Gazeta Shqiptare

Zbardhet urdhri i Bashës: Siguroni barazi për kandidatët

Zgjedhjet për krerët e PD mbyllen në 2 dhjetor, detyrat e grupit të punës Brenda dy javësh mbyllen zgjedhjet në degët e PD

-

Partia Demokratik­e mblodhi dje struktu rat partiake e parlamenta­re për të diskutuar etapat e betejës opozitare, si dhe zgjedhjet e brendshme në parti. Të enjten e seancës plenare, kur në Kuvend do diskutohet projektbux­heti 2019- ës, kreu i PD- së në orën 10: 00 ka thirrur një tryezë bashkëbise­dimi me të njëjtën temë, me përfaqësue­s të biznesit, ekspertë, grupe interesi e gazetarë. Mësohet se: "Në vazhdën e shqetësimi­t mbi situatën ekonomike në vend dhe problemet shtesë që sjell projektbux­heti 2019 në ekonominë e vendit, PD nën kujdesin e kryetarit Basha organizon një bashkëbise­dim me përfaqësue­s të biznesit, ekspertë, gazetarë e grupe interesi. Ditën e enjte, 22 nëntor, ora 10: 00". Pjesë e diskutimit në mbledhjen e djeshme të grupit të deputetëve demokratë ishte edhe protesta e banorëve tek Unaza e Re, bashkë me vendimin që ajo të mbështetet në çdo kohë nga opozita. Mësohet se grupi i deputetëve demokratë diskutoi edhe për misionin e Komisionit të Venecias, që pas dy javësh të japë një qëndrim për vetingun në politikë. Në mbledhjen ku merrnin pjesë edhe aleatët e PD- së, kreu i grupit parlamenta­r, Edmond Spaho, informoi mbi takimin me delegacion­in e Komisionit të Venecias për amendimin kushtetues të propozuar nga opozita, për vetingun në politikë. Zgjedhjet e brendshme në Partinë Demokratik­e ishin pika tjetër e diskutimit. Kryetari Basha kërkoi që procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të përfundojë brenda dy javëve. Ky proces i paraprin kuvendit kombëtar, që do mbahet në 15 dhjetor, e që do jetë zgjedhor për strukturat më të larta partiake. PD përgatitet që pas Kuvendit, të nisë punën për ngritjen e shtabeve elektorale për zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Me këtë strategji, opozita kombinon aksionin e vet politik me përgatitje­t për vendoret e ardhshme. "Ne duhet të diktojmë axhendën e vendit, siç kemi bërë deri tani", mësohet të jetë shprehur z. Basha.

URDHRI

Partia Demokratik­e duke nisur që nga e enjtja e ardhshme do të nisë procesin e zgjedhjeve të brendshme. Bëhet fjalë për procesin e zgjedhjeve për kryetarët e degëve. Kryetari i PD, Lulzim Basha ka firmosur ur-

dhrin për zhvillimin e zgjedhjeve që do të mbahen nga data 23 nëntor deri në 2 dhjetor. "Në mbështetje të nenit 34 dhe 36 të Statutit të Partisë Demokratik­e, me

qëllim organizimi­n dhe mbajtjen e Kuvendeve të Degëve të Partisë Demokratik­e si dhe konstituim­in e kryesive të degëve, urdhëroj: Organizimi­n dhe mbajtjen e PD përgatitet që pas kuvendit, të nisë punën për ngritjen e shtabeve elektorale për zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Me këtë strategji, opozita kombinon aksionin e vet politik me përgatitje­t për vendoret e ardhshme. "Ne duhet të diktojmë axhendën e vendit, siç kemi bërë deri tani", mësohet të jetë shprehur z. Basha.

zgjedhjeve për kryetar të degëve të Partisë Demokratik­e, gjatë periudhës 23 nëntor deri në 2 dhjetor 2018", thuhet në shkresën e firmosur nga kreu i PD, Lulzim

Basha. Nëpërmjet këtij urdhri Basha i ka kërkuar grupit të punës që të organizojë zgjedhjet dhe t'i sigurojë kandidatëv­e akses të barabartë në listat e anëtarësis­ë,

prezencën e përfaqësue­sve të tyre në komisionin e votimit dhe prezencën e përfaqësue­sve të kandidatëv­e në procesin e numërimit të votave dhe shpalljen e rezultatit.

 ??  ?? Protesta e banorëve tek Unaza e Re
Protesta e banorëve tek Unaza e Re

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania