara në lëmin e investimeve publike duhet të jenë konform programit strategjik afatmesëm e afatgjatë të investimeve, sikundër janë identifikuar në programet e zhvillimit të vendit", - tha Sejko.
së të ardhurave. Banka e Shqipërisë gjykon se, përtej këtij mekanizmi rregullues në funksion të respektimit të tavanit ligjor, rritja e mundshme e deficitit buxhetor duhet të shmanget nëpërmjet reduktimit të shpenzimeve buxhetore. Për më tepër, ky reduktim duhet të targetojë në maksimumin e mundshëm sektorët buxhetorë, të cilët i prodhojnë këto shmangie. Sanksionimi i këtij parimi i shërben ruajtjes së balancave buxhetore, ruajtjes së balancave në shpërndarjen ndërsektoriale të fondeve dhe disiplinimit të kontraktimit të kë-
tyre programeve. Gjithashtu, Banka e Shqipërisë sugjeron nevojën e zbatimit të standardeve më të mira në fushën e kontabilizimit të ndikimit të tyre në treguesit e borxhit", tha guvernatori. Ai bëri edhe disa sugjerime mbi rritjen e efektivitetit dhe të qëndrueshmërisë së financave publike, mbi ritmin e konsolidimit fiskal në afatin e mesëm, sistemin tatimor, pasurimin e mëtejshëm të rregullit fiskal, mbi ritmin e realizimit të shpenzimeve buxhetore gjatë vitit dhe mbi administrimin e programeve të Partneritetit Publik- Privat.