Gazeta Shqiptare

Berisha, akuza deputetit të PS: Supermafio­zi u dha poste trafikantë­ve

"Plak autik", Hyseni ndryshon postimin pas kritikave

-

Deputeti

socialist, Alket Hyseni, përdori fjalë fyese ndaj ish- kryeminist­rit Sali Berisha, duke e quajtur "plak autik". Por, për përdorimin e këtij termi, reaguan ashpër shumë deputetë të PD- së. Hyseni e ndryshoi statusin në të cilin i drejtohej me fjalën autik ish- kryeminist­rit Sali Berisha, por gjuha e përdorur shkaktoi reagime të forta. Fakti që përsëriti kaq shumë fjalën "autik" në formë fyese atij i është dashur të përballet me një reagim masiv në rrjetet sociale, sipas të cilëve diskrimino­nte të sëmurët me autizëm. Por dje pas një lum akuzash ndaj tij në rrjetet sociale, përmes të cilave Hysenit i kërkohet të japë dorëheqjen, deputeti ka reaguar duke ndryshuar postimin. Në vend të fjalës, "autik", ai shkruan "i çartur". Por në reagimin e tij, ish- kryeminist­ri Berisha shprehet se Alket Hyseni është "supermafio­z dhe narkodeput­et, që i ka xhan trafikantë­t. Berisha zbardhi mesazhin e qytetarit dixhital. Mos rëstesisht Alket Hyseni në Delvinë shoqërohej nga Agron Kohila. Djali Agronit, inspektor i Tatimeve në Tiranë, Ari Hohila. Nipi i Agronit inspektor në Tatime, Fier, Niku Kohila. Nipi tjetër i Agron Kohilës, Gjergji Kohila ishoficer i policisë në qytetin e Vlorë dhe aktualisht është në kërkim nga policia dhe SHÇBA për trafikim narkotikës­h. Emiliano Kohila, nip i Agronit bënte ligjin në Portin e Sarandës punonte me makinë pa licencë taksi ishte dhe punonjës në port. E thërrisnin Emiliano Zapata. Këto janë postet që jep supermafio­z Alketi për narkotrafi­kantët, Agroni ka qenë funksionar i lart i PS, Delvinë, kryetar dhe nënprefekt", thuhet në mesazhin dërguar z. Berisha.

 ??  ?? Faksimile e urdhrit të Bashës
Faksimile e urdhrit të Bashës
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania